2019-05-17

Nga Flori Bruqi : E Lumja Shën Tereza(26 gusht 1910 – 5 shtator 1997)






Papa Françesku përkulet para përmendores së Nënës Terezë
Pas vizitës me kreun shtetërorë në Vilën Vodno, Papa Françesku ka vazhduar vizitën e tij në Shtëpinë Muze të Nënës Terezë, ku është përkulur para përmendores së Shën Terezës në Sheshin Maqedonia.

Papa Françesku gjithashtu ka vizituar muzeun brenda ku gjithashtu realizoi lutje.

Brenda Muzeut të pranishëm ishin edhe kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Stefan dhe kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, reis Sulejman Rexhepi.

****


Nënë Tereza erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 1989 (foto kryesore).


VIDEO: Kur Nënë Tereza vendoste lule në varrin e Enver Hoxhës

Ajo u prit në atë kohë nga Presidenti Ramiz Alia si dhe nga Nexhmije Hoxha, në cilësinë e kryetares së Frontit.

Në këtë video   Nënë Tereza është filmuar duke vendosur lule në Varrezat e Dëshmorëve, por edhe tek varri i Enver Hoxhës.

Kjo video e rrallë mësohet të jetë bërë nga TVSH dhe është mbajtur në arkivën shtetërore për një kohë të gjatë.

Sistemi komunist mbylli të gjitha institucionet fetare në vend që prej vitit 1967.





Mother Teresa.jpg

Nënë Tereza ose Shën Tereza  (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar Shqiptare , Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë Veriore ), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.


a



Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".
Image result for nene tereza dhe papa
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës.

Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit.

 Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes...

Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992.Ajo ka qene dhe do te jete nje murgeshe e shenjtore qe nuk do te harrohet kurre.

Related image

Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Republika e Maqedonisë, më 26 gusht 1910.

Tri ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[18]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Gonxhja në rininë e saj kishte tri pasione: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Related image
Jeta si murgeshë


Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublini, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.


Image result for nene tereza dhe papa

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.



Related image
 Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 të gërbulur në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.


Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e dekoruar Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush e Xhimi Karter, Jaser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Kur ishte e re, jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe.. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.


Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit te Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

Bamirësia Ndërkombëtare

Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit.”


Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise izraelite dhe guerilëve palestinezë. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një hapje më të madhe në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionaret e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “ Pavarësisht kush çfarë thotë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republikën Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Misionaret e Bamirësisë të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionareve të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; nga viti 1984 kongregacioni udhëhiqte 19 institucione në gjithë vendin. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë: bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.

Përkeqësimi i shëndetit dhe vdekja

Nënë Tereza pësoi një atak në zemër më 1983 derisa vizitonte Papën Gjon Pali II. Pas një ataku të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunominë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionareve të Bamirësisë, por motrat e kongregacionit, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.


Në prill të vitit 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu klavikulën. Në gusht ajo lëngoi nga malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qartë se shëndeti i saj ishte duke u dobësuar. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj, kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.


Në 13 mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionareve të Bamirësisë. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator 1997


Në kohën e vdekjes së saj, Misionaret e Bamirësisë së Nënë Terezës kishin mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, që punonin në 610 misione në 123 vende.[25] Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me gërbulë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personalë, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkëpunëtorët, të cilët ishin mbi një milion në vitin 1990.

Trupi i Nënë Terezës u nderua në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria indiane në shenjë falënderimi për shërbimin e saj për të varfërit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Nawaz Sharif, kryeminstri i Pakistanit, tha se ajo ishe “një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për t’u kujdesur për të varfërit, të sëmurët dhe të pafatët ishte një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tonë.” Ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”

Trashëgimia

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.


Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës në Maqedoni

Ndërkohë në Maqedoni është botuar një monografi që paraqet Nënë Terezën si maqedonase! Sipas gazetës Washington Post, 16 tetor 2003, deklarohet qartë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup në kohën kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i perandorisë otomane. Më tej rikujtohet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo ishte shqiptare. Në librin e Kathryn Spink të përkthyer në gjermanisht, biografi që është e autorizuar nga Nënë Tereza, thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me një shëndet shumë të mirë dhe qe kthyer prapa i shtrirë për vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se Kola ishte helmuar në Beograd.


*****


Blendi Fevziu :

Enver Hoxha kërkoi që raportimi i bisedës konfidenciale të Ministrit të Jashtëm Francez me ambasadorin shqiptar në Paris Javer Malo të dërgohej menjëherë në zyrën e tij një ditë të vitit 1968. Shefi i diplomacisë shqiptare i kishte bërë edhe një notë shoqëruese, në të cilën sqarohej se problemi për të cilin kryediplomati francez Maurice Couve de Murville i drejtohej ishte një problem me të cilin ambasadat shqiptare po përballeshin shpesh në dy vitet e fundit.

Ai e kishte zanafillën disa vjet më parë, kur Ambasada shqiptare në Romë kishte marrë një letër nga një murgeshë katolike me qendër në Kalkuta të Indisë, e quajtur Nënë Tereza. Themeluese e urdhrit që mbante emrin e saj, shumë e njohur në Europë, ajo kishte kërkuar t’i jepej leje nënës së saj gati 80-vjeçare që të vinte në Romë për kurim. Nënë Tereza sqaronte se qe larguar nga Shqipëria në vitin 1928 dhe se nëna Drane dhe motra Age jetonin në Shqipëri. Ajo nuk e kishte parë nënën asnjëherë që nga ikja 30 e ca vjet më parë. Kjo ishte edhe mundësia e fundit që ajo të kujdesej për të, ta shihte e t’i puthte duart përpara se të ikte nga kjo jetë. Letra qe nënshkruar edhe nga i vëllai, Lazër Bojaxhi, që jetonte në Palermo të Italisë, një ish-kapiten artilerie i mbretit Zog i ikur që gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E lindur në një familje shqiptare të Shkupit, Gonxhe Bojaxhi ishte transferuar bashkë me familjen në Shqipëri pas kalimit të Shkupit në Mbretërinë e re Serbo-Kroato-Sllovene. Ajo vetë kishte zgjedhur rrugën e Zotit. Qe dorëzuar murgeshë me emrin Motër Tereza dhe, pas një qëndrimi në Irlandë, ishte vendosur në Kalkuta të Indisë. I vëllai, Lazër Bojaxhi, pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, qe larguar drejt Italisë dhe ishte vendosur në Palermo ku jetonte i martuar prej vitesh.

Babai i Bojaxhinjve vdiq herët, por nëna Drane dhe motra Age vijuan të jetojnë në Shqipëri në kushte relativisht të vështira. Sa më shumë Nënë Tereza bëhej e njohur, aq më shumë ato e fshihnin afërsinë me të. Përpiqeshin të mos e përmendnin duke pasur frikë nga ndëshkimi i shtetit komunist që nuk e toleronte fenë. Në vitin 1959 nënë Tereza dhe vëllai Lazër u takuan në Romë. Takimi i tyre pas 31 vitesh ngërthente një peng: faktin që të dy bashkë kishin vite pa parë motrën dhe nënën që jetonin në Shqipëri. Prej më se dhjetë vjetësh Nënë Tereza nuk kishte pasur ndonjë letër prej tyre. Më së fundi ajo mori vesh se ato jetonin në Tiranë, porse u lejohej të shkruanin vetëm një herë në muaj, edhe pse të gjitha letrat kalonin në duart e një censure shtetërore që kontrollonte edhe hollësitë më të vogla. Biografë të shumtë të Nënë Terezës shkruajnë se ajo kishte dëshirë të zjarrtë të vizitonte Shqipërinë, madje për këtë fliste shpesh me miq të ngushtë. Por Shqipëria, në mënyrë të përsëritur ishte një tokë e ndaluar për të.

Në mes të viteve ’60 nëna Drane u rëndua dhe të dyja bashkë, nënë e motër, i kërkuan Lazrit që t’iu dërgonte disa barna që nuk gjendeshin në Shqipëri. Lazri mendoi se ardhja e nënës për një muaj në Itali ishte zgjidhja më e mirë. Ajo mund të vizitohej në një spital italian dhe ata, vëlla e motër, do të shihnin për herë të fundit në jetë nënën që i kish rritur me mjaft vështirësi. Të dy bashkë i nisën një kërkesë Ambasadës shqiptare në Romë, por për shumë kohë nuk morën përgjigje. Të njëjtin fat pati një letër e dytë dhe një kërkesë e bërë nga Drejtori Politik i Ministrisë së Jashtme Italiane me shtyrjen e Vatikanit. Menjëherë pas kësaj, Ambasadori shqiptar e thirri atë në një takim dhe i komunikoi se gruaja plakë nuk mund të largohej nga Shqipëria, sepse niveli i spitaleve ishte shumë i mirë, dhe se vajza dhe djali i saj që jetonin jashtë duhej ta kishin marrë parasysh mallin që kur u larguan nga Shqipëria dhe e braktisën nënën e tyre.

Me sa duket, rasti i Nënë Terezës, i bërë publik në media preku edhe shumë vetë. Në harkun e dy viteve pothuajse gjithë vendet që kishin marrëdhënie të mira me Shqipërinë i kërkonin Ministrisë së saj të Punëve të Jashtme të bënte diçka: për plakën kërkohej vetëm një leje 30-ditore dhe kjo mund të jepej. Në mungesë të përgjigjes pozitive, Nënë Tereza tentoi atë që dukej më e vështira: kërkoi leje hyrjeje në Shqipëri për vetëm një javë, siç dëshmon një biografi i saj:

Image result for kbushi dhe nena tereze

“Aty kah fillimi i viteve ’70, kohë kur Nënë Tereza mësoi për sëmundjen e nënës së saj, ajo i dendësoi përpjekjet për t’iu dhënë mundësia që të vizitonte vendin e saj. Shkoi të takonte atasheun e Ambasadës shqiptare në Romë me shpresë që të paktën do të lejohej të vizitonte Shqipërinë. “Kur Nënë Tereza po dilte prej ambasade, – shkruan Dom Lush Gjergji në librin “Nënë Tereza Jonë”, – për herë të parë në jetë e pashë t’i shkonin lot nëpër faqe. U ndal, drejtoi sytë kah qielli dhe tha: “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuajtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë”. 

Kishte qenë ky objekti i bisedës konfidenciale që Ministri i Jashtëm Francez kishte bërë me Ambasadorin shqiptar në Paris, duke iu lutur që këtë bisedë t’ia përcillte, në formën e një kërkese, drejtpërdrejt Enver Hoxhës. Por biseda e Ministrit të Jashtëm Francez kishte edhe disa detaje më shumë. Ajo i drejtohej privatisht Hoxhës dhe shënonte se për këtë çështje kishte shprehur interesim presidenti De Gol, si dhe ish-Gruaja e Parë e ShBA Zhaklinë Kenedi. Ata i luteshin Hoxhës që, në emër të humanizmit, të ndërhynte vetë për ta dhënë lejen speciale.

Hoxha duhet të jetë ndjerë keq. Pak orë më vonë ai thirri ministrin e Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, i kërkoi më shumë të dhëna për një murgeshë të quajtur Nënë Tereza dhe sqaroi se, me gjasë, ajo ishte një agjente e rrezikshme. Ndër të tjera i kërkoi informacion për plakën dhe të bijën që jetonin në Shqipëri, si dhe gjithë njerëzit që hynin e dilnin te to.

Pas dështimit për vizë në ambasadë, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të nxjerrë të ëmën dhe të motrën nga Shqipëria. Ajo iu drejtua për ndihmë disa prej personaliteteve më të mëdha të Globit, por pa sukses. Kur pa se ëndrra e saj për t’i takuar po shuhej, Nënë Tereza i shkruante të ëmës dhe të motrës:

Image result for kbushi dhe nena tereze
“Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm se të lutem për ju”. 

Më14 korrik 1972 Nënë Tereza mori një telegram, në të cilin i vëllai Lazër Bojaxhiu i shkruante: “Lutu për loken, që ndërroi jetë më 12 korrik”. Siç dëshmon shtypi, Drane Bojaxhiu vdiq me dhimbje në zemër që nuk arriti të shihte përsëri të birin e mbetur në Itali dhe të bijën misionare në Indi. Pas vitit 1990 janë botuar studime, ku shënohet një fakt prekës: Drania bijës së vet, që nuk e shihte prej dyzet e pesë vjetësh, fotografinë e fundit ia dërgoi me këtë nënshkrim:

“Gonxhe, të puth nanëlokja”. 

Agia, motra e tyre e mbetur vetëm, vdiq një vit pas vdekjes së të ëmës, më 1973. Në një intervistë të vitit 1979, pasi Nënën Tereza fitoi çmimin Nobel, Lazër Bojaxhi u shpreh:

“Motra e vogël, e përulur, ajo e cila u pati ardhur në ndihmë miliona të braktisurve, ajo që u ka dhënë dashuri dhe solidaritet aq njerëzve të dëshpëruar, u ndalua t’i qëndronte mbi krye të shtratit të vdekjes nënës së vet. Dhe ajo grua e gjorë vdiq e dëshpëruar, duke shtrënguar në kraharor një fotografi të njomur me lot”. (3)

Lazër Bojaxhiu vdiq në vitin 1981, ndërsa Nënë Tereza arriti të hyjë në Shqipëri në vitin1990, pesë vjet pas vdekjes së Hoxhës dhe pak muaj përpara se regjimi komunist të rrëzohej nga demonstratat e studentëve. E rrethuar nga roja të policisë sekrete, ajo mbërriti në shtëpinë ku kishin banuar e ëma dhe e motra për të mbajtur në dorë të vetmet kujtime të tyre: një radio “Siemens” të kohës së Luftës dhe një mulli për të bluar kafen turke. Murgesha vendosi një tufë me lule në varret e nënës dhe të motrës si shenjë triumfi ndaj atij regjimi që e ndaloi t’i shihte ato në gjallje.



*****


Ç’thonë arkivat për raportin e Nënë Terezës me regjimin komunist

Ç’thonë arkivat për raportin e Nënë Terezës me regjimin komunist


Shqipëria po fiton krenari të madhe nga fakti që Kisha Katolike do të shpallë shenjtore më 4 shtator, murgeshën misionare Nënë Tereza. Megjithatë, vendi i saj i origjinës nuk ka qenë gjithmonë kaq entuziast për arritjet e saj.

Dokumente të siguruara  zbulojnë se regjimi komunist i Shqipërisë e spiunoi murgeshën me banim në Indi, pasi e konsideroi atë të rrezikshme dhe mendoi se Vatikani e kishte promovuar për të dëmtuar Shqipërinë.

Dokumentet e Arkivës Kombëtare Shqiptare tregojnë armiqësinë e zyrtarëve ndaj saj për vite të tëra.

E lindur në Shkup të Maqedonisë nga prindër shqiptarë të Kosovës, murgesha u vendos në radarët e regjimit komunist në fillim të 1980-s.

Image result for enver hoxha dhe nena tereze

Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Arkivës dhe pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës  tha  se komunistët filluan të merren me të pasi ajo fitoi çmimin Nobel në dhjetor 1979.

“Gjatë ceremonive të mbajtura për çmimin në Norvegji, ajo shpalli haptazi origjinën e saj shqiptare në një kohë kur Shqipëria ishte bërë vendi i parë në botë që kishte ndaluar fenë,” theksoi Nika.

Pasi kishte vrarë dhe persekutuar klerikët e vendit, në 1967 diktatori komunist, Enver Hoxha vendosi të ndalojë totalisht fenë.

Komuniteti katolik mori goditjen më të rëndë. Ndërkohë që pak klerikë ia dolën të largohen, shumë të tjerë u burgosën nga sistemi dhe u ekzekutuan.

Pas vitit 1967, kishat dhe xhamitë u kthyen në zyra, qendra sportive, muzeume apo vende të punës.

Nika beson se komunistët ia kishin frikën lartësimit të Nënë Terezës në një figurë ndërkombëtare, duke menduar se mund të shkaktonte presion mbi ta për të lehtësuar trajtimin e ashpër ndaj katolikëve të Shqipërisë.

“Ndërsa Nënë Tereza nderohej nëpër botë, shqiptarët nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Asnjë nga qytetarët nuk e njihte atë apo ç’ka ajo kishte bërë për të fituar një çmim të tillë. Por lidershipi komunist e dinte mirë dhe ata nuk mund ta nënvlerësonin atë më gjatë,” tha Nika.

E spiunuar nga regjimi:

Një raport dikur i klasifikuar, i dërguar nga ministri i Brendshëm tek ish-kreu i Presidiumit të Asamblesë Popullore, Ramiz Alia në qershor 1982 përmend rrezikun nga aktivitetet e Nënë Terezës.

Dokumenti i lexuar nga BIRN thekson “aktivitetet armiqësore të Vatikanit ndaj Shqipërisë” dhe e përmend atë si komplotiste kundër regjimit.

Me frikën se ajo propagandë fetare mund të importohej në mënyrë sekrete nga Kosova në Jugosllavi, zyrtarët shqiptarë u vunë në alarm mbi aktivitetet e prezumuara të Nënë Terezës.

“Murgesha kosovare, Tereza Bojaxhiu, në mars të këtij viti organizoi një takim në Romë, në të cilin morën pjesë 70 priftërinj shqiptarë dhe kosovarë mes emigrantëve të vendit tonë,”shkruhet në dokumentin e qershorit 1982.

“Ne po i ndjekim këto aktivitete armiqësore kundër vendit tonë dhe kemi marrë masa të mëtejshme për t’u njohur me situatën, duke forcuar punën tonë,” përfundon dokumenti.

Nika beson se komunistët ishin veçanërisht të alarmuar pas shpërthimit të demostratave në Kosovë më 1981, ku shqiptarët etnikë kërkuan krijimin e një republike brenda Jugosllavisë.

[Kosova ishte atëherë një provincë.]

“Ata panë kurajon e studentëve dhe qytetarëve të Kosovës kundër status quo-së dhe ndjenë se një ditë, e njëjta gjë do të ndodhte në Shqipëri,” tha ajo.

Në nëntor 1982, Nënë Tereza u përmend sërish në dosjet sekrete të Ministrisë së Brendshme, dërguar zyrtarëve të lartë të regjimit komunist.

Në raportin e Nëntorit 1982, ajo u akuzua se bënte pjesë në aktivitetet armiqësore kundër vendit.

“Vatikani dhe Papa Vojtila [John Paul II] janë duke e përdorur përsonalisht dhe gjerësisht murgeshën Tereza Bojaxhiu për aktivitete propagandistike kundër vendit tonë,” thuhet në raport.

Theksohet gjithashtu se asaj i ishte dhënë çmimi italian Torri Merlate në maj 1982, medalja Marquette nga një universitet katolik në Shtetet e Bashkuara më 1981 dhe titulli “Doctor” nga universiteti i Georgetown.

Me ndihmën e Vatikanit, një prift kosovar i quajtur Lush Gjergji kishte publikuar gjithashtu librin “Nëna jonë Tereza”, në të cilin ajo ishte quajtur “përfaqësuese e dëshirave të të gjithë shqiptarëve në botë”.

Ndërkohë, RAI në Itali, në bashkëpunim me organizatën e filmit Jadran në Zagreb po “realizonin një film për jetën e saj,” shkruhet në dokumentet sekrete.

Në dosje shprehen shqetësime mbi udhëtimet e saj të vazhdueshme në Europë dhe Shtetet e Bashkuara dhe takimet e saj me president të vendeve më të fuqishme të botës.

“Gjatë këtyre udhëtimeve, ajo ka frekuentuar gjithashtu mjedise të atyre që janë arratisur nga Shqipëria….në Itali dhe me emigrantë shqiptarë dhe kosovarë. Në një intervistë të dhënë për revistën kosovare Drita, ajo bëri sulme të drejtpërdrejta ndaj vendit tonë, duke thënë ‘Kisha në Shqipëri është duke përjetuar një të premte të zezë, duhet të ngrihet sërish pasi vendi ynë nuk mund të harrojë,” shkruhet në dokument.

Kthesa e çuditshme e marrëdhënieve

Nika e konsideron shqetësimin e komunistëve ndaj Nënë Terezës si krejt të kuptueshëm për atë kohë.

“Pavarësisht se Nënë Tereza thoshte që nuk ishte e përfshirë në politikë, ajo ishte një politikane e jashtëzakonshme dhe e rafinuar dhe avokate e madhe e lirisë. Sigurisht që ata ishin të frikësuar prej saj, pasi ajo e dinte se si liritë në Shqipëri ishin shtypur në nivel institucional dhe personal,”tha Nika.

Në vitet 1970, pasi nëna e saj Drane dhe motra Age Bojaxhi vdiqën në Tiranë, ajo shprenzoi vite me kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që ta lejonin atë të vinte të vendoste lule në varret e tyre.

Pasi kërkesat u refuzuan në mënyrë sistematike, ajo që ndodhi në gusht 1989 ishte një surprizë: atë muaj ajo u lejua të hynte në Shqipëri në një vizitë që ata e quajtën private-thuajse një vit e gjysmë para se regjimi të rrëzohej.

“Nuk është e qartë se çfarë e detyroi liderin e ri të komunistëve, Ramiz Alia të lejonte Nënë Terezën të hynte në vend-me shumë gjasë ishte situata e vështirë ekonomike me të cilën përballej vendi. Ndoshta Alia mendoi se ajo mund të siguronte ndihma humanitare,” thotë Nika.

Edhe pse zyrtarët komunistë e pritën atë në vizitën e parë të saj, Alia refuzoi ta lejonte që të hapte urdhrin e saj në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, më 1 dhjetor 1990, vetëm pak ditë pas shpërthimit të protestave studentore kundër regjimit, qeveria e nderoi atë me dekoratën “Naim Frashëri” me motivimin e kontributit të çmuar ndaj njerëzve në nevojë.

“Shqiptarët janë krenarë për vajzën e tyre të madhe dhe të nderuar,” lexohet në tekstin që shoqëron dekoratën.

“Sigurisht, komunistët nuk e ndjenin të nderonin Nënë Terezën, por ata e bënë. Kjo është një provë tjetër e personalitetit të saj të shquar, diplomacisë dhe aftësisë në arritjen e objektivave të saj. Në fund, ajo ia doli madje edhe kundër komunistëve,” u shpreh Nika.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...