Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/20

Roberto Ciai - Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes

Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë, disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë, apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje. 

Njeriu-qe-i-shpetoi-jeten-duces


Por ky roman di sidomos të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konflikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh….

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...