Virion Graci
Ashtu si në letërsinë që shkruan dhe në lexime, Virion Graci nuk mund të largohet nga proza. Romani amerikan i Roth apo Bolanjos janë libra që ai i veçon mes librave që ka lexuar gjatë vitit që shkoi. “Nga leximet në gjuhën shqipe për vitin e kaluar do të veçoja disa kulme: Dy romanet e Philip Roth ‘Del Hija’ dhe ‘Inati’, ‘Ylli i largët’ dhe ‘Nokturnet e Kilit’ të Roberto Bolanjos (prej tij lexova në anglisht dhe ‘Detektivët e egër’ dhe ‘2666’, nobelisten Herta Muller, kujtimet e jashtëzakonshme të një mjeku italian që kishte ngelur në Shqipëri deri në vitin 1948, ‘Lufta ime shqiptare’. Këtë vit kam rilexuar shkrimtarin Koço Kosta, me romanin ‘Ata të dy dhe të tjerë’, si dhe lexova romanin e tij më të ri ‘Absurd’, një roman brilant”, thotë Graci. Librat që ai përmend janë ato që kanë qëndruar gjatë në mendjen e tij… “Librat e sipërpërmendur janë me të vërtetë ndër ngjarjet më të bukura që kam përjetuar unë si lexues, në krejt jetën time. Dhe, për nder të këtyre librave të mrekullueshëm detyrohem të shtoj, përderisa i përmend si ngjarje në jetën time shpirtërore, se prej disa dhjetëveçarësh lexoj, madje lexoj me etje. Janë libra që nuk do resht së menduari për ta”, thotë ai.