Ish-kreu i shërbimeve sekrete shqiptare 1997-2002 intervistë për gazetën “Metropol”
Ish-kreu i SHISH, në vitet 1997-2002, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Metropol”, shprehet se shteti shqiptar duhet të kërkojë hapjen e hetimeve për akuzat e Dikc Marty-t, dhe ta thërrasë këtë të fundit si dëshmitar për ato çka ka shkruar në raportin e tij. Gjatë intervistës së tij, ish-kreu i Shërbimeve Sekrete, që akuzohen në raportin e Martit, si bashkëpunëtor në trafikun e organeve, shprehet se është i gatshëm të vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare apo ndërkombëtare, në çdo moment, madje shkon dhe më tej kur thotë se është i gatshëm ta mbështesë Hashim Thaçin, në procesin që pritet të hapë ndaj zviceranit Marti, i cili është dhe i njohuri i ish-prokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte. Ish-kreu i shërbimeve shprehet se ekziston mundësia, që mbrapa raportit të jenë dhe lobet serbe në Evropë, që kërkojnë të venë në pozita të barabarta shqiptarët dhe serbët, përpara bisedimeve që priten të hapen së shpejti. Gjithsesi, Klosi këmbëngul që është në nderin e qeverisë shqiptare që të kërkojë hapjen e hetimeve, me qëllim zbardhjen e të vërtetës.
Zoti Klosi, ju keni qenë kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, në periudhën 1997-2002. Kjo periudhë përkon dhe me kohën kur është zhvilluar lufta e Kosovës. A keni pasur ju në atë kohë ndonjë kërkesë qoftë nga Tribunali i Hagës, apo shërbimet sekrete qoftë ato serbe, qoftë shërbime të vendeve të tjera, për një trafik organesh që kryhej në Shqipëri, siç shprehet në raportin e tij reporteri i Asamblesë parlamentare të Evropës Dik Marty?
Absolutisht jo. Përherë të parë unë e dëgjova në komentet që iu bënë librit të zonjës Ponte, e cila kishte deklaruar në atë libër se shërbimi sekret shqiptar kishe dijeni për trafik organesh, gjë për të cilën u morën dhe disa prokurorë. Vajtën në atë të famshmen “shtëpi të verdhë” në Mat, tani doli dhe një klinikë në Fushë-Krujë, gjëra të cilat për mua janë absurde. Janë vërtet absurde për shumë arsye. Madje mua tani më duket pa kuptim që të japë argumente që pse unë se besoj këtë gjë. Normalisht duhet të japin argumente ata që akuzojnë, por unë skam dëgjuar të ketë asnjë lloj argumenti serioz. Janë bërë, janë trafikuar fjalë në erë, dhe këtu mbeten. Më duket absolutisht e gënjeshtërt.
Një tjetër akuzë ka qenë dhe prezenca e burgjeve të UÇK-së për serbët. Si është e vërteta?
Jo, absolutisht. Unë dua të them vetëm kaq, që kufiri shqiptaro-kosovar, që atëherë quhej akoma kufiri shqiptaro-serb, ishte i mbrojtur nga ushtria serbe. Ata kishin krijuar një territor aq të gjerë, sa ishin përzënë dhe banorët. Pikërisht sepse e kishte marrë ushtria nën mbrojtje atë zonë. Ushtria kishte minuar të gjitha shtigjet, dhe unë e di se dhe ato armë që kanë kaluar për të luftuar kundra serbëve kanë kaluar me çmimin e gjakut, janë vrarë me dhjetëra luftëtarë të UÇK-së. Janë mbajtur me krahë, se as kafshët smund të përdoreshin. Pra, bëhet fjalë për një kufi jo vetëm të minuar, por të ruajtur maksimalisht, sepse kafsha është e papërgjegjshme, kafsha bën zhurmë. Merre me mend se sa e zorshme do të ishte të sillnin këtu robër. Nuk mund të merret dot me mend, të silleshin robër në kushte të tilla. Dhe pse do e bënte. Për të marrë hak? Unë mesa di, UÇK ka qenë një ushtri shumë më e vogël në numër se ushtria serbe, sigurisht kanë bërë dhe kundërsulme. Por në atë kohë ka qenë në pozita mbrojtëse, partizane, një ushtri që këtu gjuante dhe mbas dy orësh ishte në një vend tjetër larg, sepse e tillë ishte situata, merre me mend se sa e vështirë është për një ushtri të tillë, të mbajë robër e më the e të thashë. Ose do i lirojë, në rast se janë civilë, ose do i ekzekutonte maksimumi. Do i ekzekutonte për të çliruar veten e tyre se një rob është shumë i vështirë për tu mbajtur në kushte të tilla. Ca më pak pastaj, ti sjellë dhe në Shqipëri, për transpalant a ku di unë. Meqë jemi në këtë pikë, sipas informacioneve që keni pasur në atë kohë, ka pasur grupe qoftë dhe mafioze që mund të kenë kryer trafik organesh, sepse flasim për një operacion mjaft të sofistikuar që kërkon klinika, mjete, mjekë....
Unë nuk i di detajet e një transplanti, por kam punuar dhjetë vjet në laborator dhe e di që ka disa kushte. Për të bërë një operacion që ta heqësh një organ, dhe pastaj për ta ruajtur atë organ dhe për ta dërguar në një vend tjetër është një zinxhir i tërë masash, që e bëjnë shumë të vështirë. Kontenierët që mbajnë organe, janë të disafishtë në lëngje dhe sbëhet fjalë për ti kaluar në aeroporte. Se sbëhet fjalë që ti kalosh pa u marrë vesh se çfarë transporton. Edhe në kufi, në mënyrë klandestine sikur të kalonte, do ishte një mision thuajse i pamundur. Ka shumë faktorë që mua më bëjnë të mos besoj asnjë hallkë të gjithë këtij zinxhiri të mundshëm. Ne vetëm vitin e kaluar bëmë transplantin e parë të veshkave që është një nga më të vjetrit, dhe atë me ndihmën e disa profesorëve italianë.... pra më duket vërtet diçka e pamundur këto akuza.
Për mendimin tuaj, qoftë Karla del Ponte, qoftë Dick Martin nga e kanë marrë indicion, ose më saktë çfarë i shtyn që të hedhin këto akuza?
Kjo është pyetja që duhet bërë, çfarë i shtyn, sepse indicio nuk kanë. Unë edhe një herë dua ta them. Në rast se do ekzistonte një fenomen i tillë, të parët që do ishin në kontakt me të do ishin serbët. Ushtria, civilët, pra do ishin serb. Akuzat, apo ankesat e para do vinin prej tyre, nuk ngeli që kjo punë të përfundojë në një libër të Karla del Pontes. Sepse kështu është ne e morëm vesh nga libri, as ndonjë akuzë zyrtare nuk kishte dhe ska pasur. Në momentin që ajo shkroi këtë libër bëri bujë, pra kuptohet se sa e largët është kjo histori nga realiteti ku është kryer ky proces, në rast se do ishte kryer. Pra, iku Karla del Ponte dhe dështoi me sukses, dhe tani na del një tjetër zviceran, që thuhet se është miku i saj, apo i njohuri saj që na ringre këtë problem. E ringre në pozita të reja, sepse ajo se ngre më këtë problem. E shkroi në libër dhe përfundoi. Por e ringre ky, pse? Që çështja të mbetet nëpër media. Tani jemi përpara bisedimeve serbo-kosovare. Sapo të krijohet qeveria e re në Kosovë, çështja e parë do jetë zhvillimi i këtyre bisedimeve, sepse dhe vetë faktori ndërkombëtar e kërkon një gjë të tillë. Dhe është e qartë që ky raport ndihmon serbët, që ti verë në të njëjtin nivel të dy palët. Janë ata që kanë vrarë 10 mijë kosovarë dhe janë plot prej tyre të zhdukur, në informacionin tim janë rreth 2 mijë që su dihet fati, dhe këto janë vera të serbëve. Dhe tani ngrihet dhe kjo çështje, që të gjenden dhe shqiptarët në pozitë të vështirë, dhe bisedimet të fillojnë pak a shumë në kondita të barabarta. Sepse unë jam i sigurt që një nga temat e bisedimeve do jenë dhe të zhdukurit, ku janë? Gjëja e parë që kërkohet pas një lufte janë problemet konkrete, jo për të mbyllur luftën sepse bota e ka mbyllur me kohë, por tani për problemet konkrete që kanë. Dhe një ndër to është problemi i të zhdukurve. Tani ata kërkojnë që ti vënë të dy palët në pozita të barabarta. Pra, në këtë kontest, ajo indicia që thatë ju nuk ekziston në të vërtetë, por është një dëshirë për të ndihmuar lobin serb. Nuk them që e kanë kërkuar, por mbase dhe e kanë kërkuar, nuk di gjë dhe prandaj sdua ti hyj thellë. Por dhe mundet, sepse problemi është politik, për të bërë zhurmë në media, sepse ato janë një pushtet shumë i fuqishëm dhe njerëzve i mbetet diçka në kujtesë. Kanë dëgjuar që shqiptarët kanë bërë gjëra të tilla etj. etj, dhe mbetet një njollë. Tani që bëri kaq bujë, duhet të përgjigjemi. Në fillim kam qenë që mos përgjigjemi fare sepse se meritojnë, por tani e meritojnë të përgjigjen, sepse për këto punë flitet në Washington, Londër etj, pra duhet një përgjigje.
Në raport akuzohet dhe shteti shqiptar, ose shërbimet sekrete. Ju keni qenë kreu i saj dhe gjatë bisedës tonë ju thatë që “në rast se unë kam informacion për një krim, dhe skam treguar kam kryer një tjetër krim”. Pra, cilat janë rrugët ligjore që mund të ndiqen në këtë rast?
Unë pashë një intervistë të zotit Hashim Thaçi që thotë se e ndjen veten shumë keq. Edhe si kryefamiljar, njeri apo Kryeministër. Dhe dëgjova që ai do të ngrejë një akuzë kundër Martit. Në mënyrë që të vërtetohet se kush ka të drejtë. Duke ngritur akuzat, Marti është i detyruar që të japë provat, të cilat jam i sigurt që nuk ekzistojnë. Po të kishte prova i kishin ngritur serbët me kohë... Prandaj ja kanë lënë topin një zvicerani, i cili e ka marrë këtë top ndoshta dhe për të përfituar. Kështu që ky do ishte një veprim racional, ti kundërvihemi duke hedhur atë në gjyq për shpifje. Nuk e di se në cilën gjykatë, unë sot fola me nja dy miq, por jo shumë njerëz e kanë të qartë. Duhet akuzuar ai...
Ju do ishit i gatshëm të ngrinit një akuzë, si shef i Shërbimeve Sekrete që përmendeni në raport, ose dhe duke mbështetur Thaçin?
Thaçin do e mbështesja pa asnjë lloj rezerve në rast se do ma kërkonte këtë gjë, por unë do thosha që në një kohë që është prekur shteti shqiptar, edhe ai mund ta kërkojë një gjë të tillë. SHISH gjithashtu mund ta kërkojë. Sepse aty thuhet se nëpërmjet SHISH, shteti shqiptar ka marrë pjesë në këtë trafik. Të gjitha janë për tu parë. Edhe skemi se ngutemi aq shumë, por edhe në heshtje skemi pse rrimë. Mua më pëlqeu një tjetër personalitet i rëndësishëm i UÇK-së, i cili paska thënë se “Ne kundërshtojmë me forcë këtë akuzë, sepse është absurde, por jemi të gatshëm për çdo lloj hetimi”. Unë do thosha që ky është qëndrimi më serioz. Madje do shkoja dhe më tej, që në rast se do bëhej ndonjë lloj hetimi për këtë punë, hetimin e nxisim vetë. Duke e çuar problemin në një gjykatë ndërkombëtare, a tjetër, sepse sjam shumë në dijeni se kush mund ta shqyrtojë, por shteti shqiptar duhet ta nxisë. Pala shqiptare, që është qeveria e shtetit shqiptar, pavarësisht se kush qeveri ka qenë atëherë, që ka qenë qeveria Majko..., por dua të them që qeveria shqiptare, ta ngrejë si problem, dhe të kërkojë shpjegime. Këto shpjegime mund ti kërkojë duke e akuzuar atë për shpifje për gënjeshtra në favor të asaj apo kësaj pale.
Pra, qëndrimet e qeverisë deri tani janë të pamjaftueshme?
Po sigurisht që qeveria ska mbajtur asnjë qëndrim... U prek ministri i Brendshëm, personalisht. Unë e quaj këtë një rast të mirë, kjo i jep të drejtën qeverisë edhe për të mbrojtur një anëtar të vetin, por edhe për të mbrojtur dinjitetin e vetë qeverisë dhe shtetit shqiptar, që është akoma një më e madhe. Ta ngrejë si problem, të këshillohet me juristët dhe të ngrejë akuzën, përpara mund të hetojë brenda për brenda, mund të bëhet një gjë shumë e shpejtë, unë do isha i gatshëm të jepja çdo lloj ndihme, pasi në atë kohë kam qenë në krye të shërbimit, por kjo gjë mund të bëhet dhe nga vetë shërbimi që funksionon goxha mirë. Kështu që mund të bëhet. Për mua do ishte në nderin e shtetit shqiptar, që ta akuzojë këtë zotërinë si gënjeshtar. Mendoj se duhet ti drejtohet Prokurorisë së Hagës, sepse është më e specializuar, që ta akuzojë zotërinë si një gënjeshtar, ose si kriminel, sepse krim është që të sajosh akuza kaq të rënda, dhe më pas hetimi do e tregojë se kush ka të drejtë, dhe kështu shpall dhe gatishmërinë e këtij shteti për tu përballur me çdo lloj hetimi. Ose shteti shqiptar të hapë një hetim me organet e veta të drejtësisë dhe ta kërkonte këtë zotërinë si dëshmitar, që të sillte prova. Ka mënyra nga më të ndryshmet për të treguar që ne jemi të gatshëm për zbardhjen e të vërtetës.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...