Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/01/09
Pas SHBA, BE i dërgon “mesazhin” serbëve të Bosnjës: Kujdes, gati sanksionet
Pas dy avionëve F16-të amerikane, që u panë si mesazh për Republikën Sërpska, edhe BE-ja ia përcolli entiteti serb të Bosnjes paralajmërimin e saj: 9 janari që konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë nga blloku, konsiderohet antikushtetuese.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano përsëriti se Brukseli e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar dhe dënon me forcë çdo përpjekje apo retorikë ndarëse.
“Pozicioni i BE-së ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i qartë për Bosnje e Hercegovinën. Ai pozicion është se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të frenohen nga retorika që i vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Sërpska”, deklaroi Stano.
Ai argumentoi se përcaktimi i 9 janarit si festë jokushtetuese, bazohet në vetë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.
“Gjykata Kushtetuese e Bosnjës është shprehur dy herë shpallja e kësaj date si ditë feste në Republikën Sërpska nuk është në përputhje me rendin kushtetues të vendit”, tha ai.
I pyetur për pasojat e mundshme pasi lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë kërcënime të vazhdueshme për shkëputjen e saj nga Bosnja, Stano nënvizoi se ato mund të jenë financiare, ekonomike apo të ndonjë lloji tjetër dhe se e kanë tashmë platformën për sanksione në këtë rast.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment