Nga Gani Qarri, Cyrih
Nëse Dick Marty paraqet një raport mbi hetimet, ai duhet trajtuar me kujdes,ngase raportuesi i Parlamentit evropian në njërën anë,përpiqet që indikacionet ti paraqes si fakte, kurse në anën tjetër, ai nënvlerësohet rregullisht.
Një raport mund të jetë përfundimi, por edhe fillimi i një hulumtimi, kishte deklaruar Dick Marty para disa vitesh, dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar ti hulumtonte burgjet e supozuara të CIA-s.
Raporti i tij i parë,i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur ,i dyti në vitin pasues ishte përqeshur, por në ndërkohë Qeveria britanike i kishte kërkuar falje atij,ngase shumë vende lindore kishin ngritur komisione parlamentare për hulumtimin e fakteve.
Dick Marty përmes metodës së tij të hulumtimit të cilën e quan Dialektika e së vërtetës,në fazën e parë përpiqet që në Raport të përmbledhë sa më shumë material rëndues që mundet, bën akuza të rënda me deklarata të dëshmitarëve anonimë, dhe paralajmëron zbulime shokuese, pastaj si parapërgatitje për sulm, së pari u ofron përmbajtje të zgjedhur nga raporti- Mediave të njohura,dhe për të arritur kulmin e vëmendjes,ai hesht si hekur,kur del para mikrofonit dhe kamerave. Përafërsisht kështu i përshkruante këto ditë “Neue Zürcher Zeitung Online” sjelljet kontroverse dhe metodat perfide të Dick Martit në një pjesë të një artikulli,i cila vazhdonte me konstatimin se,Dick Marti,përmes inskenimeve të pa bazuara përpiqet të arrij kulmin e vëmendjes së opinionit botëror duke u përpjekur të krijoj sensacione edhe nëse të pa vërtetuara,por të mirë inskenuara,me episode sa më prekëse dhe të përzgjedhura me shumë kujdes,nga një regji profesionale!
Dick Marti siç edhe dihet tanimë nga opinioni gjerë, për disa vite ka kryer punën e prokurorit ne vendin e tij,në Kantonin Tiçino të Zvicrës, i cili në paraqitjet e tij publike është dëshmuar si përkrahës i flaktë i Serbisë,dhe kundërshtar i hapur dhe i përbetuar i pavarësisë së Kosovës.
Nga ky shkak ai qëllimisht u ftua nga Serbia,nga prokuroria e një shteti barbar, luftënxitës dhe vrasës masash njerëzore,ku u përgatit,instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze,për inskenime profesionale të përgatitura mirë dhe me kujdes nga prokuroria serbe. Ai i hyri këtij aksioni të porositur e pse jo edhe të mirë paguar nga padroni me një qëllim të caktuar që përmes inskenimeve të tija profesionale të mbillte bëmat e krimit serb në jetën e padjallëzuar të shqiptarëve,të atyre shqiptarëve që presin mysafirin qëllimkeq Dick Mart-in,si mik me zemër të hapur dhe në mënyrë të sinqerta në shtëpitë e tyre të varfra por bujare, edhe pa e ditur se çfarë problemi do të lind dhe me çfaje do ngarkohet kombi shqiptar në tërësi,nga imagjinata e sëmur e këtij antishqiptari të përbetuar ,dhe improvizuesi pa kompromis. Me kërkesa të shkruara dhe të paraqitura në formë ankesash nga prokuroria e shtetit serb, ish pushtuesi ynë i cili përvojën e tyre të gjatë në praktikimin e krimeve të kryera ndaj shumë popujve nga ish përbërja e Jugosllavisë, për mes kreatorit inskenues të paguar shtrenjtë, Dick Mart-it përpiqet që krimet kundër njerëzimit,trafikimin me njerëz dhe tregtinë me organet njerëzore, tua mveshë viktimave të pa fajshme shqiptare.
Karakterin e dyshimtë të Dick Marti-t na e sqaron shumë mirë edhe Abdulla Katuçi ,pronari i shtëpisë së “Verdhë” i cili hedh akuza të rënda ndaj këtij raportuesi të çuditshëm,kur gjatë vizitës së Dick Mart-it dy vjet më parë në Shtëpinë e tij,po të mos e ndalonte i zoti i shtëpisë,ai tentoi me forcë të hidhte eshtra të vdekurish në brendinë e shtëpisë, për çka Pronari i asaj shtëpie të instrumentalizuar për qëllime të tilla meskine, me të drejtë edhe kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së Dick Mart-in si dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte,për shpifje dhe akuza të pa baza kundër shqiptarëve.
Dëmet nga ky raport i porositur , kundër Thaçit,UÇK-s dhe gjithë Kombit shqiptar,me gjithë mungesën e fakteve,Tim Judah i vlerëson të mëdha, në një shkrim të tij në “Daily Telegraph”,sepse akuzat e tilla të rënda jo vetëm se “minojnë kredibilitetin” e Kosovës,por paraqitja e këtij “dokumenti” është edhe goditje fatale për Kosovën- si shteti më i ri i Evropës” ngase Kosova si shtet në ndërtim ende nuk ka arritur ti realizoj të gjitha elementet e shtetësisë së plotë,që nga koha e shpalljes së pavarësisë së saj,ndaj edhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe izolim të mëtejshëm, vlerëson Tim Judah.
Mjerisht përkundër gjithë këtyre sulmeve të organizuara kundër shtetësisë sonë,kundër qenies shqiptare dhe ekzistencës tonë kombëtare,nuk na e sqaroi askush dhe as që kërkoi dikush të paktën një herë zyrtarisht deri më tani edhe pas afro 12 vitesh të përfundimit të luftës,që të dimë ne si komb i sakatuar nga gjenocidi serb, dhe opinioni demokratik ndërkombëtar,për rrethanat,kushtet dhe mënyrën se si u vranë shqiptarët nga Serbia, arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes së disahershme të viktimave shqiptare nga kriminelët serb,shkakun e bartjes së kufomave nga Kosova në Serbi,qëllimin e kidnapimit të mijëra shqiptarëve,sqarimin çfarë në të vërtetë ndodhi me jetën e shqiptarëve të kidnapuar nga Serbia,pse u zhdukën dhe si humbi çdo gjurmët e tyre, ku mbetën dhe kur do të kthehen,çka ndodhi me ta dhe çfarë u bë me organet njerëzore të viktimave dhe të kidnapuarve shqiptarë,qëllimin dhe shkaqet e veprimeve të tilla, të pa para e të pa dëgjuara në asnjë vend tjetër në botë deri më tani.... dhe si u kaluan të gjitha këto në heshtje, kur do të kemi sqarime dhe kush do japë përgjegjësi për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve, nëse jo Serbia?!
Pse Serbinë përkundër të gjitha këtyre akteve barbare,nuk e vë askush përpara përgjegjësisë. Kërkesa e Adem Demaçit duhet të jetë kërkesë e gjithë shqiptarëve, që të zhvillohen hetime kundër Serbisë, si inicuese e të gjitha luftërave dhe shkaktare e të gjitha barbarive në gjithë territorin e ish Jugosllavin e cila përkundër të gjitha këtyre të këqijave dhe vuajtjeve çnjerëzore që na i shkaktoi neve dhe të tjerëve, ajo me arrogancën e saj duke përfituar nga përkëdheljet ndërkombëtare, mos veprimet tona shtetërore dhe injoranca jonë kombëtare,hidhet në sulm me një mal akuzash e shpifjesh kundër nesh,duke angazhuar edhe raportues nga parlamenti evropian.
Ky raport dhe momenti i zgjedhur për paraqitjen e tij nuk mund të jenë pa prapavijë të caktuar politike, kur janë paralajmëruar edhe bisedimet me Serbinë,e cila përmes Dick Mart-it akuzon viktimat e saj për trafikim dhe shitje organesh njerëzore,derisa vet Serbia mund të ketë kryer me mijëra vepra të tilla kriminale,kur dihet se asaj nuk i kanë munguar kushtet as mundësit që gjatë gjithë kësaj periudhe afro 12 vjeçare,tua humbë edhe të gjitha gjurmët e mundshme krimeve të saj të ushtruara mbi viktimat shqiptare,dhe tani nga përvoja makabre e instrukton edhe inskenuesin profesionist, Dick Marti-n për ti shitur aktet e saja barbare kundër njerëzimit, si vepra të shqiptarëve.
Dick Marti dhe Parlamenti evropian,duhet ta dinë, se kështu nuk mund ta bëjnë drejtësinë ndaj nesh, sepse flaka e luftës për lirin e pa përfunduar të të gjithë popullit shqiptar është ende e ndezur në zemrat e kombit dhe ata nuk kanë asnjë faj tjetër, përveç luftës së tyre për liri, e cila ju mohohej nga pushtuesi sllav,ndaj inskenimet e tilla të cilat po luhen para hundëve të Evropës,mund të rindezin flakët e luftës edhe një herë në rajon!
Nga përvoja e shpifjeve të më hershme tentohet që,storiet komike të luhen edhe një herë,mbi gjurmët e atyre hetimeve për të cilat nuk u gjetën prova askund e as në shtëpinë e aluduar,të quajtur qëllimisht si të “verdhë” ngjyrë e cila përkon në flamurin e shtetit të Kosovës,formimin e të cilit Dick Marti me sponsoruesit e tij,me çdo kusht duan ta paraqesin si të krijuar, mbi themele të krimit të organizuar......Zot ruaje Kosovën dhe Kombin Shqiptar nga raportues të tillë!
Shpifjet e Carla del Ponte-s janë kthyer në një lloj dyqani në të cilin u punësua shegerti i saj besnik Dick Marti i cili tani na shet gjithçka,përveç të vërtetës,ngase prodhuesi i mallrave kriminale siç është prokuroria serbe,si shiste dot më këto mallra të kontaminuara, të cilat helmojnë atmosferën e jetës demokratike dhe rrezikojnë paqen edhe ashtu të brishtë në rajon,ndaj edhe zgjodhi një punëtor të paguar mirë nga një vend i besueshëm ,për shitjen sa më shtrenjtë të intrigave fajësuese serbe,përmes inskenimeve të Dick Mart-it.
Derisa nëna,gra dhe motra tona shqiptare ka afro 12 vite që nuk kanë pushuar vajin në këtë vend duke pritur një lajm për djemtë e vrarë, kidnapuar dhe të zhdukur nga Serbia,Dick Marti, njeriu që guxoi të jetë 15 vjet anëtar i parlamentit evropian, përmes raporteve të konstruktuara akuzon shqiptarët,sikur vrasja e shqiptarëve të mos ishte krim kundër njerëzimit. Ndaj,nga Dick Marti si autor i këtyre shpifjeve do duhej të kërkohej përgjegjësi dhe të vihej para drejtësisë ndërkombëtare,për shpifje ndaj një kombi të tërë... por a do ta kërkoj kush vallë, këtë ndonjëherë?!
Mjerisht,Shqiptari edhe sot është mikpritës edhe për vrasësin, kur ai i vije si “mysafir” pa pyetur e as kuptuar se çfarë njeriu është ai, bile edhe atëherë kur është i tillë i keq siç qëlloi të ishte edhe Dick Marti të cilin shqiptarët e mirëpritën me bujari i siguruan liri dhe mbrojtje, dhe i falën besim e pamerituar, për hulumtim të pa anshëm në vendin e tyre,por ai veproi ndryshe,përdhosi mikpritjen tonë të sinqertë ,dhe në vend të mbledhjes së provave që mungonin, ai prapa shpinës sonë, prodhoi gënjeshtra të cilat i shoqëroi me shpifje monstruoze të prokurorisë serbe dhe i konstruktoi me mjeshtrin e tij inskenuese, kundër nesh.
Dick Marti na ofendon dhe poshtëron me akuza të cilat kanë qenë dhe kanë mbetur vepra të barbarisë sllave ndër shekuj, që kur ata zbritën në Ballkan,ndaj askush tjetër nuk e bën më shumë të vuajë sot viktimën shqiptare, se sa këto shpifje monstruoze të inskenuara nga Dick Marti dhe përkrahësit e tij,derisa vaj i pambaruar i nënave shqiptare akoma nuk është shterur, në pritje për të marrë një lajm për 1800 bijtë akoma të zhdukur, për djemtë e rrëmbyer të cilët ndoshta nuk janë më në këtë botë.
Ndaj urrejtja e Dick Marty-t kundër shqiptarëve është shumë hakmarrëse agresive dhe tejet e pamëshirshme, e në mënyrë të veçantë kundër asaj që e gëzon gjithë respektin popullor ,asaj që është shembull i kohës dhe çmohet si nderi i kombit tonë,kundër UÇK-s çlirimtare të cilën ky popull e kujton me Krenarin të cilën ajo e meriton përgjithmonë.
Edhe shqiptarët më të respektuar në vend dhe ata të njohur edhe në Arenën ndërkombëtare,mbetën të habitur nga përmbajtja e akuzave të rënda të Dick Marti-t dhe qëllimet e errëta që fshihen prapa atyre akuzave të cilat na shtyjnë si komb gjithnjë e më tepër drejt të panjohurës së madhe, pasojat e të cilave për fat të keq ne vet, ende nuk i dimë tërësisht,e që ato mund të kenë për shqiptarin e pafaj dhe të padjallëzuar, i cili për Dick Mart-in s`është më shumë se një plaçkë tregu, të cilën mund ta përdor secili që dëshiron, më tepër si një objekt për kusuritje, sesa si njeri.
Nën këto kushte edhe ndërtimi i shtetit në këto rrethana me kundërshtar të tillë të pavarësisë,të ekzistencës tonë shtetërore dhe kombëtare,nuk mund të kryhet shpejtë as lehtë,ndaj edhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe syçelë si komb dhe të mos lejojmë që raste të tilla të na përsëriten në të ardhmen kurse kjo që na ndodhi tani, nuk mund ti falet indiferencës sonë kombëtare.
Aprovimi nga parlamenti evropian i këtij raporti monstruoz të mbarsur me inskenime dhe shpifje,te shqiptarët pothuajse i ka shuar edhe ato pak fije të mbetura shprese për drejtësi të vërtetë ndërkombëtare kurse optimizmi për jetë më të mirë është kthyer plotësisht në utopi dhe frikë për të ardhmen e vendit,duke humbur edhe atë pak besim te disa nga ndërkombëtarët me ndikim në gjendjen e vendit tonë, të cilët mund të rrezikojnë fatin e këtij vendi dhe perspektivën e së ardhmes së fëmijëve tanë.
Ndaj edhe kësaj radhe edhe për një herë më tepër,ky popull dhe bijtë e shqiptarëve me dinjitet, po binden dhe do të mbeten dëshmitar të gjallë të një të kaluare të hidhur dhe kësaj të tashme të luhatshme ,të rënd e të paparashikueshme, që edhe tani shpesh herë, rrezikohet nga njerëz si Dick Marti, të cilët dëshirojnë që kombi ynë të ishte zhdukur në muranat e vjetra e të shkatërruara, apo Emri ynë i ndritshëm Shqiptar, të ekzistojë vetëm si histori në mermerët e monumenteve antike.