Rigoberta Mençu nga Guatemala fitoi nё vitin 1992 Çmimin Nobel pёr Paqe si e para përfaqësuese e popujve indigjenë dhe fituesja mё e re nё historinё e dhënies sё tij. Dhёnia e Çmimit indianes Quichéishte shumë i kontestueshёm. Qёndrimi i saj mbi rezistencёn e dhunshme nё vendlindjen e saj Guatemalё, shtet i cili bёn pjesё nё vendet me shkelje mё tё mёdha tё tё drejtave tё njeriut, pёr disa kritikё nuk ishte i qartё sa duhet. Suksesi i autobiografisё sё saj tё publikuar nё vitin 1983 "Yo, Rigoberta Menchú" jo vetёm qё ka tёrhequr vёmendjen e bashkёsisё ndёrkombёtare mbi gjendjen katastrofike nё Guatemalё, por ajo shёnoi edhe fillimin drejt njohjes sё tё drejtave tё popujve indigjenё nё të gjithё botёn.
|
Jeta dhe vepra: Prindёrit dhe njёri vёlla u vranë nga ushtria, dy vёllezёr vdiqёn tё rinj nga varfёria - Rigoberta Mençu u arratis nё Meksikё.
|
Citate dhe fjalime: Pёrveç fjalimit me rastin e ndarjes sё Çmimit Nobel, nё kёtё pjesё është nё dispozicion ndёr tё tjera edhe njё intervistё me Rigoberta Mençu.
| ||
Sfond: Historia e Guatemalёs qё nga kolonizimi spanjoll e deri nё regjimet e padrejta moderne pёrbёn sfondin e jetёs dhe veprёs sё Rigoberta Mençusë.
|
Materiale: Portrete tё shkurtra dhe raporte shtypi, kryesisht të vitit 1992, bёjnё tё qartё rёndёsinё e indianes quiché, e cila edhe sot lufton pёr tё drejtat popujve indogjen.
| ||
Linklista: Nё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informative nё internetmbi Rigoberta Mençu Tum, pёr t'ju lehtёsuar kërkimin nё internet.
| Citat |
"Rigoberta Mençu angazhohet nё vendin e saj, nё kontinentin amerikan dhe nё të gjithё botёn pёr paqe dhe pajtim, pa marrё parasysh linjat ndarёse etnike, kulturore dhe sociale." [Sejersted, kryetar i Komitetit tё Çmimit Nobel 1992]
|