Desmond Tutu hyri nё historinё e shek. XX si njё nga figurat kyçe tё luftёs pёr mposhtjen e regjimit racist tё apartedit nё Afrikёn e Jugut. Sanksionet qё kёrkoi vazhdimisht nga bashkёsia ndёrkombёtare kundёr Afrikёs sё Jugut kontribuan nё njё masё vendimtare nё gjunjёzimin e regjimit tё padrejtё.Kryepeshkopi Tutu ka luajtur dhe luan edhe pas mposhtjes sё apartedit rol tё rёndёsishёm nё procesin e mundimshёm tё mundjes sё tё kaluarёs dhe pajtimit nё vendin e tij. Çmimi Nobel pёr Paqe iu dha nё vitin 1984.
|
Jeta dhe vepra: dy tekste merren me personalitetin, jetёn dhe rёndёsinё e Tutusë nё luftёn kundёr aparteidit nё Afrikёn e Jugut.
|
Citate dhe fjalime: Pёrveç pёrmbledhjes sё citateve, nё dispozicion gjenden edhefjalimi me rastin e marrjes sё Çmimit Nobel, intervista dhe letra e famshme e Tutusë dёrguar kryeministrit.
| ||
Sfond: Sfondi i jetёs dhe ndikimit tёTutusë pёrbёhet nga sistemi i apartedit nё Afrikёn e Jugut, tё cilit nё D@dalos i ёshtё kushtuar njё temё e veçantё shtjelluese.
|
Materiale: 3 artikuj shtypi nga vitet 1984, 1985 dhe 1998 sqarojnё rolin e Tutusë nё luftёn kundёr aparteidit dhe si kryetar i Komisionit tё Pajtimit nё Afrikёn e Jugut.
| ||
Linklista: Pёr të lehtёsuar kërkimin, nё kёtё faqe pёrshkruhen disa burime tё zgjedhura informative nё internet mbi Desmond Tutunë.
| Citat |
I kundёrshtoj tё dyjat: dhunёn e atyre qëmbajnё njё sistem tё padrejtё dhe dhunёn e atyre që duan ta rrёzojnё atё.
|
Kёrkesat minimale tё tij ishin:
1. Tё drejta tё barabarta pёr tё gjithё.
2. Heqja e ligjeve diskriminuese tё pasaportave tё Afrikёs sё Jugut. 3. Sistemi i pёrbashkёt arsimor. 4. Ndalja e shpёrnguljes sё dhunshme tё zezakёve nga Afrika e Jugut nё tё ashtuquajturat homelands. |