ANALIZË
Në galerinë “EXPOART 40”, në Prishtinë, u çel ekspozita tashmë tradicionale me karakter ndërkombëtar, e titulluar “Teknologjia sociale Media art – Art media = pushtet social” e përgatitur nga Majlinda Kelmendi dhe Fitore Isufi-Koja, dhe e konceptuar nga Zeni Ballazhi.
Mustafa Ferizi
Mënyra e mendimit, krijimit dhe mesazhit artistik sot, më së miri dëshmon se arti nuk është gjendje por proces që vazhdimisht evoluon dhe zhvillohet, me zhvillimin e vetëdijes së njeriut, përkatësisht me zhvillimin e teknikës, teknologjisë dhe të informacionit.
Jemi artistë madje të mirëfilltë dhe të kohës, për aq sa mundemi të komunikojmë me vërtetën, me jetën, me sfidat dhe kundërthëniet e saj (politike, sociale, ekomomike, etj) e jo se dimë ta përjetojmë dhe ta shprehim të bukurën. Si duket e bukura po u hy në punë vetëm njerëzve dhe artistëve pa imagjinatë e me intelekt të ultë, që gjykojnë nëpërmjet të shqisave. Kurse kjo kohë kërkon artistë të cilët dinë të mendojnë dhe në procesin e krijimit shërbehen me mekanizmin njohës inteligjibil, krijues që dinë se, siç tha esteti gjerman Shelingu, se edhe idetë filozofike mund të objektivizohen vetëm përmes artit.
Kjo nuk do të thotë se nëse artisti e ka margjinalizua, bukurinë, joshjen, ngazëllimin, dhe solemnitet shpirtërore ka dalë dhe është tjetërsua nga qenia e vet ontologjike. Përkundrazi do të thotë se ai më në fund ka kuptuar atë sentencën racionale kantiane, sipas të cilës nuk njihet as nuk gjykohet sipas ndjenjave dhe emocioneve, por sipas mendjes së kulluar apo praktike.
Pra procesi krijues sot varet nga intelekti dhe gnoseologjia intelektuale, nga aspekti informativ që krijuesi ka për identitetin e vet psikologjik, antropologjik e politiko-sociologjike, për shoqërinë në të cilën jeton dhe vepron, për jetën e përditshme, të vrazhdë e madje edhe të shëmtuar. Dhe pikërisht këto çështje i trajton ekspozitaNdërkombëtare e Artit Bashkëkohor “NET/RRJET”,e hapur në Galerinë “Expoart.40”, në PrishtinëKy është edicioni i dytë i kësaj ekspozite që për koncept ka temën “Teknologjia sociale”Media art – Art media = pushtet social”.që është koncept global medialo-artistik, ku prezantohen video-projeksionet, fotografitë, instilacionet dhe disiplinat tjera konceptuale.
Pa dyshim se në këtë koncept gjenden dy nënshtresa konceptuale që në shikim të parë nuk korrespondojnë me njëra - tjetrën, sepse është fjala për teknologji (sociale, nëse ekziston si e tillë) dhe për artin medial që barazohet me pushtetin social. Mirëpo, nëse dimë se edhe arti medial ose media-arti është produkt, apo më mirë të thermi rezultat i ekspansionit të madh tekniko-teknologjik, atëherë behet e qartë se koncepti i ekspozitës në fjalë synon të praqes edhe ekspansionin medial që sot është bërë po thuaj modus vivendi i çdo fenomeni politik, ekonomik, sociologjik, pra edhe social. që do të thotë se ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë e madje edhe në psiken dhe psikologjinë e njeriut, Kjo ekspozitë pra ka për qellim të provojë se mekanizmi informativ përkatësisht mediumi i mediave është përsosur, është fuqizuar aq shumë sa është shndërrua në energji, që drejtpërdrejt atakon qenien njerëzore, që madje mund të përmbysë edhe qeveritë, qeveritarët. Prandaj Norber Wienger, i quajtur baba i kibernetikës, sot me siguri nuk do të thoshte me aq komoditet e siguri se informata nuk është materie e as energji. Dhe pikërisht se informata mediale është energji e materializuar, Millosheviqi e aplikoi në politikën e tij gjenocidiale kundër shqiptarëve, duke e narkotizuara dhe rrënuar në tërësi sistemin e gjykimit logjik dhe të arsyeshëm të popullit të vet, ndaj Kosovës.
Pra njeriu si qenie sociale është viktima e parë e këtij mediumi medial e mediatik të artizuar përkatësisht të unifikuar me artin. Pikërisht këtë medium e trajton artistja Maljlinda Kelmendi
përmes instilacionit të saj, nga brendia e të cilit, si llavë vullkani, shpërthen vrushkulli i dritës, Kjo dritë është energji apo informatë që futet në trurin e njeriut, kurse kujtesa, apo memoria e tij, pranon vetëm një pjesë të informatës, ndërsa pjesën tjetër e hedh apo nuk e regjistron fare. Sipas asaj, “të gjitha qelizat funksionojnë në bazë të informacionit , si një projektim inteligjent i ADN-ës”.
Fitore Isufi-Koja, sakaq, sjell mekanizëm teknologjik që ruan, pra nuk që e flakë informatën. Me video- instalacionin e saj, të titulluar “Relikte bashkëkohore”, projektohen një mori modelesh të USB-ive përkatësisht të “chip”-ave, me të cilët ruhen dhe konservohen idetë konceptet, pra edhe informacionet për tu shfaqur dhe rikujtuar sipas nevojës dhe rastit. Tashmë ato nuk janë vetëm produkte teknologjike, por njëmend shndërrohen në relikte të kohës dhe të njeriut të kompjuterizuar.
Lidhur me kujtesën mediale, apo me riaktivizimin e saj, bën fjalë edhe projekti fotografik “Mungesa”, autor i të cilit është Fahredin Spahija. Ai sikur rënkon për kohën e moshës se re, që nuk ishte i pranishëm midis fytyrave të adhuruara, për ti portretuar. Dhe tani shfrytëzon çdo medium të reproduktimit (filmin, TV, kompjuterin, etj) për të zënë dhe për ti ripotretuar me aparatin e tij fotografik.
Përndryshe në këtë ngjarje të rëndësishme artistike, pos autorëve të cekur, morën pjesë edhe Laiureta Ismailaj me projeksionin “Bukuroshja e akullte”, Gjokë Gojani, me videon “Autopotreti”, Dushan ZIdar me audio përformansën “Ndikimi i Rrethrrotullave”, si dhe Kristina Bozhurska me projektin “Tregimi i shkurtër për hedhurinat”