2010-12-30

Karla Del Ponte i kërkoi gjeneralit Reinhard: “Arrestojeni Agim Çekun!"

Karla Del Ponte i kërkoi gjeneralit Reinhard: “Arrestojeni Agim Çekun!”
Ish idiotja -kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte.

Bajrush Morina -Bota sot
Del Ponte i thotë haptas komandantit të KFOR-it Klaus Rajnhard se më 28 shtator të vitit 1999 kishte ardhë në Kosovë për të ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, i cili në atë kohë ishte komandant i TMK-së.
Raporti i eurodeputeti Dick Marty nuk është shkruar krejtësisht në bazë të hetimeve të tij dyvjeçare. Ai mori përsipër që të zbardhë “misterin” e “Shtëpisë së Verdhë” nga një komision i Këshillit të Evropës. Pra, Dick Marty para se të hartonte raportin e tij kishte lexuar me kujdes librin e ish-kryeprokurores se Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte, “Gjuetia”. Në këtë libër Dick Marty mori instruksionet e para se si duhet të ngrihet kjo çështje dhe se si duhet të akuzohet një popull i tërë.
Më 28 shtator të vitit 1999 kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës do të shkelë për herë të parë tokën e Kosovës. Tetë muaj më parë kishte provuar të futej në Kosovë edhe paraardhësja e Del Pontes , kryeprokurorja Luis Arbour, por atëherë, në janar të vitit 1999, ajo ishte ndaluar nga regjimi policor serb, në kufirin Maqedoni-Kosovë. Del Ponte tash hynte lirisht në Kosovë, sepse nuk ishin më forcat serbe që do ta pengonin, por ishin forcat e KFOR-it që asaj do t’i ofrojnë siguri dhe akomodim në bazën e tyre ushtarake në Prishtinë. Por, përderisa paraardhësja e saj Luis Arbour kishte tentuar të hynte në Kosovë për të hetuar krimin e policisë serbe, të shkaktuar në Reçak, Del Ponte kishte ardhur me një mision tjetër në Kosovë. Qëllimin e saj ajo ia kishte shprehur edhe vetë komandantit të KFOR-it, gjermanit Klaus Rajnhard. Del Ponte e thotë haptas në librin e saj “Zonja Prokurore” qëllimin e kësaj ardhjeje në Kosovë: të mbledhë fakte për të ngritur aktakuzë kundër ish-komandantëve të UÇK-së, në radhë të parë kundër Agim Çekut, i cili në atë kohë ishte komandant i TMK-së.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...