2010-12-29

Kur këmbehet viktima me xhelatin!


Shkruan:Bahri M. Gashi
Dinastia fantastike e Dick Marty!
Dick Marty në vend se të hetojë krimet e dekadave të fundit kundër popullit të Kosovës të një karakteri total kriminal të dimensioneve gjenocidiale me një gjithpërfshirje nga krimi në barqet e nënave tona, mosha e posalindur e deri tek vrasja dhe masakrat makabre të pleqëve të moshuar që në total mijëra shqiptarët e Kosovës iu nënshtruan një gjenocidi të llojit klasik kriminal nga Serbia që prej kur këta të fundit erdhën nga karpatet ruse. A mos vallë siq thoshte Naimi “janë verbuar e nuk shohin të vërtetën nuk e njohin” apo çmenduria ka tejkaluar cdo përmasë, të pamoralshëm, të një reagimi ekstrem kundër të gjitha arritjeve të Kosovës dhe popullit të saj. Shtrohet një pyetje e thjeshtë, pse tash ky Dick-u duhet të ndezte motorët e tij të mplakur përpara vdekjes së sigurtë së idesë serbe për ta penguar procesin e konsolidimit të shtetësisë, të ringriste përsësri cmenduritë e tij për ngjarje që veq propaganda serbe dhe servilët e tij si dick-u etj., janë të gatshëm për çmimin e ultë material të njëllosin një popull të tërë liridashës. Kombi shqiptarë dhe historia kurrë nuk do t’ia falë intrigat Dick-ut.
Raporti i indoktrinuar pa fakte, inekzistente në akte, tani më i sajuar nga senatori zviceran, Dick Marty, në emër të tij i mishëruar edhe nga libri i zonjës Del Ponte, drejtuar Këshillit të Evropës me një përmbledhje të disa përshkrimeve gazetareske, kryesisht të mediumeve serbe me akuza krejtësisht të pabaza se gjoja, pjesëtarët e UÇK-së kanë pasur kamp-burgje ku janë torturuar, vrarë e rrëmbyer civilë serbë, janë të pakuptuara nga unë si pjesë aktive e kësaj lufte për clirimin e vendit tim dhe tërësisht propagandistike me të vetmin qëllim njëllosjën - diskreditimin që pas dhjetë vjetëve të fyhen vlerat më sublime të popullit paqedashës dhe luftës së drejtë të UÇK–së. Çmenduria e gjuhës së Dick-ut vazhdimisht ka qenë gjuha e urrejtjës dhe mohimit të cdo gjëje që ishte arritur në Kosovës, ai si tillë po provonte kohë paskohe të plasonte raporete ta trilluara me motive edhe nga “libri i gjahut” libër ky që i mbeti errësira e drejtësisë ndërkombëtare dhe zonja që dikur predendonte të ndante drejtesi mbi krimet e kryera, u shantazhua për qëllime jo humane dhe përfitime materiale nga shërbime sekrete serbe, madje u mundua të orkestrojë edhe montime se gjoja me të vërtetë kishin ndodhur transplante me veshka në kohën e luftës së drejtë të UÇK –së. Këta agjent serbë katër sish prej tyre në vitin 2009 tani më edhe publikisht janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës për tentimet e tyre me pagesa të majme për të dëshmuar rrejshëm se dinin apo kishin qenë pjesë e tregëtimit apo trafikimit me organe trupore. Ky rast i arrestimit të katër agjentëve serb është arguemti më i fuqishëm për të tregurar se cila është e vërteta e “shtëpisë së verdhë” në raportit të Dick Marty –tit.
Gjithashtu akuzat tjera të drejtuara kundër kryeministrit Thaçi, gjoja si bosi i mafias në Ballkan, i quajmë akuza të pabazuara në fakte. Thjeshtë janë praktika propagandistike dhe mediatike që në mënyrë të drejtpërdrejtë vijnë nga qarqe “mike” të Dick -ut nga Serbia, e cila akoma nuk ka hequr dorë nga logjika e vjetruar e ekspansionit dhe hegjemonisë, kundrejt popujve që në thelb kanë vlera paqedashëse. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe po vazhdon të paraqiten edhe tash, por tani me forma dhe implikime nga jashtë Serbisë me insistim të saj dhe aktor horror si Dick –u që pretendon ta fitojë çmimin oskar “os-dick” në mungesë të shfaqjes!
Tendencat e tilla janë thellësisht provokative, fyejnë rëndë dhe prishin kohezionin e rifillimit të ndjenjës së krijimit të këtij realiteti të ri në rajon që tani i vrari, vuajtësi na paraqitet sikriminel, pra i vuajturi, i gjenociduari, i masakruari e jo bartësi i gjithë këtyre veprimeve, që është Serbia. Shtrohet një pyetje e thjeshtë si mundet që në të njëjtën kohë pas dhjetë vjetëve të iniciohet një insinuatë ilogjike, me përmasa çmedurie fantastike nga një evropian, senatori zviceran, Dick Marty, i cili me çdo kusht tentoi të përdhunojë një popull të tërë-shqiptarët. A thua, mos vallë çmenduria e tij ka kaluar përmasat e totalitetit të varësisë nga Serbia. Ne veteranët e UÇK-së është shumë e vërtetë që kemi qenë të përfshirë në beteja të drejtpërdrejta me armikun dhe jemi krenarë sa herë kemi numëruar plumba mbi kokat e tyre në beteja, por asnjëherë nuk i pranojmë këto forma të identifikimit me kriminelët e Milosheviçit që historikisht kanë gjenociduar popullin tim. Kjo formë e intrigimit dhe montimeve të paskrupullta që kishin lindur më herët nga Karla Del Ponte me“librin e gjahut” me qëllim të krijimit të një ndjenje të baraspeshimit të krimit dhe kriminelëve me luftën e drejtë të UÇK-së e cila pa dyshim se në arenën ndërkombëtare konsiderohet partner i domosdoshëm për çlirimin përfundimtarë, të etiketohet deri në atë masë sa që edhe qyetatarët e saj, por edhe teritoret amënore të tenojë ti inkriminojë, janë krejtësisht të montuara, dhe jo reale.
Serbia do ti bënte mirë vetes dhe popullit të saj që të pastrojnë trurin e tyre nga idetë gjenocidale të kërkojnë falje publike për të gjtha krimet dhe dëmet që ua kanë shkaktuar popujve të ish Jugoslavisë e në veqanti popullit shqiptar jo vetëm në luftën e fundit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...