Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/01/13
Aleksandër Vuçiq vajton: Rezoluta 1244 e ndalon, por Perëndimi i krijoi ushtri Kosovës dhe po e forcojnë atë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku sipas tij parashihet “çmilitarizimi i shqiptarëve të Kosovës”, dhe ka potencuar se tashmë në vend të kësaj komuniteti ndërkombëtar po krijon dhe forcon ushtrinë e Kosovës.
Ish-ministri i propagandës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se Serbia s’është aq e fortë sa SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania apo Turqia, megjithatë thotë se mund t’i tregojë botës se “si po shkelen brutalisht normat ndërkombëtare të se drejtës publike”, shkruan Tanjug.
Vuçiq teksa thirret në Rezolutën 1244, thotë se sipas saj “nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur”, por thotë se Perëndimi ka krijuar ushtri për Republikën Kosovën dhe po vazhdojnë ta ndërtojnë ushtrinë e Kosovës.
“Me Rezolutën 1244, në nenin nëntë, paragrafi B, thuhet ‘çmilitarizimi i UÇK-së dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës, siç kërkohet në paragrafin 15’. Prandaj, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur dhe ata krijuan një ushtria për ta. Dhe ata vazhdojnë ta ndërtojnë atë ushtri. A mund ta ndryshojmë këtë në këtë moment, qëndrimin dhe vendimin e tyre? A jemi mjaft të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia? Ne nuk jemi. Por ne mund t’i theksojmë gjithë botës edhe si guralec në këpucë, se ata janë të lënduar nga e vërteta që po themi. Dhe kjo është se po shkelin brutalisht normat e së drejtës publike ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment