2010-12-28

Teoria Gopher. per peradhjen e njeriut

Një grup arkeologësh izraelitë bëri të ditur mëngjesin e sotëm se ka gjetur provat e para për ekzistencën e një njeri modern në kohët e lashta, teori që mund të hedhë poshtë të gjitha spekulimet për prejardhjen e homo sapiensit.

Lajmi i publikuar sot në një të përditshme të vendit hebre, është veçanërisht i gëzueshëm për Vatikanin dhe besimet fetare në përgjithësi, pasi ato kundërshtojnë fuqimisht çdo teori të evolucionit.

Një grup i Universitetit të Tel Avivit ishte duke gërmuar në qendrën e Izraelit, kur zbuloi në një shpellë mbetjet e njerëzve të lashtë pothuajse 400 mijë vjet, të cilit kishin një pamje pothuajse identike me njeriun e sotëm.

Përpara këtij zbulimi, njeriu më i vjetër i gjendur daton dy herë më i ri, rreth 200 mijë vjet më parë. “Është shumë emocionuese të mbërrish në këtë përfundim”, deklaroi arkeologu Avi Gopher, i cili ekzaminoi rezet X dhe skanimet e avancuara që kanë si qëllim të zbulojnë moshën e zbulimeve nga gërmimet.

”Eshtë e qartë që kërkime të reja duhet të bëhen për të verifikuar gjithçka, por nëse ajo që ne mendojmë është e vërtetë, atëherë do të hedhë poshtë të gjithë teoritë ekzistuese për evolucionin”, theksoi Gopher.

Sipas teorisë së pranuar shkencore, njerëzit e parë modernë migruan nga Afrika në kontinentet e tjera. Nëse teoria e arkeologëve izraelitë do të vërtetohet, atëherë bota shkencore do të jetë e detyruar të pranojë se njerëzit e parë kanë jetuar pikërisht në Izrael.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...