2013-06-01

GJAHU I EULEX-IT NDAJ LUFTËTARËVE TË UÇK-SË !?

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimeve dhe akt- akuzave që ka ngritur EULEX ndaj disa prej drejtuesve të luftës së UÇK-së.
K._Terrnava_186776
Në një deklaratë për shtyp thuhet se: “Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe NATO-n. Qeveria e Republikës së Kosovës ndërton dhe mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime që mbrohen nga ne dhe bota demokratike.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së”.

Një ditë më parë policia e EULEX-it arrestoi ish- komandantin e UÇK-së, njëherësh kryetar i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Sahit Jasharin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun e Hysni Thaçin. Ata akuzohen për krime lufte


Gjahu ndaj komandantëve

EULEX-i është vënë në gjah të komandantëve të UÇK’së. Misioni Europian për Rend dhe Ligj po heton 101 raste të krimeve të luftës, ku prej tyre 36 raste janë për krim të organizuar dhe 42 të tjera për korrupsion. Organizatat e ish-luftëtarëve thonë se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca nuk kanë bërë asgjë për t'i mbrojtur vlerat e luftës së fundit.


Ambasadori Selimi sot para gjykatës
Para pak ditësh, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi kishte kontaktuar me miqtë e tij në Prishtinë dhe i kishte pyetur për rrezikun e arrestimit të tij nga EULEX-i nëse kthehet në vendlindje.
Në këtë formë, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Shefi i TMK-së, i cili ka kaluar qindra herë kufirin me Shqipërinë edhe në kohë lufte, pesëmbëdhjetë vite më po ndihet i rrezikuar të vizitojë Kosovën.
Rasti i Sylemjan Selimit është vetëm njëri prej më shumë se njëqind hetimeve tjera që janë duke u zhvilluar për krime të luftës. 

EULEX konfirmoi se Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë është duke i hetuar edhe 101 (Njëqindenjë) raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës. 

"Prokurorët e EULEX-it momentalisht janë duke hetuar 101 raste të krimeve të luftës, përfshirë hetimet që janë në fazën preliminare. Deri më tani, nga kolegjet gjyqësore ku gjykatësit e EULEX janë kryesues dhe pjesëmarrës, janë shpallur 27 aktgjykime në raste të krimeve të luftës", thuhet në përgjigjen e EULEX-it .

Sidoqoftë, një ish-komandant tjetër i UÇK-së po ballafaqohet me drejtësinë qe dhjetë vite nën akuza për krime të luftës. 

Fatmir Limajt i ishte ngritur aktakuza për krime të luftës në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpall i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Atij përsëri i është riaktualizuar e njëjta akuzë dhe tash po përballet përsëri me rigjykim nën akuzën për krime gjatë kohës së luftës. 

Pas arrestimit të fundi të Limajt, Kryeministri dhe Lideri i PDK'së, Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të EULEX-it, por prej atëherë më nuk ka folur për këtë temë. 
selimi
“Kjo nuk është drejtësi, ky është turp. Kjo është fyerje që na bëhet në këto ditë feste”, kishte akuzuar Thaçi Misionin e BE'së. 

Tani, në Qeveri dhe as në PDK nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë. 
"Qëndrimi i PDK-së ka qenë gjithmonë i ditur për këto procese. Vlerësimet që janë dhënë më herët s'kam nevojë t'i përsërisë", thotë Musmurati, i cili mban pozitën e Zëvendësministrit në kabinetin qeveritar. 

Megjithëkëtë, organizatat që mbrojnë veteranët dhe ish-pjesëtarët e UÇK'së deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për t'i mbrojtur njerëzit që e kanë bërë luftën. 

"As Qeveria, as Kuvendi dhe as Presidenca, jo pak, por nuk kanë bërë asgjë për t'u ndalur persekutimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Muharrem Xhemajli i Veteranëve të UÇK-së. 

Për dallim prej krimeve të luftës, EULEX-i më pak prioritet i ka dhënë luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. 

Tri herë më pak se për krimet e luftës, EULEX po heton për krim të organizuar, ndërsa vetëm 42 raste po i heton për korrupsion. 

"Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 36 raste të krimit të organizuar, dhe 42 raste të korrupsionit. Deri më tani janë shpallur 37 aktgjykime në raste të korrupsionit, dhe 20 aktgjykime në raste të krimit të organizuar", njofton EULEX'i. 

Në këtë situatë, Muharrem Xhemajli i veteranëve thotë se Misioni i BE-së më shumë do t'i ndihmonte Kosovës sikur të zbardhte krimin, korrupsionin dhe vrasjet politike të pasluftës e jo të "merren me luftën e pastër të UÇK-së". 

"Edhe për të mirën e popullit të Kosovës do të ishte sikur EULEX-i të punonte në hetimin e dukurive të pasluftës si korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet politike dhe jo të merren me luftën e drejtë të UÇK'së", propozon Xhemajli. 

Ai ka propozuar të miratohen ligje, me të cilat përcaktohet fati i njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës. 

"Institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye, është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës", ka shtuar ai. 

"As shumë, as pak, këta pushtetarë s'kanë bërë asgjë për ish-luftëtarët", ka thënë Xhemajli. 


Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodheshin në arrest shtëpiak qysh më 25 maj, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Komuna e Skënderajt reagoi menjëherë pas arrestimit të Sami Lushtakut nga ana e EULX-it.

Nëpërmjet një reagimi, Komuna, të cilën e udhëheq Lushtaku, thuhet se ish-Komandanti i Zonës së Drenicës po hetohet padrejtësisht. 

“Me shqetësim ka marrë lajmin për ngritjen e hetimeve për krime lufte nga EULEX, ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku", thuhet në komunikatë. 
Komuna Skënderaj kundërshton arrestimin e kryekomunarit, Lushtakut
Sipas Skenderajt, Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka qenë komandanti UÇK-së Zonës së Drenicës dhe kontributi i tij në luftë çlirimtare ka qenë i madh, në shërbim të Luftës për çlirim dhe në mbrojtje të popullatës civile në Drenicë dhe më gjerë. 

"Mision i luftës së tij për çlirim nga okupatori serb, ka qenë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Me aktivitetin e tij z. Lushtaku ka ndihmuar në vazhdimësi popullatën e Drenicës në momentet më të vështira dhe llogaritet si një ndër heronjtë e gjallë të luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Komunës. 
foto
Arrestimet janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve të premten vonë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, i cili mban edhe postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

“Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se do të apelojë këtë vendim të hënën në Gjykatën Supreme.

Paraburgim për “Grupin Drenica”

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Grupi i Drenicës të paraburgoset për 30 ditë, kështu raportojn mediat.

Po të njëjtat burime thotë se të gjithë të dyshuarit e "Grupit te Drenicës" do të paraburgosen dhe ende nuk i është komunikuar as avokateve mbrojtës të të akuzuarve.

Por, Arianit Koci, avokati i Sami Lushtakut thotë se atij nuk i është dërguar asnjë lloj vendimi.

“Megjithëse ka kaluar ai afati kohor prej 48 orësh mua nuk më është dërguar asnjë lloj vendimi”, thotë Koci.

Ndryshe, zyrtarët e EULEX-it kanë qenë të pa kontaktueshëm për ta konfirmuar apo mohuar këtë lajm.

Shtyhet për të hënën vendimi për “Grupin e Drenicës”

Gjykata e Apelit ka vendosur të publikoj vendimin për “Grupin e Drenicës” të hënën.

Burime të mediave kanë thënë se gjyqtarët nuk e kanë përfunduar në tërësi vendimin dhe e kanë lënë ta publikojnë të pas tri ditësh.

“Vendimi publikohet më 3 qershor”, ka thënë ai.

Gashi: Presim vendimin e gjykatës deri në fund të ditës

Ka kaluar afati ligjor prej 48 orësh për sjelljen e vendimit nga Gjykata e Apelit lidhur me ankesën e mbrojtjes kundër aktvendimit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për gjeneral Sylejman Selimin dhe bashkëluftarët e tij.


Tom Gashi, avokat mbrojtës i Selimit, tha për transmetuesin publik, se pret që deri në fund të ditës të sotme të punës të njoftohet për vendimin Gjykatës së Apelit.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, dhe të tjerëve t’u ndërpritet arresti shtëpiak, kurse prokurori Maurizio Salustro, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Zeqir e Jahir Demaku, Sahit Jashari, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si grupi i ”Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...