2013-05-29

Samiti dështon për shkak të bojkotit për mosftesë Kosovës



Është anuluar Samiti i vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Njoftimin e ka bërë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov pas vendimit të disa shteteve si Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Kroacia për të bojkotuar këtë Samit rajonal.

Ai tha se Republika e Maqedonisë ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet dhe rregullat si kryesuese e përgjegjshme me këtë proces.

“Për fat të keq paragjykimet e vjetra ballkanike sërish erdhën në shprehje para mbajtjes së Samitit. Nuk do të lejoj që pas shpinës së Maqedonisë të thyhen këto paragjykime ballkanike. Sfidat duhet të zgjidhen me dialog jo me bojkot”, deklaroi presidenti Ivanov, transmeton REL.

Ai theksoi se vendimi për anulimin e Samitit ka të bëjë edhe me shmangien e manipulimeve të mundshme.
"Këtë vendim e solla që të mos manipulohen qytetarët e Maqedonisë si dhe qytetarët e shteteve të rajonit. Përfundimisht erdhi dita kur dikush duhet haptazi të pranojw se bashkëpunimi rajonal ndodhet para një sfide serioze”, deklaroi Ivanov.

Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ishte planifikuar të mbahet të shtunën, më 1 qershor në Ohër.

Kosova, nuk kishte qenë e ftuar të marrë pjesë në këtë Samit, me arsyetimin se ajo nuk është anëtare formale e kësaj nisme.

Në njoftimin e mëhershëm të lëshuar nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, thuhej:

“Në formatin e vërtetuar deri më tani, në të gjitha Samitet e proceseve për bashkëpunim në Evropës Juglindore, Kosova nuk figuron si anëtare formale. Republika e Maqedonisë po përcjell zhvillimin dhe implementimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë mes Prishtinës dhe Beogradit dhe pas konsultimeve do të ketë një qëndrim përfundimtar rreth kësaj çështjeje”.

Ivanov: Samiti dështon për shkak të bojkotit për mosftesë Kosovës

i Maqedonisë ka konfirmuar edhe zyrtarisht vendimin për anulimin e Samitit të Ohrit.
Në daljen e tij përpara mediave, Ivanov ka theksuar se shkak për këtë vendim është bojkotimi nga presidentet e vendeve fqinje, si pasojë e mungesës së ftesës për presidenten kosovare, Atifete Jahjaga.

Presidenti i vendit i ka uruar ndërkaq shumë sukses kryesuesit të radhës së Procesit të Vendeve të Evropës Juglindore, një forum rajonal ky ku aderojnë vendet e Ballkanit.

Paraprakisht, presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, bënë të ditur mospjesëmarrjen e tyre, për shkak të mospërfshirjes së Kosovës në këtë takim rajonal në nivel presidentësh.

Ivanov anulon zyrtarisht Samitin e Ohrit

Presidenti maqedon, George Ivanov ka bërë të ditur se Samiti i presidentëve e kryeministrave të rajonit që duhej të mbahej në fundjavë, është anuluar.

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, Ivanov ka thënë se Maqedonia nuk dëshiron të bëhet pjesë e proceseve ku ka veto dhe bojkote. Ai ka pohuar se dështimi i mbajtjes tregon realitetin e mosbashkëpunimit rajonal.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...