2013-05-19

MODERNIZIMI DHE KULTURA SHQIPTARE

SAM_0535-1
Nga Ervin Shkulaku*/

Njeriu gjatё jetёs fiton dhe humbet shumё identitete. Kёto i pёrdor pёr tё identifikuar personalitetin nё shoqёrinё ku banon. Njё i ri pasi fiton tё drejtёn pёr tё studiuar nё universitet pajiset me kartёn e studentit qё pёrfaqёson identitetin si student, ose njё polic pasi e ndalon njё shofer automjeti kёrkon nga ai patentёn, qё pёrfaqёson identitetin e tij si shofer. Edhe shtetet kanё identitetet qё i pёrdorin nё situata tё ndryshme. Karta identifikuese qё pёrdorin shtetet ёshtё kultura. Njё student pasi pёrfundon proçesin e studimit pёrfundon dhe identiteti i tij si student prandaj ёshtё e rёndёsishme tё theksojme se çdo identitet ёshtё i ndryshueshem.dhe kultura ёshtё njё faktor i rёndёsishem nё pёrbёrjen e njё kombi.

Ç’ёshtё Kultura?

Fjala Kulturё nё gjuhen shqipe ka ardhur nga gjuha latine, “Cultura”. Deri nё revulucionin francez kuptimi i fjalёs “Cultura” ishte kultivimi i njё produkti buqёsor. Pёrpara fillimit tё revulicionit francez Voltiare, termin “Cultura” e pёrdori pёr njё person tё kulturuar e tё edukuar.[1] Kёshtu pёr herё tё parё termi “Cultura” merr njё kuptim tё ri. Edhe nё gjuhёn arabe termi “Hars” ose “Kultura” ka kuptimin e njёjtё si nё gjuhёn latine. Deri nё ditёt e sotme studiuesit i kanё shtuar kuptime tё ndryshme fjalёs “Kulturё”. Nё vitin 1950 antropologёt Kroeber dhe Clyde Kluckholn nё literaturёn amerikane dhe angleze kanё gjetur 150 kuptime tё fjalёs Kulturё.[2] Sot nё gjuhёn shqipe termi “Kulturё” pёrdoret nё buqёsi, mjekёsi, histori, nё pёrcaktimin e njё shteti. Nё mёnyrё te pёrmbledhur me kulturё kuptojmё tё gjitha zakonet, gjuha, besimi, traditat qё ka njё shoqёri. Edhe shoqёria shqiptare kёto cilёsi i ka patur qё nё antikitekt dhe pёrgjatё historisё kёto cilёsi kanё ndryshuar vetёm pjesёrisht dhe nuk kanё shkrirё pёrballe ndonjё kulture joshqiptare. Ka ndryshuar pjesёrisht sepse pёrgjatё historisё vazhdimisht bota ёshtё sunduar vetёm nga disa shtete tё fuqishme dhe kёto shtete nuk kishin mundёsi qё tё shkrinin kulturat e tё gjithё popujve. Por megjithatё kёto shtete me fuqinё, kanё ndikuar edhe nё pёrhapjen e kulturave tё tyre nё shtetet e vogla. Si pёr shembull perandoria Ottomane pasi pushtoi Ballkanin ka pёrhapur edhe kulturёn ottomane. Nё bazё tё studimit tё pёrgatitur nga studiuesi gjerman Osёald Spenger historia e njerёzimit ka kaluar nё tetё kultura ndikuese. Kёto kultura janё :

Kultura e Egjiptit.

Kultura e Babilonisё.

Kultura e Kinёs.

Kultura e İndisё.

Kultura e Romёs dhe Greqisё tё lashtё.

Kultura Arabe.

Kultura Meksikane.

Kultura Perёndimore ose Evropa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikёs.[3]

Kultura perёndimore njihet edhe me konceptin Modernizёm. Edhe fjala Modernizёm vjen nga latinishtja Modernus. Kuptimi i termit Modernizёm ёshtё “e Re” pra zvёndёsimi i njё subjekti me njё subjekt tjetёr. Çfarё ёshtё moderne dhe çfarё nuk ёshte moderne diskutohet shumё nga studiuesit dhe gjithashtu nё çfarё kohe ka filluar Modernizmi ёshtё e diskutueshme. Sipas studiuesit Jurgen Habermas fjala “Modern” ёshtё pёrdorur pёr herё tё parё nё shek.V nga pasuesit e fesё tё krishtёrё kundёr Romёs pagane. Kjo fjlalё ёshtё pёrdorur pёr tё dalluar fenё e krishterё nga feja pagane. Fjala “Modern” u pёrdor pёrsёri nё shek.XVII nga mbreti i Francёs Karli i Madh(charlemagne). Ai e pёrdori kёte fjalё pёr tё bёrё dallimin e Evropёs nga Lindja, saktёsisht nga Kalifati Arab.[4] Gjatё revulicionit Amerikan e Francez, modernizmi do tё theksohet edhe mё tepёr dhe do tё ketё rёndёsi nё rёnjen e ndikimit tё fesё tё krishterё nё Evropё dhe asimilimin e popullsisё indiane nё Amerikё. Kёtё periudhё nё vёndin e zotit do tё jetё Modernizmi qё pas revulucioneve do tё pёrhapet nё tё gjithё kontinentin europian. Modernizmi nuk u krijua nga kultura e njё populli tё vetem por ёshtё bashkimi i disa elementёve kulturorё tё popujve europianё. Nё kёtё periudhё shqiptarёt ishin tё pushtuar nga perandoria Ottomane dhe shqiptarёt megjithse e ruajtёn identitetin[5] modernizmi nuk pati shumё ndikim sepse ligjet Ottomane nuk e mbёshtesnin kёtё rrymё.

Me formimin e shtetit, shqiptarёt filluan edhe njё kapitull tё ri nё çdo aspekt. Amerika dhe Evropa e njohёn edhe e mbёshtetёn shtetin shqiptar prandaj dhe shqiptarёt do tё shkёputen nga ndikimi i kulturёs tё lindjes dhe do tё fillojnё tё njihen me kulturёn perёndimore. Kjo lёvizje e re e shqiptarёve ёshtё njё veprim i mirё dhe qё do tё ndikoje ne rinjohjen e kulturёs shqiptare nё perёndim. Pёr shёmbull programi i Fan Nolit ishte i mbёshtetur nё sistemin perёndimor. Por Noli do tё largohet nga Shqipёria pёr nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe nё krye tё shtetit shqiptar do tё vijё Ahmet Zogu. Ai nuk do ta drejtojё plotёsisht Shqipёrine drejt modernizmit Evropian dhe kultura shqiptare do tё jetё akoma nё ndikimin e kulturёs Ottomane. Pas largimit tё mbretit Zogu dhe me ardhjen e sistemit komunist nё pushtet pёr kulturёn shqiptare do tё jetё njё nga momentet me tё rёndёsishme tё saj brёnda territorit tё republikёs tё Shqipёrisё. Sistemi nga vetё ideologjia e tij totalitare ngre lart kultin e kulturёs. Emrat e qyteteve dhe krahinave u zvёndёsuan me emra shqiptarё, u ndalua me ligj pёrdorimi e emrave te huaj nga banorёt. U organizuan shumё festivale kulturorё dhe ankande folklorikё. Pavarёsisht nga kёto reforma nё kulturё siç e theksova edhe mё lart kultura shqiptare lulёzoj vetёm brёnda territorit tё republikёs sepse qeveria komuniste zbatoi rrugёn e vetizolimit me popujt e tjerё. Kjo do tё sjellё edhe mosnjohjen e kulturёs shqiptare nё arenёn ndёrkombёtare dhe mosndikimin e modernizmit nё shoqёrine shqiptare. Gjithashtu komunizmi ndaloi me ligj edhe pёrdorimin e fesё dhe duhet theksuar qё feja ёshtё nje faktor i rёndesishёm nё kulturёn e njё populli.

Nё kёtё kohё modernizmi ishte pёrhapur me hapa gjigandё pothuajse nё shumicёn e kulturave tё botёs. Njё nga mёnyrat qё u pёrdor nё pёrhapjen e modernizmit ishte kinematografia. Mё anё tё telenovelave dhe filmavё pёrhapej edhe kultura e modernizmit amerikan ose perёndimor. Nё vitin 1980 studiuesi Ien Ang bёri kёrkime pёr ndikimin e telenovelёs amerikane “Watching Dallas” dhe ai u shpreh : “Qё nga Turqia deri nё Australi dhe qё nga Hong Kong deri nё Britani, mё shumё se nё 90 shtete, pasi fillon telenovela rrugёt boshatisen dhe njerёzit rrinё para televizionit”.[6]

Kjo telenovelё bёnte propogandё pёr kulturёn amerikane edhe pёr tё mirat e saj. Vetёm pas 3 vitesh pra nё vitin 1983 ministri i kulturёs tё republikёs Franceze do ta shpallte kёtё telenovelё si simbol tё kulturёs amerikane dhe tё kapitalizmit. Pavarёsisht kёsaj, media nё kёtё formё krijonte edhe pika tё pёrbashkta pёr njerёzimin. Seriali komik i Charli Chaplin shikohej nё tё gjitha shtetet e botёs tё industrializuar dhe shtetet e botёs tё tretё. Pra pavarёsisht shtetit dhe kulturёs tё ndryshme, njerёzimi qeshte njёkohёsisht nё serialin e Charli Chaplin.

Pas rёnjes tё sistemit komunist nё vitet 1990 Shqipёria e ndryshoj qeverisjen e saj drejt demokracisё perёndimore. Drejt kёtij drejtimi filloi ndryshimin edhe kultura shqiptare. Pas viteve 90’ kemi emigrim masim tё shqiptarёve drejt Evropёs dhe Shteteve tё bashkuara tё Amerikёs. Nё kёto shtete shqiptarёt hasёn shumё vёshtirёsi nё integrim sepse kishin jetuar pёr 40 vjet nё njё kulturё tё ndryshme. Shumё emigrantё pa shikuar qytetet kryesore tё Shqipёrisё ose edhe vetё Tiranёn emigruan nga fshati direkt nё Romё, Paris, New-York etj. Prandaj ata hasёn vёshtirёsi nё kёtё kulturё tё modernizmit dhe shpesh herё ata u dorzuan para modernizmit duke punuar nё fushёn e krimit. Kjo solli edhe njё imazh tё keq tё kulturёs shqiptare nё perёndim. Por pas viteve 2000 ky imazh i keq ka filluar tё zhduket nё shtetet europiane sepse shqiptarёt kanё filluar tё integrohen nё kulturёn e modernizmit. Ky integrim ёshtё faktor pozitiv pёr emigrantёt sepse nё kёtё mёnyrё bёhet mё e thjeshtё jetesa nё shtetin ku banojnё. Por megjithkёtё ata nuk duhet tё harrojnё edhe kulturёn shqiptare, tё paktёn gjuhёn shqipe duhet ta kalojnё nё brezat nё vijim. Edhe kjo duket se po realizohet sepse gjatё viteve tё fundit janё formuar shumё shoqata shqiptare nё Evropё. Tani duhet qё emigrantёt ti mbёshtesin shoqatat shqiptare qё janё themeluar nё Evropё e Amerikё.

Pёr shqiptarёt qё qёndruan pas viteve 90’ nё Shqipёri hasёn shumё probleme. Shumё objekte kulturorё u vodhёn ose u shkatёrruan. Kёto veprime nxorrёn nё pah dobёsinё e edukimit qё kishte patur sistemi komunist. Me kёto shkatёrrime shohim ndryshimin e komunizmit me demokracinё. Deri nё vitin 2000 strukturat e qeverisё drejtoheshin nga figura qё ishin edukuar nё komunizёm prandaj treguan paaftёsi nё mbrojtjen e kulturёs sepse nuk kishin marrё edukim tё plotё nё komunizёm megjithse ata tani mbronin demokracinё por demokracia fitohet dhe nuk mёsohet pёrmёndёsh. Kjo mungesё e edukimit beri qё mё shpejt tё pёrvetёsoheshin elementёt negativё tё modernizmit nё shqiptarёt si : droga, prostitucioni dhe mё e keqja MOSLEXIMI I LIBRAVE.

Pas vitit 2000 megjithse ka patur evimente pёr ruajtjen e kulturёs shqiptare si psh. Festivali folklorik i Gjirkosatrёs, ose Maratona e kёngёs popullore, kёto nuk janё tё mjaftueshme. Themi nuk janё tё mjaftueshme sepse shumё qytet muze nuk po restaruhohen, po ndihet mungesa e krijimit tё muzikёs popullore shqiptare, mosbotimi i letёrsisё lirike dhe epike shqiptare si psh. tё Mujit dhe Halilit, nuk po bёhen pёrpjekje pёr gjetjen e objekteve kulturore shqiptare qё kanё humbur gjatё luftrave. Si psh. sot shpata e heroit tonё kombёtar gjendet nё Vienё.

Prandaj sot Shqipёria nё vitin 2012 duhet ta pёrkrahё modernizmin por duhet tё behet pjesё e tij dhe jo tё humbasё nё tё duke shtuar fjalё tё huaja tё panevojshme nё literaturёn shqipe, duke dёgjuar mё shumё muzikё tё huaj, apo duke rёnё pre e medias ndёrkombёtare e cila po ndikon edhe nё shtimin e divorceve. Ose nё vёnd tё kampionatit shqiptar shikohet mё shumё kampionati italian apo anglez. Kёshtu duhet tё marrim anёt e mira tё modernizmit tё cilat janё shumё dhe e para prej tyre ёshtё dёshira e leximit tё librave. Sot numri i librave nё Japoni ёshtё 20 herё mё i lartё se sa popullsia e saj. Ukrainasi me origjinё Izralite Gaugin thekson se pёr shkak tё kulturёs dhe zakoneve tona sot e gjithё bota e njeh popullin e Izraelit.[7]

Njё popull i prapambetur nёse elementёt e kulturёs nuk i pёrhap deri nё fshatrat mё te thella, ai popull do ta humbasё garёn me qytetёrimin ( M. Ghandi )[8]

*Student, dega Histori / Izmir:Turqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...