2010-12-29

Shpifjet Dik Martit hapin plagët e zemrës së nënave shqiptare

Shpifjet Dik Martit hapin plagët e zemrës së nënave shqiptare

Pritja e Vitit 2011 nuk është një pritje e zakonshme, pasi në tavolinat e gëzimit të ndërrimit të moteve në familjet e personave të pagjetur janë ende vendet bosh që presin një përgjigje.
Njëmbëdhjetë vjet dhembje, përmallim, por edhe shpresë në pafundësi që ngjallet çdo ditë për nënat, motrat, vëllezërit, nuset, fëmijët e qindra shqiptarëve ende të pagjetur dhe të paidentifikuar. Çdo ditë e gdhirë është një ditë e mallit dhe e vuajtjeve, por edhe e shpresës se sot do të marrin, ku i dihet ndonjë lajm për më të dashurit e tyre. E ku e dinë nënë shkretat, se ku i kanë djemtë, vëllezërit, mbase mund të jenë të gjallë duke u kalbur në ndonjë nga burgjet e mizorisë serbe, apo edhe në ndonjë gropë të pafundme në tokën e huaj. Janë qindra shqiptarë civilë të rrëmbyer nga hordhitë mizore serbe, nga ata gjakatarë që donin ta zhduknin çdo gjë shqiptare. Një vit, dy, tre... dhjetë, njëmbëdhjetë vjet kaluan, e zemra e nënës nuk pushon së qari, për më tepër së shpresuari. Janë 1831 familje që çdo ditë e natë flasin vetë me vete nga trishtimi.
Një tjetër ndërrim vitesh pa të dashurit...
Kur mbarë njerëzit në botë përgatiten për ta festuar natën e ndërrimit të moteve, ta festojnë së bashku me rrethin e ngushtë familjar, shumë familje të Kosovës edhe pas 12 vjetëve jetojnë me dhembje e ankth që shkaktoi pushteti i Serbisë. Ndonëse vitet kalojnë e mosha e bën të vetën, Nysrete Kumnova nuk harron në asnjë moment ditën kur nga ajo u largua Albioni, djali i saj i vetëm, bashkë me pesë meshkuj të tjerë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...