Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/01/08
Qysh u takua Edi Rama me zyrtarin e FBI që skandalizoi Amerikën?
Ndërkohë që një zyrtar i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, është akuzuar për bashkëpunim me një oligark të sanaksionur rus dhe fshehje të qindra mijëra dollarëve që dyshohet se i kishte marrë nga një ish-punëtor i një agjencie shqiptare të inteligjencës, i njohur në aktpadi si Personi A, i përfshirë në disa takime me të është përmendur edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në aktakuzë jepen detaje për takimin e McGonigal me Ramën, me prokurorët që kanë pretenduar se gjatë disa udhëtimeve të tij jashtë vendit në Shqipëri, Austri e Gjermani, McGonigal ka dështuar që të tregojë përmes dokumenteve zyrtare amerikane se është takuar Ramën, një politikan kosovar dhe me disa figura të tjera.
Ndërsa nga aktakuza, duket se McGonigal është takuar me Edi Ramën më 7 shtator 2017, bëhet e ditur se një ditë pas këtij takimi, ai kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë bashkë me Personin A, ku ishte takuar më një politikan kosovar, dhe më pas bashkë me Personin A nga Shqipëria ishin rikthyer në ShBA.
Në detaje të tjera, mësohet se pas udhëtimit të McGonigal në Shqipëri, ai kishte mbajtur një lidhje të vazhdueshme me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa më 5 tetor 2017, McGonigal kishte pranuar një shumë prej 80,000 dollarësh kesh në një makinë të parkuar në Nju Jork. Sipas aktakuzës, ai është takuar sërish me Personin A në rezidencën e këtij personi, ku kishte marrë edhe më shumë para kesh, 80,000 dollarë dhe 65,000 të tjera, për të cilat McGonigal, ia kishte bërë të ditur personit A, që nuk do t’i kthehen.
FBI / Kush është ish-zyrtari i lartë i arrestuar i FBI-së: takime me Edi Ramën e një politikan në Kosovë
Ndërsa thuhet se me kërkesë të ish-punonjësit të inteligjencës shqiptare, pra Personit A, i cili ia kishte dhënë këtij ish-zyrtari në total 225 mijë dollarë, McGonigal i kishte bërë thirrje kryeministrit shqiptar që të ishte “i kujdesshëm për dhënien e lejeve për nxjerrje të karburanteve në fusha të naftës në Shqipëri për kompani fiktive ruse”.
Një takim tjetër mes McGonigal dhe Ramës, thuhet të ketë ndodhur edhe më 20 nëntor 2017 në Shqipëri.
Përveç detajeve nga aktakuza, edhe dy burime të tjera kanë thënë për mediumi “Insider” se McGonigal-i ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një shkrese elektronike të shikuar nga mediumi “Insider”, McGonigal-i e kishte përdorur adresën e tij zyrtare elektronike të FBI-së në përpjekje për të organizuar një takim mes Edi Ramës dhe një kompanie amerikane, të cilën Rama mendonte që ta angazhonte për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI-ja nuk ia kishte dhënë McGonigal-it miratimin për atë takim dhe takimi nuk ishte zhvilluar kurrë.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, duke mohuar lidhjet e duke thënë se ka nisur t’i bëhet gjyqi në “Big Brotherin” e politikës në Shqipëri.
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, - ka shkruar Rama.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment