2013-05-22

Ester Naomi Perquin (Holandë, 1980) - Disa poezi, përkth. nga S. Guraziu





Disa ditë më parë në një "newsbrief" të Poetry International njoftohej që nga 11 deri 15 Qershor 2013, në Rotterdamse Schouwburg mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i 44-ti i radhës, ku janë ftuar dhe do prezantohen mjaft poetë nga mbarë bota, si psh. John Ashbery, Ken Babstock, Ester Naomi Perquin, Daniel Bănulescu, James Byrne, Kwame Dawes, Adonis, Elke Erb, Jan Glas, Karinna Alves Gulias, Roland Jooris, Ilya Kaminsky, Liu Waitong, Michèle Métail, Emmanuel Moses, Qin Xiaoyu, Mustafa Stitou, Yang Lian, Knut Ødegård etj.
Sa për veten (në holandisht e anglisht) gjatë javës u "njoha me dosjet" e pothuaj të gjithë poetëve të sipërpërmendur, me këtë rast përzgjodha dy-tri poezi të poetes holandeze Ester Naomi Perquin... dhe me të cilat ju përshëndes.

përzemërsisht, sguraziu


Ester Naomi Perquin (Holandë, 1980) - Disa poezi, përkthyer nga S. Guraziu

...çdo gjë akoma ishte nga uji dhe rëra.
Aq e ulët qe toka ku ëndrrat
duhej ta preknin qiellin, aq bosh horizonti -
ata me sytë ngulitur deri në ditën e tyre të re...



ARKITEKTËT

Sot dëgjuar se si dikur ata si fëmijë
shpesh veç e ëndërronin një qytet,
përgjatë një shtegu me baltë kulla ndërtonin
me atë çfarë kishte në cep a në hendek.

Asnjëri atëherë për grinë nuk mendoi,
e të madhes boshësi të zymtë në të cilën
ne i humbisnim shenjat, muret
ku asnjë dorë pikëpamje nuk ofronte.
Askush nuk i sforconte lakoret
në ballinat e ndërtesave për zyrat.

Çdo gjë akoma ishte nga uji dhe rëra.
Aq e ulët qe toka ku ëndrrat
duhej ta preknin qiellin, aq bosh horizonti -
ata me sytë ngulitur deri në ditën e tyre të re.


GJATË HËNËS SË PLOTË

Mund ta shoh atë, siluetë e
një burri në dritaren e banjos.
Ai merret me diç në atë dritë.

I lyen me sapun nofullat
dhe pastaj me një brisk
e rruan ujkun nga fytyra e vet.


SHEMBULL

Në një ditë të vetme mund t'i bësh të gjitha: të dashurohesh në një burrë,
të buzëqeshësh dhe të tallesh me veten disa herë, të reflektosh mbi
bardhësinë e dhëmbëve, fytyrën ta studiosh
sikur vetë të ishe ai dhe hop sheh lart për të të parë ty.

Vetja mund të të duket e shëmtuar ose e kundërta, dhe pyet veten për jashtë
(puth diku, anipse njëkohësisht kokën tënde vetë me duar mban),
ji zemërgjerë sa i përket formaliteteve që vetë i shpik
- ku jeton ai, ku punon, në cilin bar pi -
leksion vetes për vegëzat e mundshme,
si indiferencë akoma pa formë, e pazhvilluar.

Mund t'i falësh vetes keqardhje për ditën kur për njeriun
për keqardhje u zhyte në dashuri.

Mund dhe të të shkrepë: padyshim, s'ka asnjë alternativë
për këtë përjetësi të përshkuar fals
me reduktimin e saj në një ditë të vetme.


© 2007, Ester Naomi Perquin - Nga: Servetten halfstok, Publikues: Van Oorschot, Amsterdam, 2007
Përktheu nga holandishtja: © S. Guraziu, Maj 2013
Ars Poetica - http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=334

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...