Mahatma Gandi është një ndër personalitetet mё mahnitëse tё shek. XX. Angazhimi i tij pa dhunё kundёr diskriminimit nё Afrikёn e Jugut dhe nё Indi dhe mёsimi i tij e bёjnё atё njё ndёr udhёrrёfyesit mё tё rёndёsishёm tё njerёzimit. Me veprёn e tij ai ka frymëzuar njerёz tё shumtё, siç ishte rasti edhe me aktivistin amerikan pёr tё drejtat e njeriut Martin Luter King. Martin Luter King. Mosdhënia e Çmimit Nobel pёr Paqe përbën një nga kapitujt mё tё errёt tё historisё sё Komitetit tё Çmimit Nobel.
|
Jeta dhe vepra: Njё tekst i zgjeruar merret me jetёn dhe veprёn e Gandit nё Afrikёn e Jugut dhe nё Indi.
|
Citate: Nё kёtё pjesё mund tё gjeni citate tё Gandit, ndёr tё tjera edhe për temёn e rezistenca pa dhunё, mosbindja civile dhe morali.
| ||
Sfond: Historia e Afrikёs sё Jugut dhe e Indisё pёrbёjnё sfondin e ndikimit tёGandit.
|
Materiale: Kjo pjesё pёrmbledh citate dhetekste mbi Gandin, ndёr tё tjerash ngaMartin Luter King.
| ||
Linklista: Nё kёtё faqe mund tё gjeni burime tё zgjedhura informative nё internet mbi Gandin.
| Citat |
I urrej privilegjet dhe monopolet.Kundёrshtoj çdo gjё qё s'mund tё ndahet me popullin.
[Mahatma Gandhi] |
Disa publikime statistikore tё Indisё britanike para 15 gushtit 1947 paraqesin situatёn e Gandit pas kthimit tё tij: 410 milionë banorё, prej tyre 281 milionë hindu, 115 milionë myslimanë, 7 milionë të krishterё dhe 6 milionë sikh përballë 150.000 anglezёve. Hindutë ishin ndarё nё 3.000 shtresa dhe nёnshtresa, mes tyre rreth 70 milionë nё tё paprekshёm dhe nё pasardhёs tё banorёve tё vjetёr autoktonë. Nёn administrimin britanik ndodheshin 310 milionë banorё, tё cilёt popullonin 2/3 e territorit. 1/3 e vendit me afro 100 milionë banorё ishte ndarё nё 565 principata; fliteshin 15 gjuhё dhe 845 dialekte. 85% e popullsisё analfabete dhe varfёria e papёrshkruar (...) pengonin pavarёsinё.
Gandi fitoi gradualisht mbёshtetjen e fortё tё popullsisё sё Indisё
Pas kthimit tё tij nё Indi, Gandi filloi të bënte publik qёndrimin e tij. Rezistencёn civile kundёr pushtetit tё pakufizuar anglez e tregoi i ashtuquajturi Marshi i kripёs i vitit 1930, me anё të tё cilit u thye monopoli shtetёror mbi kripёn dhe popullsia e Indisё pati lehtёsime ekonomike. Me rёndёsi pёr Gandin ishte t'u mësonte bashkëkombësve ta mposhtnin sundimin ushtarak britanik nëpërmjet njё fuqie tjetёr mё tё fortё morale. Ndërsa nё fillim, shumё aktivitete tё ndryshme paqёsore dёshtuan, ngaqë masat nuk bindeshin, me kalimin e kohës, Gandi arriti të fitonte njё mbёshtetje tё fortё tё popullit tё Indisё dhe ta forcojё vetёdijen e tij kombёtare.
Preferoi jetёn e thjeshtё dhe e bёri furkёn simbol tё kёsaj mёnyre jetese
Rruga e Gandit e ktheu atё prapё nё burimet e fuqisё sё besimit. Luftoi me pёrkushtim kundёr industrializimit dhe u mundua të mbronte veten dhe vendasit kundёr mendimeve perёndimore dhe mёnyrёs perёndimore tё jetesёs. Ai preferoi jetёn e thjeshtё, pjesë e së cilës ishte mёnyra vegjetariane e jetesёs, mjekёsisё popullore dhe higjiena. Furkёn e bёri simbol tё kёsaj mёnyre jetese dhe u premtoi bashkёkombësve tё tij, se pёrmes tekstilit tё tjerrë dhe thurur vetё do të krijonte industrinё fshatare, si luftё kundёr industrisё angleze tё tekstilit. Pas fillimit tё mbajtjeve tё fjalimeve publike, ai shpesh ulej mbi furkё, pёr tё demonstruar nё kёtё mёnyrё idenё e tij. |
Me trishtim tё thellё shihte grindjet mes grupeve tё ndryshme
Qёndrimi i Gandit pёr rezistencё pa dhunё mbetet amanet. Nё kёtё kontekst nuk duhet harruar se ai, nëpërmjet mёnyrёs sё tij tё njёanshme tё jetesёs dhe "tërheqjes nё jetёn e thjeshtё" i anashkaloi kёrkesat e kohёs dhe me kёtё pengoi njёkohёsisht vendimet politike tё njё njёsie shtetёrore, e cila duhet t'i pёrshtatej rrjedhёs sё kohёs.
Dramatik ishte edhe fundi i Gandit. Mё 30 janar 1948, Gandi, tё cilin poeti indian Tagore e kishte quajtur Mahatma (shpirti i madh), u vra nga plumbat e revolverit. Ai gjithë jetёn e tij luftoi pёr njё politikё pa dhunё. Me trishtim tё thellё shihtë grindjet dhe luftrat mes grupeve tё ndryshme para dhe pas shpalljes sё pavarёsisё. U pёrpoq tё ndёrmjetёsonte dhe i ftoi besimet pёr vёllazёrim. Dhjetё ditё para vdekjes sё tij, gjatё mbajtjes nga ana e tij tё njё mbledhjeje fetare shpёrtheu njё bombё. Pak ditё para vdekje vrasjes sё tij, Gandi tha: "Nёse do tё vritem nga plumbi i ndonjё tё çmenduri, atёherё do tё vdes duke qeshur. Tek unë nuk duhet tё ekzistojë inati. Zoti duhet tё jetё nё zemrёn dhe buzёt e mia, ndёrsa ju duhet tё me premtoni njё gjё: Nё rast se ndodh njё gjё e tillё, ju nuk duhet të derdhni lotё pёr mua. Shёrbimin tim ndaj njerёzimit unё nuk e kam filluar me lutjen e ndokujt, e nuk mund ta pёrfundoj me lutjen e askujt. Jam i tillё, siç mё deshi Zoti dhe veproj siç mё kёshillon ai. Lëreni tё bёjё atё qё do tё bёjë me mua. Nёse do, Ai mund tё mё vrasё. Unё mendoj se veproj ashtu siç mё urdhёron ai."
Lajmi pёr vdekjen e tij shkaktoi dhimbje nё mbarё botёn. Kombet e Bashkuara i ulёn flamujt nё gjysmёshtizё. Dhembja pёr tё u shpreh nga Vatikani deri nё Kremlin. Gandi mbeti udhёrrёfyes i madh nё botё.