2010-12-30

Deepak Chopra – “Shtatë ligjet hyjnore të suksesit”




Deepak Chopra është autor i shumë librave të suksesshëm siç janë ‘Trupi e shpirti’, ‘Lumi i përjetësisë’, ‘Krijimi i begatisë’, ‘Shërimi me kuante’, ‘Jeta e pakushtëzuar’, ‘Shëndeti i përsosur’ dhe ‘Kthimi i Rishijes’. 

Ligjërimet e tij revolucionare, si edhe librat e tij, e lidhin fizikën dhe filozofinë, praktikën dhe shpirtëroren, respektin e denjë të urtisë së Lindjes si dhe dijen bashkëkohore të Perëndimit, duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme. 

I bazuar mbi ligjet natyrore që udhëheqin gjithësinë, ky libër e thyen mitin se suksesi është rezultat i punës së rëndë, i planifikimit të hollësishëm dhe i ambicies së jashtëzakonshme. 

‘Shtatë ligjet hyjnore të suksesit’ ofron pikëpamje tjetërfare për suksesin. Kur njëherë ta kuptojmë natyrën tonë të vërtetë dhe të mësojmë të jetojmë në harmoni me ligjet e natyrës, spontanisht dhe lehtë ka për të na u lajmëruar shëndeti i mirë, marrëdhënia përmbushëse, energjia e entuziazmi jetësor, si dhe begatia materiale. 

Ky është libër i përmbushjes me urti të pakufizuar në kohë, e ka për të ju mësuar edhe me veprime praktike që mund t’i zbatoni menjëherë. Është fare e sigurt se në të keni për t’u mbështetur dhe keni për ta lexuar shumë herë. 

Libri ka 107 faqe, është përkthyer nga Hasan Hamëzbalaj dhe është botuar nga shtëpia botuese “Elta BS” në Prishtinë.