2013-05-27

DY PENAT SHQIPTARE



Prof.dr.Rasim Bebo


Dy djem tё rinj, Dritero Agolli dhe Ismail Kadare, u rritёn, u edukuan, u shkolluan me kulturё tё lartë nё Bashkimin  Sovjetik  dhe e filluan aktivitetin bashkё me P. K.Sh. e me udhёheqёsin e saj Enver Hoxhёn.


                      Dritero Agolli  dhe Ismail Kadare 
Ata shkruanin pёr jetёn e re, pёr njeriun e ri, pёr luftёn e klasave, pёr diktaturёn e proletarjati, luftёn civile, pёr eleminimin e figurave “reaksionare” dhe nuk flitnin pёr pushkatimet, burgjet dhe internimet, pёr pёrhapjen e sigurimit deri brenda familjes. Shkruanin pёr Titon, Stalinin, Maocedunin e tj. volume pas volumesh botoheshin brenda dhe jashtё atdheut. Fjalёt e bukura rjedhshmёria e pёrsosur e gjuhёs shqipe u pёrhap anё e kёnd botёs. Kjo ёshtё meritё e kёtyre dy figurave pёr gjatё kohёs pas Luftёs sё Dytё Botёrore deri sot.

 
Enver Hoxha,Ramiz Alia dhe Fatos Nano

Pёrpara se tё hynim nё demokraci, aty para vitit 1990, ndodhi vizita e parё e familjes Strauss. Shansin pёr tё realizuar njё hop tё ri në Shqipëri, e kanё pasur katёr njerёz: Ramiz Alia, Ismail Kadare, Sali Berisha dhe Fatos Nano. (E. Z., “Iliria”, 21-12-06. Ky shans u krijua nё vitin 1985, pas vdekjes Enver Hoxhёs.
 Sali  Berisha 
 Nё qoftё se Ramiz Alia do tё pranonte rrugёn e ndjekur ngaTensiao Pini nё Kinё, atëherë do tё kishte futur nё burg tё shoqen e Enverit me gjithë pasuesit e saj mё besnikë. Ndёrkohё do tё fillonte reformёn në bujqёsi etj.

Por Ramiz Alia u step, duke u justifikuar, se e ndalonte kushtetuta. Straussi i tha: ”Se edhe kalaja ka njё deriçkё qё del nga prapa saj”. Nga pikpamja strategjike, kjo pёrputhej jo vetёm me interesat afatgjata tё Shqipёrisё, por edhe me ato tё fuqive perёndimore.

 “Ti do tё jesh i pari nga liderёt e vendeve lindore qё do trokasёsh nё dyert e Europёs, dhe ajo me siguri do tё mirёpresё!” i shpjegoi Alisë atёherë ish kryeministri i Bavarez. Por Ramizi shkoi drejt kolapsit nё vitet 1990-1991.

Nё atё kohё iu dha shansi Ismail Kadaresё ta udhëhiqte vendin nё drejtimin, ku populli kishte aq dёshirё tё shkonte drejt-Europёs. Emri i tij ishte nё kopertinen e librave mё tё lexuara tё asaj kohe dhe ndёrkohё pёrmendej aq shumё si udhёheqesi i ardhshёm i Shqipёrise nё tubimet e mёdha tё dhjetorit 1990.

 Por Kadare zgjodhi poltronёn e kryeintelektualit në Paris, në vend tё barrёs sё udhёheqёsit të popullit të tij.
Nёn drejtimin e Ramiz Alisё, atё vend e zuri Sali Berisha nё mars 1992 dhe nё vitin 1997 erdhi nё fuqi Fatos Nano.

Kёta kanё patur tedencёn pёr tё ngatёrruar shtetin ligjor me shtetin e kontrolluar personalisht prej tyre. Njё ditё ata do tё largohen pёrfundimisht nga politika. Dhe dhёntё Zoti qё nё krye tё punёve tё Shqipёrisё tё dalё njё udhёheqёs qё do tё realizojё njё hop tё ngjashёm me atё qё realizoi shekullin e kaluar Ahmet Zogu. Kohёn e fundit kanё ndodhur dy evenimente tё mёdha pёr vendin tonё dhe ju dy zotёrinj tё ajkёs sё kulturёs nuk keni marrё pjesё nё tre mbledhjet e Shqatës: “Qendra e Studimeve Pellazgjike”.

Nё Tiranё mё 15-4-2011 dhe 21-10-2011. Nё Paris mё 2-1-2012. Kjo Shoqatë ka si qёllim kryesor studimin e qytetёrimit pellazg dhe tё vlerave tё tij. Kёtu fillon pika kulminante e urrejtjes greke pёr kundra pellazgo-shqtptarёve, se zbulohen tё vertetat e manipulimeve.

 Po kёshtu as u interesuat pёr rezolutёn çame qё qeveria e Tiranёs, nga presioni i grekut nuk e miratoj pёr tё dytёn herё.

 Njё bashkëkohёsi juaj i privilegjuar po ashtu si ju, Koço Dano, u tregua atdhetar i vёrtetё, i kёrkoi qeverisё dhe parlamentit qё tё miratonte rezolutёn çame, se Çamëria ёshtё tokё shqiptare dhe nese nuk e miratonin, atёhere duhet tё thonin, rroftё Napolon Zerva...

Dr. Noel Malcolm
Dr. Noel Malcolm botoi librin: “The Cam Albanians of grecee – A documentary Stori” (Shqiptarёt Çamё tё Greqisё – tregim i dokumentuar), i cili shpalos tё dokumentuar tragjedin Çame, informon opinionin ndёrkombёtar mbi krimet qё ushtroi Greqia ndaj shqiptarёve tё Çamёrisё.

Ndёrsa ju, Dritero dhe Kadare heshtët se jeni pasardhёs tё Enver Hoxhёs qё groposi Kosovёn dhe Çamёrinё dhe ju vazhdoni me hirin e tij edhe nё demokracinё komuniste.

Nё kёto dy dekada qё kaluam, asnjёrit nuk i nteresonin kujtimet e Agolli tё njё niveli tё ulёt komunist fanatik: “I cili kujton mё 5 nёtor 2011 si u hoqёn prangat e sigurimit nga duarte e tij” Kёtu ka filluar enciklopedia e vёrtetё, kur pa pritur e pa kujtuar drejtori i Punёve tё Brёndёshme tё Tiranёs nё mёnyrё mё konspirative, u vendosi autoriteteve gishtin mbi emrin e Agollit, qё do tё thoshte se atё e prisnin prangat dhe se nuk do te vendosej nё atё forum. (Fjala pёr t’u zgjedhur antar i pleniumit tё K. P. tё Tiranёs) ...
Hysni Kapo 

Nё tё qindёn e sekondёs dhe kjo marrje fund, ishte reagimi i vetё Hysni Kapos, duke deklaruar shprehjen se asgjё nuk e pengon Dritero Agollin pёr tё qёnё nё listёn e njerёzve qё do tё pёrfaqёsojnё autoritetin mё tё lartё politik tё kryeqytetit”. (Shkruar në “Standard”).

Euforia. Dritan Hila shkruan: “Çfarё ёshtё Kadareja për mua! Disa letra tё nisura dikur nga shkrimtari Ismail Kadare bashkёshortes sё Enver Hoxhёs ... rizgjuan nervin e saj tё thashёthemeve.

 Ёshtё çasti ideal qё mediokёr, punёkoti, shkarashkrues, cmirёzinj, megallomanё, vesexhin, tashmë... ka kohё qё zvetёsohen, ... Çfarё ka qёnё Kadareja pёr ne si komb, dhe unin e secilit shqiptar...

 Njё Ismail Kadare si ky qё kemi, e që e quajmë se ёshtё pasuri botërore, se ështё ndёr pak gjёrat e vyera qё ky popull ka nxjerё nё njё qind vjete pavarёsi. (Illyria 8-10-2012, f. 28).
Elvira Dones

Elvira Dones thotё: “Jemi shumё pak kritik ndaj Ismail Kadaresё. Duhet tё pushojmё sё adhuruari nё mёnyrё kaq tё pёrulur, atё dhe punёn e tij”.

Sul Starova shkruan: “Nacionalizmi shqiptar, qё nga fillimi i shek XIX e deri nё ditёt e sotme, ka njё karakter islamofobik, qё pasqyrohet qartё te veprat e Kadaresё.

Prof. Dr. Vedat Shehu
Orientalizmi i tij dhe mёnyra se si ai e pёrhap islamofobinё nacionaliste tek llojet e tjera tё ksenofobisë, ёshtё pёr tu çuditur dhe pёr t’u alarmuar”. (interneti). Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “...analizat e Kadaresё, kёtё radhё duket sikur bashkё me krimin nё Ballkan, tregojnë me gisht edhe kriminelet: klika politike sёrbe dhe greke qё janё nё njё aleancё politike pseudo ortodokse tё fshehtё anti shqiptare. ...

 Kjo aleancё e nёndheshme ka si synim strategjik eleminimin e kombit shqiptar. (Forwarded Message 18-8-2011).

Ismail Kadareja mё 3 mars 1992, nё njё debat nё “Le Figaro” na thotё se: Islamizimi ёshtё njё fatkeqёsi kombёtare e shqiptarёve. Islamizimi ёshtё njё nga pengesat kryesore qё Shqipёria tё integrohet nё Perёndim”. (Forumi horizont 28-12-2002).

Tё njёjtёn gjë thotё dhe historiani grek Eleftherias Nikollaidhis: “Islamizimi pёrbёn rrezikun vdekjeprurёs pёr kombin grek”. (Janine 1979). Kёshtu bashkohen nё njё mendje pёr t’i shёrbyer “Megali Idesё”.

Ismail Kadare kur u intervistua nga revista “Noor” nё Francё tha: “...Edhe para ardhjes sё turqёve nё ishim mёsuar me bashkejetesёn e dy besimeve tё krishtera.

Mё pas u bёnё tri besime, s’kishte arsye tё ndryshonin. ... Sot nёpёrmjet fesё sё Islamit, Turqia pёrpiqet pёrsёri tё ndikojё dhe tё modifikojё konceptin tonё tё jetёs sociale. Perandoria otomane duket se po vjen nё njё tjetёr formё”. Ju zoti Kadare citonit, se Hajnrih Bel ka thёnё: “Gjuha ime ёshtё djepi im”.

 Kuptohet qe djepi dhe kombi janё njё. (“Illyria” “Ne diktature ... ”, 20-5-2013, f. 24).

Z. Ismail Kadare, unë, artikullshkruesi ju pyes? Si do tё ishte harta politike sot nё Ballkan, sikur ne shqiptarёt do tё vazhdonim tё luteshim nё kishat sёrbe tё Savёs dhe nё kishat greke nё gjuhёn e kёtyre dy kombeve?!

A do tё ishin asimiluar prej tyre?

Shqiptarёt u bёnё myslimanё pёr tё ruajtur individualitetin dhe indetitetin e tyre kombёtar.

 Prof. George Shtadtmuller thotё: “Islamizimi tek shqiptaret nuk ishte religjioz, por i llojit juridik dhe ekonomik”.

 Z. Kadare, ju shkruani me penёn tuaj tё artё: “...Prej 20 vjetёsh shoqёria shqiptare pёrpiqet tё ndёrtojё indetitetin e saj kulturor, social e politik, qё i pёrshtatet.

Por pamvarёsisht mjaft rindёrtimeve tё xhamive a po tё kishave, unё nuk shof ndonjё ndryshim tё rёndёsishёm nё zakonet e bashkёpatriotёve tё mi”. (po aty me 20-5-2013, “Illyria”, f. 24)

Ndalo Z. Kadare!. Nё kёto 20 vjet qё folёt ju, Prof. Agim shehu jep alarmin se greku po e kthen Shqipёrinё e Jugut nё arkivol dhe ёshtё gati t’i vёrё drasёn e varit pёrsipёr, ndёrsa shoku i juaj Agolli shprehu shqetёsimin se ka frikë mos vdes shpejtё dhe i marrin eshtrat e trupit tё tij, pёr ushtarё grekё...
Prof. Dr. Eshref Ymeri Thotё: “...

 Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit grekokaragjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё, nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para 0pinionit ndёrkombёtar. “(Janullatosi guvernator grek nё Tirane”, 7-9-2011).

Ai ka pregatitur me kohё mbi 145 priftёrinj tё grigjёs sё tij. Ata kanё braktisur shqiptarizmin. Ata kanё shkelur mbi gjakun e martirёve ortodoksё shqiptarё tё masakruar e tё vrarё nga Janullatosit e mёparshёm.
Janullatosi urdhёron tё mbushёn sarkofagёrt me eshtrat e shqiptarёve pёr ushtarё grekё.

 Tani numurohen rreth pesё qendra “varrezash” rreth tyre po ngrihen kisha, manastire, hotele luksoze, po kthehen nё vende pelegrinazhi e tubime të sillogjeve “vorio-epirote”.

 Do tё konsiderohen si “tokё e shёnjtё greke”, si “vende tё heroizmit grek” si “Tabu greke”. Ju Zoterinj Agolli dhe Kadare, që nuk shkruani, dhe nuk e bёni problem tё madh kombёtar kёtё deshqiptarizim tё vёrshimit grek nё Shqipёri, por heshtni siç hesht qeveria shqiptare me Akademinë e Shkencave dhe jeni bёrё palë me grekun, gjallë ose vdekur qofshi, keni marrё vulёn e turpit dhe dënimin kombëtar.

Gjokё Gjonlekaj shkruan: “Pёr pothuejse tri dekada, Ismail Kadare ёshtё kandidat serioz pёr Çmimin Nobel. Shkrimi i parё kundёr tij u botua nё pranverёn e vitit 1997 nё revistёn amerikane “The Weekly Standard”.

Autori Stephen Swartz nё shkrimin e tij i bёnte thirje Fondacionit Nobel, qё Ismail Kadaresё tё mos i jepej Çmimi Nobel. Më 6 nёntor 1997 Noel Malcolm botoi njё shkrim nё revistёn e madhe letrare amerikane: “The New York Reviev of Books” kundёr Ismail Kadaresё.

Ai e cilesonte Ismail Kadarenё si shkimtari mё i madh i botёs komuniste pas Solzhenitsy-it, ndёrsa nё paragrafin e dytё e krahasonte me Zhdanovin. Pёr botimin e poemёs “Mёsuesit e Atit” (Stalinit) pёrkthyer nё anglisht, botuar kur ishte 18 vjeç.
Kristo Frashëri.JPG

       Kristo Frashëri dhe Arben Puto


Nga Nebil Çika lexojmë: “Nё shkojmё nё pёrvjetorin e 100 tё pavarёsisё kombёtare me njё histori tё falcifikuar... Nuk besoj se ka shqiptarё tё pranojё pretendimin se Kristo Frashёri, Arben Puto, Ismail Kadare, Dritero Agolli etj., qё mund tё jenё ftuar nga Akademia, janё mё tё mirё apo mё tё pranueshёm se i pa ftuari Qosja.

Nё raport me historinё janё tё gjithё “qose”, pёr shkak se veprat e tyre intelektuale i kanё shёrbyer nё mёnyrёn mё kriminale diktaturёs dhe diktatorit. ...

Po pranuam Puton nё tribunёn e pёrvjetorit tё pavarёsisё, do tё pranojmё edhe Haxhi Qamilin si patriot, por edhe gjyqin spcial tё Enver Hoxhёs, ku ai ishte dëshmitar, jo si krim, po si drejtёsi.

Po pranuam Kristo Frashёrin, kemi pranuar edhe historinё e falcifikuar tё Shqipёrisё, ku xhaxhai i diktatorit tregohet si firmёtar i pavarёsisё. Po pranuam Kadarenё, duhet te pranojmё “rrёnjёt e partisё” apo faktin qё firma e Enver Hoxhёs “ishte vetёtimё”.

 Po pranuam Agollin, do tё pranojmё edhe gjithё krimet e Lidhjes sё Shkrimtarёve, ku ai ishte pёr njё kohё tё gjatё kryetar etj. (Lajme Ditore, 4-7-201). Shqipёrisё nuk i kanё munguar Figurat kombëtare që nё kohёn kur konsolidohej shteti shqiptar, luftonin pёr tё zёnё vend nё Lidhjen e Kombeve dhe kundra ushtrive dhe propagandёs serbo-greke.

Fan S. Noli dhe Faik Konica


Flamurin pёr mbrojtjen e kombit e rrёmbyen: Noli, Konica, Tromara, Peci, Petro Nini, Çekrezi e shumё tё tjerё.Sot, nё kёtё situatё kritike pёr gjatё dy dekadave, qeveria shqiptare ka arritur në tradhtinё mё tё lartё qё i pranon grekut se Çamёria nuk e kziston dhe pranon revanshin e emisarit të saj Janullatos qё rrinё kёmbёkryq nё Tiranё dhe një ditë do tё kёrkojё se Shqipёria nuk ekziston dhe ta quajё tokё greke, siç po e quan Shqipёrinё e Jugut.

Sanmi Repishti dhe Eshref Ymeri

Sot plejadёn e vjetёr e kanё zёvёndesuar figurat noliane si: Prof. Dr. Eshref Ymeri, Prof. Dr. Vedat Shehu, Prof. Dr. Sami Repishti, Prof. Agim Shehu Gjeneve. Prof. Dalan Luzaj, Prof. Ruben Avxhiu, Prof. Dalip Greca, Prof. Dr. Mathieu Aref. Prof. Dr.Fatmir Terziu, Prof. Flori Bruqi, Prof. Ajet Nuro. Nё Shqipёri: Prof. Lutfulla & Liljana Peza, Mjeshtёria e Madhe Vilhelme Vranari, Reshat Kripa etj.

Agim Shehu, Dalan Luzaj ,Ruben  Avgjiu

Me publiçistikёn e tyre bёjnё tё ditur gjёndjen e atdheut, qё greku pasi e ka uzurpuar kishёn noliane kёrkon tё uzurpojё Shqipёrinё.


Dalip Greca , Mathieu Aref,Fatmir Terziu

Nёse tenton sipas fjalёve tё greko-nazistit Kosta Papas, që Shqipëria është toke greke dhe do ta sulmojë me forcat ushtarake, atёhere e kanё pёr tё pësuar sipas mёsimit qё morën nё betejёn e Izmirir 1919-1923, qё u shpartalluan nga plumbi, zjarri dhe deti.


Flori Bruqi
Agim Shehu Thotё: “Shkretёtira dёgjon gjёmimet mbi tё edhe kur duket se nuk ka veshё. Koha qё vonon aq sa diçka anёsore humbet, diçka tjetёr brenda saj e pjek mё mirё. Pёr Atdhenё zёri i tij nuk ёshtё lutje lotёsh pёr gjёra tё vogla, por ёshtё klithmё qё kullon gjak. (Fisnikëria “Helveto - Ilire”.

Prof.Dr.Luftulla dhe Liljana Peza.

Reshat Kripa  dhe Vilheme Vranari

Pёrderisa kёto dy firma, Agolli & Kadare, i puthin dorёn Guvernatorit Janullatos si dikur Enver Hoxhës me teserёn e PS nё xhep, vazhdojnё si antikombёtar nё shpirt dhe pёr kёtё mallkuar qofshin!



 Addison Çikago maj 2013

Rasim Bebo.jpg
.

Prof.dr.Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.




0

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...