2013-05-26

Eksluzive në Floripress:NUK DUHET DHE NUK ËSHTË DASHTË ME PREK ATY KU NUK PREKET !

Foto: Dibran Fylli ..













Dibran Fylli, regjisor, ish pjesëtar i UÇK-së, i burgosur nga UNMIK-u





Aktakuzat e “prokurorit” Salustro, janë kryekëput të përgatitura në “kancelaritë” e Beogradit që nga koha e sundimit Unmikistanezo-serbo-çetniko-rus

NUK DUHET DHE NUK ËSHTË DASHTË ME PREK ATY KU NUK PREKET !

Disa herë e kam potencuar, shkruar e diskutuar situatën dhe veprimet skandaloze të UNMIK-ut që kanë qenë në dëm të UÇK-së, të pjesëtarëve të saj dhe të luftës së drejtë çlirimtare, duke e nxjerr një thënie që më është kundërshtuar nga shumë veta se; “...e kemi luftuar dhe e kemi larguar një armik të përbetuar nga trojet tona, e na erdhën 100 armiq tjerë që po shiteshin si “miq” me emrin UNMIK...”, por tash, edhe pas largimit të tyre nga Kosova, puna dhe veprimet e amanetet e tyre plot fytyrmarre, po jetësohen me ndihmën EULEKS-it, që institucionet kosovare i ftuan vet, ua zgjaten mandatin e do t’ua zgjasin edhe jetën nëse nuk e shqyrtojnë mirë e drejtë pozicionin dhe mandatin e tyre.




Ky far misioni ndërkombëtar me emrin EULEKS, po na prek në histori, po na prek luftën e lavdishme çlirimtare, po na i prek celulat e para të UCK-së, këta far tipash “kaubojxhi”, po mundohet ta denigrojë luftën heroike të popullit shqiptar, luftë të cilën e bënë bijtë dhe bijat më të mira të kombit shqiptar.
EULEKS-i nuk është gjë tjetër veçse një armë në duart e Qeverisë serbe, por ama duhet ta dijë edhe EULEKS-i edhe mbarë Evropa se, “kush thërret erën korr furtunën”.
Këta farë Euleksoviqet që po i kryejnë porositë e Beogradit, katërmbëdhjetë vjet pas çlirimit nuk po ndalojnë t’ua marrin lirinë e çlirimtarëve. Nuk po ndalojnë punën sipas diktatit serb për përndjekjen e çlirimtarëve në forma të ndryshme, ndërkohë që nga Serbia nuk po kthehen as mbetjet mortore të bijve dhe bijave të Kosovës.



EULEKS-i po e mban varur edhe lirinë e Kosovës, po e bën bekimin e enklavizimit të Kosovës si dhe me bekimin e tyre vazhdon të jetë e ndarë edhe Mitrovica.
Këta far tipash “kaubojxhi”, nuk është dashur të prekin aty ku nuk preket! Kjo stuhi “gjah” i tyre mbi çlirimtarët është turpi më i madh i një misioni ndërkombëtar që ka qenë, e nuk është më, i mirëpritur në vendin tonë.
EULEKS-i nëse vazhdon kështu, me diktate serbe e me argatët e dreqit si salustroviqët, dikmartoviqët e karladelpontoviqet, do ta destabilizojnë situatën dhe do të kthehen kokulur e me turp prej nga kanë ardhur, sepse popullit po i afrohet fundi i durimit.

 Sylejman Selimi e pesë të tjerë sot para gjyqit

Populli i ka dashur dhe vazhdon t’i nderojë e respektojë çlirimtarët. Ata ishin shpresa dhe fati i tyre, ishin dhe janë bijtë e bijat e tyre që luftuan për liri e çlirim të atdheut.
Çlirimtarët  mund t’i arrestoni, mund t’i burgosni e mund t’i akuzoni ata sepse ua kemi besuar mandatin ekzekutiv, por ata do të dalin të pafajshëm, sepse janë të pafajshëm. Do të jenë të  lirë sepse luftuan për liri. EULEKS-i me ndihmën e Salustroviqit mund të fabrikojë dëshmi e dëshmitarë të rrejshëm sa të dojë, mund t’i paguajë që të flasin kundër komandantëve, ushtarëve dhe luftës çlirimtare, por nuk duhet harruar se gënjeshtrat nuk zgjasin, populli thotë: “Rrena i ka këmbët e shkurta” dhe kryesorja është se populli shqiptar dinë dhe donë t’i mbrojë heronjtë e vet dhe nuk do të lejojë që të nëpërkëmbët lufta e drejtë dhe e lavdishme e UÇK-së nga turli turli prokurorësh që vijnë të na sjellin “drejtësi” në vendin tonë.
Dikush që është i verbër mendërisht, ndoshta mund t’i gëzohet kësaj situate, por nuk duhet harruar se e ka gabim, sepse sikur të ishin vrarë këta çlirimtarë në luftë, sot do të thurnim lloj-lloj epitetesh, këngë e lëvdata. Ata po akuzohen si kriminel lufte e jo si keqqeverisës pas lufte! Sepse për këtë të fundit as që di e as që dua ta di! E di dhe jam i sigurt se janë dhe do të mbeten çlirimtarët e kësaj toke.
Populli e dinë mirë se Evropën nuk e zë malli për ne, sepse është po ajo që na ndau në pesë shtete. Ajo nuk do të mund ta ndalojë bashkimin e kombit shqiptar. Historia do ta bëj të vetën. Zoti është me në.
EULEKS-it - PËR FUND TË FUNDIT

Foto
Gjatë kohës së luftës, është e vërtet se ka pasur: keqtrajtime, dëbime, burgosje, luftë , krime, masakra e deri edhe dhunime, por duhet gjetur keqbërësit, duhet kërkuar kriminelët e vërtet, e ata nuk është vështir me i gjetur sepse faktet i keni para hundëve. Ne u kemi afruar fakte me bollëk, duke filluar nga ato dokumentare ekskluzive në mediat vizive e deri të ato që i keni dhe i lexoni çdo ditë nëpër faqe të internetit nga vet kriminelët serb, sepse ata, duke menduar se do ta shfarosin popullin shqiptar e duke konsideruar veten si heronj të Serbisë kanë lënë adresa e fakte të ndryshme nëpër Kosovë për të bëmat e tyre këtu. Lanë edhe fotografi të masakrimeve e përdhunimeve. Mjafton të kërkohen këto fakte. Ata, vetë nuk i mohojnë këto, madje nëpër faqe të ndryshme të rrjeteve sociale krenohen aq shumë dhe betohen se do të kthehen prapë në Kosovë për ta zhduk emrin shqiptar nga faqja e dheut.


EULEKS, fakte për krimet në Kosovë ke sa të duash.
Mos u merrni me punë të kota. Leni marrëzirat. Leni çlirimtarët të lirë.
Mos e prekni luftën e lavdishme çlirimtare sepse këtu jeni për drejtësi e jo për gjëra të kota siç po i bëni tash e sa vite.
Ndaloni lojërat me çlirimtarët.
Mos u mundoni të shkoni përtej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
EULEKS, mos të qofshim falë.
Populli i njeh, i donë dhe do t’i mbrojë luftëtarët e lirisë.









Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...