Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/23

Nazmi Mustafit e të tjerëve 13 vjet e gjysmë burgim


Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtorë të akuzuarit në “Rastin Mustafi”, duke u shqiptuar atyre dënimin prej 9 vite e 6 muaj burgim. Siç raporton KTV, Nazmi Mustafi është shpall fajtor për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Reshat Zherka e Xhelal Zherka shpallen fajtorë për ushtrim ndikim dhe nxitje të shpërdorimit të detyrës zyrtare . Vëllezërit Zherka dënohen me nga 4 vjet burgim dhe nga 10 mijë euro gjobë. Ndërsa Mirela Ndoci shpallet fajtore për ndihmë në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dënohet me 6 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Prokurori i rastit ka kërkuar që vëllezërve Zherka t`iu vazhdohet paraburgim deri në aktgjykimin përfundimtar për shkak të rrezikshmërisë së arratisjes.

Për shkak se Mustafi është treguar bashkëpunues me Gjykatën, prokurori ia ka lënë trupit gjykues të vendosë për paraburgimin e tij. Ndërsa Nazmi Mustafi ka thënë se ai gjithmonë e ka respektuar gjykatën dhe do të vazhdojë ta respektojë.

“Unë nuk kam nevojë të largohem askund. Ende e ndjej veten të pafajshëm. Jam në gjendje të paraqitem para gjykatës sa herë një gjë e tillë të më kërkohet”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...