Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/01/08
A ka korruptuar Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama një ish-zyrtar të FBI më emrin Charles McGonigal?
A ka korruptuar qeveria Rama një ish-zyrtar të FBI?
A është përfshirë kryeministri Rama në një aferë korruptive me nëpunësin e lartë të FBI Charles McGonigal? Opozia kërkon ngritjen e Komisiont parlamentar hetues, Rama mohon akuzat.
Është përfshirë kryeministri Edi Rama në aferë korruptive?
Deputetët e opozitës në Shqipëri kërkuan të enjten (02.02) ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetojë pretendimet e tyre lidhur me korruptimin nga qeveria e kryeministrit Rama të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, me qëllim që ky i fundit të nxiste hetime nga FBI per financim me para ruse të përpjekjeve lobuese në SHBA të opozitës shqiptare.
Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.
McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska. Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë
Opozita në Parlament kërkon hetime kundër RamësOpozita në Parlament kërkon hetime kundër Ramës
Opozita në Parlament kërkon hetime kundër RamësFotografi: AP/picture alliance
Rama hedh poshtë pretendimet e opozitës
Në një postim në twitter kryeministri Rama hodhi poshtë të enjten (02.02) pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.
"Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në twitter.
Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se "drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.”
Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t'iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë.
"Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama në kanalin televiziv ”Top Channel” të enjten në mbrëmje.
Edi Rama mohon akuzat e opozitësEdi Rama mohon akuzat e opozitës
Edi Rama mohon akuzat e opozitësFotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance
Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama "nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.”
McGonigal dhe Shqipëria
Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve.
Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington.
Që komisioni hetimor parlamentar të ngrihet dhe të hetojë nëse Rama e korruptoi ose jo McGonigal duhet edhe vota pro e maxhorancës socialiste gjë që vë në pikëpyetje hetimin sipas kerkesave të opozitës ndaj kryeministrit Rama.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment