2013-06-01

SI E SHPALOSEM FLAMURIN TONE NE VUTHAJ (8 NENTOR 1968)

Nga Rexhep Dedushaj


6 Nentor 1968. Gazeta “Rilindja” me nje titull shume te madh lajmeronte se eshte lejuar perdorimi i lire i Flamurit tone ne krejte Jugosllavi!

Kishte dy muaj qe kisha filluar punen si mesues ne Drenoc te Klines,pasi kisha diplomuar normalen ne moshen 20 vjecare.



Ate dite, e premte, rreth ores nje pas dite posa isha kethyer nga puna,u takova ne korzo te Pejes me Binak Ulaj dhe vellezerit Zenel e Sylejman Ulaj te shoqeruar edhe me nje tjeter qe une s’e njihja. Si duket ka qene Xhafer Shatri – shok i Binakut. Sylejmani kishte me u martue te dielen, pra pas dy ditesh, nga Vrella e Istogut dhe miqte i kishin thene se nuk u’a japim nusen nese s’e bini Flamurin Shqiptar.


Pasi u pershendeten, Ulajt me pyeten se a e dija ku banonte REXHE GJONBALAJ – profesor i Gjimnazit te Pejes dhe me derguane t’a thrras sa me shpejt. Po u presim ne kafenene “Ballkan ” thane ata. Posa e kalova uren e zallit e takova Gjonbalajn,qe ishte nisur me dale ne qytet.Pasi u beme bashk, e takuam edhe Baqir Hotin, atehere korespodent i Rilindjes ne Peje, qe e kishte gazeten ne dore.Rexha i’a merr Rilindjen duke e pyetur:” A eshte lejuar ky flamur per krejt shtetin a vetem per Kosove?A mund ta cojme edhe ne Plave?”

“Per krejte Jugosllavi – tha Hoti dhe po patet “takat” e sillni edhe ne Plave ” dhe iku duke i’a lene Rexhes gazeten ne dore…

Te autobusi qe nisej per ne Guci e takuam nje ”funksionar” te komunes se Plaves; Rexha e pyeti: “A mund t’a sjellim kete flamur tek ju”,duke i’a treguar titullin e gazetes.

“Paj e kemi flamurin t’mireboll, e mos na nxirrni telashe” – tha i gjori! Rexha e shtyu e gati i’a pat thyer qafen ne dere te autobusit.

Shkuam ne kafe “Ballkan”.Pasi u pershendetem ,une fillova te largohem por Zeneli me tha: “Ulu edhe ti, se je nipi i CUNG TAHIRIT e duhet t’interesojne dhe ty keto pune “! Per here te pare e ndjeva ne menyre pozitive, bile krenare, se isha nipi i tij. Se deri ate dite ma kishin permendur ate emer ne kontekstin negative, se gjoja isha nip i tradhtarit te shtetit Jugosllav! Fjala ishte per ungjin (xhaxhain) e tim eti, (qe une e kisha quajtur Babe) te masakruar nga UDB-a se bashku me nipin e vet ISUF ZYMERIN, me 18 korrik 1951,ne Vuthaj. (Me gjersisht per ket lexo ne Gazeten “DIELLI” te muajve korrik-shtator 2011).

Ate dite i bluajtem tri ceshtje:

1.Nje zeri ishim qe ta shpjenim Flamurin ne Vuthaj, ne ate shpejtesi gjersa ishin malazezet e hutuar, se me vone filluan te nxirrnin probleme.

2 . Ulajt frigoheshin nga kryetari i atehereshem i komunes se Plaves -HASAN VUCETAJ, me te cilin kishin nje ngatrrese familjare.Une e kundershtova rreptesisht mundesine se Hasani tenton te hakmerret ne ate menyre duke e njohur karakterin e burrnine e tij vuthjane edhe Binaku mu bashkangjit.

3. Ishte frika ne mos Bajraktari i Vuthajve, i pa informuar me situaten, mund te mos pranonte ta merrte ate flamur!!

Nese s’e merr Muzlia, e merr Rexha i thane Gjonbales, gje qe ai nuk pranoj per shkak te nje problemi qe kishin pasur me pare ne mes vete, ata.

- E merr Rexhepi – tha Zeneli, eshte nip i Cung Tahirit e i takon. Jo e merr djali i Cungut, Salihi, se Rexhepi eshte i ri, tha nje tjeter.

- As Salihi, as une por e merr BRAHIM CALOKU, kundershtova une. Ka qene ne Goli Otok dhe pa i’a marr kryet s’mund i’a merr kush flamurin nga dora.

U muarem vesh qe te gjithe te takohemi ne shtepine e Ulajve ne Vuthaj, neser mbremje. Ashtu edhe ndodhi, posa u beme bashke e filloi dasma. Dual nje mesues ne Martinaj, Avdullah Vucetaj, e hapi nje qese me duhan ne dhome dhe tha: “Te fala keni nga Kryetari i komunes H.Vucetaj, u’a uron Flamurin Shqiptar dhe e keni te siguruar rrugen nga Gucia ne Cakorr “!



Gezimi s’kishte fund…!



Une fjeta ate nate tek Brahimi dhe e binda qe nqs frigohet t’a marre flamurin Bajraktari, atehere duhej qe t’a mbarte ai, gje qe e pranoi me kenaqesi.

Disa here e kam ndegjuar me vone Muzli Ramen ku thonte se eshte friguar mos eshte ndonje provokim per te por kur e ka pare Brahimin pas tij e ka dite se do t’ia marre e e ka marre vete Flamurin,qe valvitej per here te pare neVuthaj pas vitit 1945 – kur e kishin ndaluar ate. Dhe vazhdonte: Kur kam ra ne Guci, e kam par komandantin e milicise, mu ne fytyre, gati me ka shpetuar Flamuri nga dora, por e pashe Hasan Melin, kryetarin e Komunes me tre milic qe na tha ecni pas meje dhe me nje gazike ka shkuar para nesh deri ne Cakorr. Aty na ka prite edhe kur jemi kthyer e na ka percielle deri ne Vuthaj!!

Kur rame ne Peje, e lame autobusin ne zalle dhe u nisen ne kembe neper qytet, U ndalem ne sheshin para komunes dhe nga ana tjeter vinin shume dasmore te tjere me nje flamur shum te madh qe e mbanin dy veta te veshur me rroba kombetare. Ishte nje darsem aq e madhe dhe aq e hareshme sa s’kisha pare kurr asi gezimi. Tupana, surle dhe te shtena nga te gjitha armet e mundshme. Me kujtohet dikush i tha nje djalit nga Martinaj: “O caja gryken pushkes se po nai vret komunaret”!

Me kujtohet edhe nje detaj: Praf.Syl Dreshajt i’a ka dhene doren nje serb me shume pushtet asokohe ne Peje. E kur e kam pyetur Sylen per kete me vone me pati thene se ai serbi kur e kane ndaluar perdorimin e Flamurit tone ka pas thene kurr me s’do ta shihni ketu. E ate dit shume i nervozuar i’a uron Syles rikthimin e atij simbol qe ai e urrente aq shume. Ate dite ai katil e ka ndier ne shpirt se po e humbasin Kosoven.

E njejta ceremoni u u be ate dite edhe ne Vrelle ku e muarrem nusen dhe kur u kthyem ne Peje une u ndala aty se duhej te nesermen te shkoja ne pune. Pas ketij rastit Binaku s’mu ka ndare me. Si duket me kishte antaresuar ne nje organizate te veten ilegale me pseudonimin ” MESUESI” – sic thot ne nje interviste te veten Kadri Osmani: “Me ne ishte edhe nje mesues qe u largua vet”, Une s’isha larguar por ata rane ne burg e Binaku s’me ka zbuluar mua, Te tjeret s’kane dite kush jam une.

Asokohe Binaku m’i binte ca materiale: libra e gazeta si “Shqiperia e Re” psh. dhe une i dergoja ku me porositnin ata. Nga ai material kam lexuar shun: Romanin “Tradhtia. Shota e Azem Galica, Hasan Prishtina, Ushtima e Korabit”etj.



Kur dual Binaku nga burgu ( i denuar me 5 vite ne vitin 19 74) une dola me pare por kur u afrova tek shtegu ishte i ulur ne shkalle ma beri me krye qe jo. Une vazhdova rrugen e kur u ktheva ne Peje kuptova se te gjithe ata qe kishin shkuar t’a vizitojne ne krye me Prof.ISA DEMAJN nga Rugova kishin rene ne burg.






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...