S. Guraziu (Ars Poetica Blog, 23 Maj 2013) Reporteri në lajmet e RTL7 komentoi dhe sqaroi për rreth 1 minutë, duke përdorur si ndihmë një grafikë të animuar, se si krijohen tornadot! Por mua më iku shpejtë, pata përshtypjen nuk e kapa kënaqshëm "shkencën" e thjeshtësuar sa s'ka... të tornadove. Më vonë vendosa të kërkoja diç në Internet, si "ndihmë ekstra" për t'i kuptuar tornadot (ashtu kot - si shkas pra qe rasti në Oklahoma të ShBA, dhe lajmet e freskëta lidhur me njerezit, fatet dhe shkatërrimet atje). Ndër të tjera gjëra të shumta si infosh... aty përzier më doli një grafikë e gjelbër e Dubait modern. Pakëz u çudita për aq shumë "gjelbërim" në Dubai! Hm... sa shpejtë na qenka gjelbëruar Dubai, dhe prapë ashtu kot klikova mbi foton e vogël. E di tani çdo-e gjithsecili kush, besoj unë, të gjithë dimë për ndërtesën më të lartë të botës, për Burj Khalifa-në e Dubait, për "çmendurinë" si rokaqiell, e cila ndërtesë na doli të mos jetë dhe aq marramendëse për gjithkend. E kam mendjen tani tek ai aktori amerikan Tom Cruise, dhe tek "ecja e tij pingul" xhamave të asaj ndërtese! Pra i pata parë dhe unë vitin e kaluar (apo kur ishte, saktë nuk e di tani ;) disa skena gjatë filmimit të Mission Impossible. Kur u hap tutje fotoja e madhe kuptova se ishte nje lloj "parodizimi grafik" me ndihmën e artit digjital (nga një artist i quajtur Jonas de Ro). Fillimisht kujtova të jetë grafika e tij një lloj mjeshtërie e manipulimit fotografik me veglat digjitale (ndonëse, me zhvillimet e kohëve më të reja të artit digjital, edhe fotomanipulimi është një lloj arti në vete, patjetër kjo). Por jo, nuk doli ashtu. Meqë Google ofron aty për aty një galeri të gjatë (deri në dysheme) të versioneve dhe fotove lidhur me subjektin e kërkimit, hapa dhe një skedar tjetër për ta paralelizuar sadopak "veprën" e artistit de Ro me njërën nga fotot reale, të përafërt me punën e tij. Nuk përputheshin mjaft gjëra, as "skyline" e qytetit nuk përputhej, grafika e tij me mjaft detaje më tepër i përkiste imagjinatës, e sidomos flora e bujshme... prandaj dhe ndjeva keqardhje që për pak desh hyra në hakun e tij artistik. Fotot që i krahasova po i bashkëngjes këtu më poshtë. Por dhe diç tjetër lidhur me Dubain, një foto që deri pak më parë nuk e kisha vënë re, se si më çuditi bukur shumë. Më ktheu pothuaj 20 e kusur vite mbrapa në kohë. Fotoja e fundit për të cilën e kam fjalën ishte bërë nga lart... nga maja e Burj Khalifa, madje më duket nga maja e asaj antenës (apo çfarë duhet të jetë ajo shtylla), me të cilën shtyllë së bashku i arrijnë 828 metra, obobooo afër 1 kilometër - mrekulli arkitekturale e vërtetë! Më kujtohet në Zagreb të Kroacisë se si "habitesha" dikur me imagjinatën e një artisti të zhanrit fantastik, me një tabllo sci-fi të Jim Burns (atëherë akoma jo aq, por tashmë shumë i njohur dhe famoz). E admiroja përspektivën e asaj tablloje, e admiroja vizionin dhe secilin detaj... si përshfaqje e "futuristikës" në një kornizë. Por në fakt nuk ishte aspak "futuristikë" ose ishte, na paska qenë një "futuristikë afatshkurtër"! Nga 1989 (kur Burns pati bërë pikturën The Long Run) deri në v. 2009 (kur Burj Khalifa qe shpallur e përfunduar) i bie të kenë kaluar 20 vite. Dhe ja, duke i bashkëngjitur grafikat e fotot, ato flasin më bukur dhe mbase ia dilni sadopak ta keni më të "afërt" përshtypjen dhe impresionin tim! Besoj edhe ju lehtë do ta vëreni ngjashmërinë mahnitëse mes realitetit të sotëm dhe të artit fantastik të dikurshëm, që konsiderohej "sci-fi". Ja dhe një dëshmi, si fakt që ne veç jetojmë në "futuristikën", paçka se disa gjëra janë relative sa i përket termave, natyrisht! Jonas de Ro - Dubai Ruins (art digjital) Jim Burns - "The Long Run", 1989 |
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...