2010-12-29

Serbët rrenën e kanë virtyt


Nga Shpëtim Pollozhani
Pa trashëgimi
Dobrica Qosiç është shkrimtar i mirënjohur serb. Ai në vitet e tetëdhjeta ka qenë edhe kryetar i Jugosllavisë të mbetur në formë të Malit të Zi dhe Serbisë. Është mirë i njohur për thënien e tij: "Ne Serbët gënjejmë në mënyrë të mrekullueshme, ne gënjeshtrën e kemi virtyt". Për gënjeshtrat serbe kemi dëgjuar që nga fëmijëria e jonë. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në trojet tona, priftërinjtë ortodoksë me administratën e sulltanit kanë komunikuar nëpërmjet të kryepeshkopit të Patrikanës të Stambollit. Sllavët ortodoksë shpesh i kanë dërguar Sulltanit në Stamboll këmisha fëmijësh të gjakosura, të cilat i paraqisnin si dëshmi për zullumin që "arnautët" ia bëjnë popullatës sllave ortodokse. Të gjithë e kemi të njohur rastin e Martinoviqit, i cili në vitin 1981, ia futi shishen vetes dhe mandej i gjithë shtypi serb, gjatë gjithë viteve të tetëdhjeta, merrej me
këtë person. Vetë koloneli i garnizonit ku punonte ky homoseksual, deklaroi publikisht se
Martinoviqi ka qenë homoseksual dhe se askush nuk ia ka bërë aktin e ndyrë, por këtë ai e ka bërë vetë. Pas kësaj deklarate koloneli serb u largua nga Garnizoni i Gjilanit ku punonte. Këtij shëmtaqi të natyrës, Martinoviqit, serbët i kushtuan mijëra orë në TV dhe mijëra faqe gazetash. E shndërruan në martir të vërtetë. I pikturuan qindra portrete, në fund e shpallën edhe martir. Ai sot në kishën e Shën Savës në Beograd ka ikonën e vet. Edhe atëherë si tashti me gjoja "trafikim të organeve" u mor edhe shtypi botëror. Edhe kësaj radhe si atëherë, shtypi botëror ra në grackën e serbëve. Duke lexuar në origjinal shkrimet e gazetave prestigjioze në botë, lehtë mund të konstatohet se tekstet së tepërmi i ngjajnë njëri-tjetrit. Të gjithë përmendin shifrën prej 900 serbëve të "zhdukur". Shumë rrallë përmenden shqiptarët e zhdukur ose të pagjetur. Ne që kemi ngrënë pakës si më tepër nga çorba e propagandës sllave, jemi të bindur njëqind për qind në skenarin e vjetër serb. Makineria propagandistike serbe, tekstin ua ka shpërndarë përfaqësuesve të mediumeve më të rëndësishme në botë, të akredituar në Beograd, natyrisht në një darkë dhe me shërbime shtesë sikurse që dinë ta bëjnë vetëm serbët. E gjithë kjo propagandë antishqiptare ka vetëm një qëllim, të mbahet zjarri i ndezur derisa të vinë "kohëra më të mira". E gjithë kjo makineri punon në llogari të vajit serb: "Kurrë nuk e japim Kosovën".
Mediat serbe këto vitet e fundit pandërprerë gatuajnë tezën: "Kosovën nuk duhet pranuar, pasi në atë mënyrë ne do ta humbim bazën juridike dhe legale për ta kthyer atë prapë". Serbët do ta kultivojnë tezën se Kosova është e "okupuar" "deri në momentin kur ato të ndërtojnë një ekonomi dhe shtet të fortë". Në mediat elektronike serbe shpesh herë mundet të hasen tezat se "Serbia duhet të veprojë me Kosovën si Izraeli me Arapët". Izraeli në vitin 1967 e sulmoi Sirinë, Jordanin, Egjyptin dhe Libanin, dhe pasi mundi ushtritë e tyre, pushtoi edhe një pjesë të territoreve të këtyre shteteve. Pas shumë negociatave Izraeli u tërhoq nga shumë territore. Bregu Perëndimor dhe Gaza janë rezultat i pushtimeve të atëhershme dhe negociatat me palestinezët vazhdojnë sot e gjithë ditën. Edhe serbët e ëndërrojnë këtë ëndërr. Sipas asaj që ato e deklarojnë në media, "ndonjë garnizon i padëgjueshëm serb, do të mund të shkëputej nga komanda qendrore dhe do të pushtojë një pjesë të Kosovës", aq sa pretendojnë serbët. "Pasi të vendosej kontrolli i plotë mbi këto territore do të fillojnë negociata me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur". Sado që kjo tezë e serbëve duket utopike, ato punojnë për realizimin e saj. Serbët dëshirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, por nuk duan aspak të hyjnë në NATO. Nuk e duan të hyjnë në NATO, pasi atëherë u dobësohet teza që ushqehet brenda serbëve se "kur ta forcojnë shtetin do ta forcojnë edhe ushtrinë" dhe në rastin e parë do ta kishin realizuar ëndrrën e tyre. Të mos e harrojmë planin "Patkoi" të Millosheviqit, i cili nisej nga Ulqini dhe mbaronte në Strugë. Ky plan parashihte që në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni të ngelnin vetëm 600.000 shqiptarë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...