Itzhak Rabini, njёri ndёr personalitetet mё tё rёndёsishme tё shetit të Izraelit, para se tё bёhej politikan, shёrbeu 27 vjet me radhё si ushtar. Ndryshimin vendimtar nga hero lufte nё figurё simbolike tё procesit tё paqes nё Lindjen e Afёrme e mori nё momentin kur u zgjodh pёr herё tё dytё kryeministёr i Izraelit. Sё bashku me ministrin e tij tё jashtёm Shimon Peresin luftoi pёr paqen, duke bashkёpunuar me shtetet dhe politikanёt, kundёr tё cilёve kishte udhёhequr disa luftëra. Pёrshёndetja historike mes Jasir Arafatit para Shtёpisё sё Bardhё nё Uashington shёnoi fillimin e procesit tё paqes.Qё tё tre, Rabini, Peresi dhe Arafati, u shpёrblyen nё vitin 1994 me Çmimin Nobel pёr Paqe.
|
Citate dhe fjalime: Kemi zgjedhur tri fjalime tё rёndёsishme tё Rabinit: Fjalimin e tij tё fundit, atё tё Çmimit Nobel mё 1994dhe fjalimin me rastin e nёnshkrimit tё marrёveshjes sё parё mes Izraelit dhe palestinezёve mё 1993.
| |||
Sfond: Sfondi i jetёs dhe veprёs sё Rabinit është historia e Izraelit dhe Konflikti nё Lindjen e Mesme.
|
Materiale: I njohur u bё fjalimi i pёrmotshёm i mbesёs sё Rabinit, të cilin mund ta gjeni gjithashtu nё kёtё pjesё.
| ||
Linklista: Pёr ta lehtёsuar kërkimin tuaj, nё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informative nё internet mbiRabinin.
| Citat |
"We should not let the land flowing with milk and honey, become the land flowing with blood and tears."
[Yitzhak Rabin]
|