Dr. Martin Luter King i Riu ёshtë njё ndër personalitetet mё tё rёndёsishme tё shek. XX. Luftёn e tij tё suksesshme pa dhunё kundёr diskriminimit tё zezakёve nё SHBA, King e zhvilloi i frymëzuar nga ideja dhe metodat e Gandit. Nё vitin 1964 fitoi Çmimin Nobel pёr Paqe. : |
Jeta dhe vepra: Kёtu mund të gjeni tё listuara dhe tё lidhura me pjesёt e tjera tё kapitullit dhe me informacione mё tё zgjeruara momentet mё tё rёndёsishme tё jetёs sё M. L.Kingut.
|
Citate dhe fjalime: Pёrveç pёrmbledhjes sё vogёl tё citateve, nё kёtё pjesё gjenden dhe dy fjalimet mё tё njohura tё Kingut, sё bashku me njё test pёr dёgjim, të cilin mund ta shkarkoni në kompjuterin tuaj.
| ||
Sfond: Pёrveç kronologjisё sё shkurtёr përlёvizjen e tё drejtave tё njeriut, kjo pjesё ofron edhe informacione themelore tё zgjeruara pёr kuptimin e ndikimit tё Martin Luter Kingut.
|
Materiale: Kjo pjesё pёrmbledh tekste mbiKingun, veçanёrisht njё tekst tepër të rekomandueshёm tё Prof. H. Grosse mbi rёndёsinё e Martin Luter Kingut pёr ne sot.
| ||
Linklista: Nё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informacionesh nё internet mbi Martin Luter Kingun.
| Citat |
"Errësira nuk mund ta dёbojë errёsirёn;vetёm drita mund ta bёjë kёtё. Urrejtja nuk mund ta dёbojë urrejtjen; vetёm dashuria mund ta bёjë kёtё."[Dr. Martin Luther King Jr.]
|
Ai nuk e kishte idenё se ky qytet do tё bёnte qё jeta e tij tё pёrjetojnte njё kthim vendimtar
Martin Luter kishte fatin tё shkonte nё shkollё dhe tё studionte. I vendosur, ai pёrgatitej pёr jetёn. Pas pёrfundimit shkёlqyeshёm tё studimeve ai vendosi tё punonte nё Montgomeri. Ai nuk e kishte idenё se ky qytet do tё bёnte qё jeta e tij tё pёrjetonte njё kthim vendimtar.
Montgomeri, kryeqytet i Alabamas, i cili shtrihet nё pjesёn jugore tё SHBA-së, asokohe vuante nga tensionet racore gjithnjё nё rritje. Prifti i ri i kishёs baptiste u bё dёshmitar i provokimeve tё pandёrprera, tё cilat i pёrjetonte çdo ditё nё rrethin e tij. Kingnuk erdhi i papёrgatitur nё kёtё gjendje. Qysh gjatё studimeve, ai kishte ndjekur me vёmendje problemet e popullsisё zezake nё vend. Vëmendja e tij përqendrohej edhe në ndryshimet strukturore, nisjen e tё cilave e shihte si tepër tё domosdoshme pёr bashkёjetesёn nё vend. Rol tё rёndёsishёm nё kёtё drejtim luajtёn pёr tё tё dhёnat për jetёs dhe veprёs sё Gandit. King ishte i bindur se dhuna shkakton domosdoshmёrisht dhunё. Metoda e vetme e suksesshme pёr zgjidhjen e problemeve shoqёrore nё Amerikё iu duk rezistenca paqёsore. Gjatё angazhimit tё tij, King u bazua tёrёsisht nё mёsimin e Jezu Krishtit. Pёr zbatimin nё praktikё ai pёrdori metodat e mёsimit tё Gandit.
Shpejt erdhën konfliktet. Nё Montgomeri, mё 1 dhjetor 1955, ndodhi një ngjarje pothuajse e pёrditshme. Nё njёrin nga autobusёt e shumtё tё transportit tё punёtorёve nga puna pёr nё shtёpi ndodhej edhe Roza Parks, rrobaqepёse. E lodhur nga puna pushonte e ulur nё një ndenjёse të autobusit. Pёr arsye se pjesa e rezervuar pёr udhёtarё tё bardhё ishte mbushur, shoferi i urdhёroi zezakёt t'u lironin tё bardhёve vendet e tyre dhe tё qёndronin nё kёmbё. Tre udhёtarё zezakё respektuan urdhёrin; ata me sa duket ishin mёsuar me sjellje tё tilla. Roza Parks ishte tepër e lodhur. E qetё por e vendosur nuk e respektoi urdhёrin e shoferit. Shoferi thirri policёt, tё cilёt e çuan Rosa Parks nё rajonin e policisë dhe e paditёn.
Njё rast i pёrditshёm, por kёsaj here me pasoja. Popullsia zezake vendosi ta bojkotonte firmёn e transportit (Bojkotimi i firmёs sё autobusёve) dhe tё kёrkonte tё drejta tё barabarta. U shpërndanë ftesa pёr njё miting tё madh. Shumica e pjesёmarrёsve kishin vendosur tё filloningrevёn. President i iniciativёs qytetare u zgjodh prifti i ri Dr. Martin Luter King, i cili propozoi zhvillimin nё mёnyrё paqёsore tё grevёs.
Mё 21 dhjetor 1956 rifilloi nё Montgomeri pёr herё tё parё shfrytёzimi i autobusёve nga zezakёt
Sot ёshtё interesante tё lexosh pёr vullnetin e popullsisё zezake tё Montgomerit gjatё bojkotit, tё cilёt nuk e kishin problem se ishin pa autobusё: nё kёmbё dhe me biçikleta; nё shoqёri udhёtimi dhe vetura private mbajtёn nё funksion linjat e nevojshme.Njё vit mё vonё u mor vendimi i gjykatës së lartё nё dobi tё lёvizjes greviste. Mё 21 dhjetor 1956, nё Montgomeri rifilloi pёr herё tё parё shfrytёzimi i autobusёve.
Martin Luter King ishte angazhuar me pёrkushtim nё pozitёn e tij si president. Gjatë njё atentati me bombё në shtёpinё e tij gjatё kohёs sё grevave u rrezikua jeta e tij dhe e familjes sё tij. Gjithnjё e mё shumё zezakё, pas kёtij akti filluan të kёrkonin fillimn e njё konflikti tё armatosur. King shprehej para masave tё emocionuara: "Problemin nuk mund ta zgjidhim duke ju pёrgjigjur dhunёs me dhunё."
Kudo ku demonstrohej, King ftohej pёr predikime dhe fjalime. Ai vazhdonte ta ushtronte me vendosmёri detyrёn e tij, duke zgjuar interesin e dёgjuesve dhe duke forcuar vetёdijen e tyre pёr rezistencё paqёsore. Fitorja nё Montgomeri e kishte forcuarlёvizjen pёr tё drejtat qytetare. Tani kishte ardhur koha të kёrkonin respektimin e tё drejtave tё zezakёve nё tё gjithё vendin.Pika kulminante u arrit nё gusht tё vitit 1963 me marshimin paqёsor nё Uashington. Me qindra mijёra njerёz i ishin pёrgjigjur ftesёs.
Mitingu u organizua nёn qiell të hapur. Martin Luter King mbajti njё fjalim nё kёtё demonstratё tё veçantё dhe që pati ndikim nё Amerikё. Kushtetutёn dhe Deklaratёn e Pavarёsisё King i krahasoi me njё çek tё bardhë, i cili nuk ёshtё nёnshkruar nga popullsia zezake dhe që ёshtё vulosur me vulёn "Pa mbulesё". "Por ." Me thirrjen "Freedom now" (...) King kritikoi brutalitetin policor, ndalesёn e punёsimit nё institucione publike, kufizimin e tolerancёs, ndarjen racore dhe mohimin e tё drejtёs sё votёs.Fjalimin e tij e pёrfundoi me fjalёt tashmë tё njohura anembanё botёs: "Ёndёrroj ditёn kur nё brigjet e Xhorxhias, bijtё e ish skllevёrve dhe pronarëve të tyre do tё ulen sё bashku me ne nё tavolinёn e vёllazёrimit. Ёndёrroj që njё ditё, edhe vetё shteti iMisisipit i cili zjen nga padrejtёsia dhe shtypja, do tё shndërrohet nё njё oaz tё lirisё dhe drejtёsisё. Ёndёrroj që katёr fёmijёt e mi tё vegjёl, njё ditё tё jetojnё nё njё komb, i cili nuk do tё trajtojë sipas ngjyrёs sё lёkurёs, por sipas karakterit tё tyre. Kjo ёshtё shpresa jonё. Dhe bindja ime ёshtё se do tё kthehem pёrsëri nё jug, bashkё me besimin se njё ditё, malin e dёshpёrimit do tё mund ta shndёrrojmё nё njё shkёmb tё shpesёs."
Martin Luter King nuk e pёrjetoi fitoren e tretё
(...) Lёvizja pёr tё drejtat qytetare u bё gjithnjё e mё e suksesshme. Ligji për tё drejtat qytetare i vitit 1964 ndaloi çdo lloj diskriminimi nё institucionet, qё ofrojnё ushqim, banim, argёtim apo benzinё. Kushdo që provon se ka përfunduar . Ndalohet çdo lloj diskriminimi nё fushёn e punёsimit dhe angazhimit.
Nё vitin 1965 u miratua njё ligj tjetёr, i cili u zgjeroi zezakёve tё shteteve të Jugut mundёsinё e pjesёmarrjes nё zgjedhje.Martin Luter King nuk e pёrjetoi fitoren e tretё. Mё 10 prill 1968 u pranua projektligji, i cili shpallte pёrfundimin e diskriminimit gjatё shitjes sё shtёpive dhe gjatё lёshimit me qira tё banesave.
Lajmi pёr atentatin ndaj Dr. Martin Luter Kingut tronditi botёn
Bota e kishte ndjekur me vёmendje rrjedhёn e ngjarjeve nё Amerikё. Kjo doli nё pah gjatë dhënies . Me rastin e pjesёmarrjes nё dhënien e çmimit Martin Luter Kingut dhe gruas sё tij , ata vizituan edhe disa qytete tё tjera evropiane ku folёn rreth lёvizjes pёr tё drejtat qytetater dhe pёr idenё e rezistencёs paqёsore.
Lajmi pёr atentatin ndaj Dr. Martin Luter Kingut mё 4 prill 1968 tronditi botёn. Kishte ardhur nё Memfis pёr tё marrё pjesё nё njё miting tё madh pёr tё drejtat qytetare. Ndёrhyrjet e policisё kundёr punёtorёve zezakё tё mbeturinave kishin shkaktuar indinjatё tё thellё. King nuk e pёrjashtonte mundёsinё e vdekjes sё dhunshme. Kjo megjithatё nuk e pengoi nё angazhimin e tij pёr bashkёvendasit e shtypur. Ai ishte i bindur se njё ditё diskriminimit racor do t'i vinte fundi.
"Bashkё me Martin Luter Kingun vdiq edhe parimi i rezistencёs paqёsore. Tё besosh se akoma ёshtё i mundur shpёtimi i tij do tё ishte vetёmashtrim." Kёto fjalё tё rёnda i shkroi pas vdekjes sё tij njё gazetar. Shtimi i numrit tё konflikteve tё armatosura duket se i jep tё drejtё kёtij gjykimi. Por nё rast se do të dёshtonte kёrkesa pёr të hequr dorё nga dhuna? Ideja e saj nuk duhet tё vdesё.