2010-12-31

nga Flori Bruqi :“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika

Romani më i fundit i Rexhep Qosjes “Bijtë e askujt”, që doli nga shtypi pak ditë më parë, ka nxitur polemika të shumta ndër lexuesit e parë të tij. Në dy vëllime, me rreth 900 faqe, romani përbën një eksperiment postmodern.

Në të akademik prof.dr.Rexhep Qosja merret edhe me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit në hapësirën shqiptare.
“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika
Vlerësimi i këtyre figurave doemos provokon reagime të ndryshme, negative dhe pozitive. Kjo është e kuptueshme sepse ky është një roman polifonik.

Romani dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij shkoqur. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë politike të shqiptarëve: të djeshmen dhe të sotmen.

Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, 2010.

http://www.youtube.com/watch?v=Jq4dm-H-iUE


Sipas studiuesit Ag Apolloni, “Bijtë e Askujt” (2010) është një vepër avangarde sot, që mund të bëhet vepër klasike nesër. Në këtë roman ai merret me dy forma të komunizmit, shqiptar dhe jugosllav, duke mos iu shmangur as “demokracisë së ish-komunistëve”, siç e quan ai demokracinë e Shqipërisë.
“Pas insistimit të Nushit për ta shkruar një roman historik për babanë e tij, Tarik Saraçi, Miran Bushati mëdyshet nëse duhet të shkruajë histori, apo letërsi. Por, meqenëse ‘letërsia është më e vërtetë se historia’ (J. Conrad), ai, me pëlqimin e porositësit të romanit vendos të shkruajë letërsi për fatin (në fakt, fatkeqësinë) e një të përndjekuri nga regjimi enverist. Nushi e di që jeta e babait të tij ka marrë fund, sepse kështu i sugjeron historia, por ai nuk di asgjë më shumë: ‘Jeta e babait tim, Tarik Saraçi, thotë, është e porositur për një shkrimtar, për një shkrimtar, i cili duke ndriçuar jetën e të vdekurve të lavdishëm, do të ndriçonte krimet e të gjallëve”, thuhet në studimin e Apollonit për këtë roman. Sipas tij, “Bijtë e Askujt” është një roman në dy linja: njëra linjë tregon jetën dhe vdekjen e njeriut që nuk e duron maskën marksiste në fytyrën e atdheut, ndërsa tjetra tregon për njeriun që çuditet me shpërdorimin e demokracisë në atdhe.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...