Muharrem Qena(5 October 1930 – 25 September 2006) was aKosovo Albanianactor, director, writer and singer. He went to high school inPrishtina, and he completed film school inBelgrade. He is among the noted directors who staged their works at theNational Theatre of Kosovo.
He was born in Mitrovica, Kosovo (then Kingdom of Yugoslavia) in 1930 and was one of the founders of the theatrical scene in Kosovo and of Albanian light music. He immersed his great talent of a theatre director, actor, writer and singer/songwriter into becoming one of the most fruitful artistic creators. Qena directed over 200 plays, several of which were awarded in the former Yugoslavia, including ‘Bashkëshortet’, The Lady of the Camellias, Erveheja, Men of Broken Hopes, Enemy of the People, Ambrosio, etc. He remains one of the most awarded Kosovo artists. His production of Erveheja received five most renowned awards at the national meeting of theatres in 1967, in Novi Sad.
He also directed numerous TV dramas as well as short films and documentaries. Also, he performed as a film actor in Kapaten Lleshi, Proka, The rabbit with five paws and Kukumi. The author of the awarded theatre play, Bashkeshortet and playwright of others staged in Kosovo. Funder of theatres in Prizren, Gjakova and Gnjilane. Singer and author of contemporary songs in the 60’s that resist the years: Kaçurrelja, Shokut, Lamtumirë, Mine, Tetori. Qena was awarded the Lifetime Achievement Award at Kosovo’s international theatre festival in September 2004. He died on 25 September 2006, in Prishtina. He had three daughters, one son, and five grandchildren.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi (1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.
Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale.
Hapësira e ish-strehimores e kthyer në qendër kulturore “Defy Them” të dielën mbrëma është mbushur e tëra për të kujtuar me këngë artistin ikonik Muharrem Qena. Kryeveprat si “I dehun jam” e “Oj Hanë” kanë bërë një publikun që të këndojë njëzëri. Ishte 25 shtatori i vitit 2006 kur vdiq artisti i skenës së teatrit, filmit dhe këngës argëtuese. Si aktor, regjisor, tekstshkrues e këngëtar ka lënë gjurmë me individualitetin e tij të pazakontë. 16 vjet pas, në Prishtinë janë interpretuar këngët e tij.
Figura shumëdimensionale artistike e Muharrem Qenës është kujtuar në 16-vjetorin e vdekjes. Mbrëmja përkujtimore për aktorin, regjisorin, dramaturgun, këngëtarin e tekstshkruesin Qena ka sjellë në interpretim këngët e tij, ku njëzëri me interpretuesit kanë kënduar edhe të pranishmit në qendrën “Defy Them” në Prishtinë. Një pjesë e trashëgimisë së Qenës është përtërirë edhe njëherë tjetër të dielën si trashëgimi e pasur e skenës kulturore në vend.Hapësira e ish-strehimores e kthyer në qendër kulturore “Defy Them” të dielën mbrëma është mbushur në gjithë hapësirën e mundshme për të kujtuar me këngë artistin ikonik Muharrem Qena. Kryeveprat “I dehun jam” e “Mallëngjimi” kanë bërë një publikun, që ka kënduar njëzëri me këngëtarin Florent Abrashi.Ishte 25 shtatori i vitit 2006 kur vdiq artisti i skenës së teatrit, filmit dhe këngës argëtuese. Si aktor, regjisor, tekstshkrues e këngëtar ka lënë gjurmë me individualitetin e tij të pazakontë. 16 vjet pas, në Prishtinë janë sjellë këngët ikonike të tij.
Dritat e kuqe kishin veshur gjithë hapësirën si simbolikë e dashurisë së zotëruesit të artit. Arbër Salihu është ngjitur në skenë për të interpretuar “Këngën e Çobanit” dhe “Mustafa”. I gjithë publiku i ka kënduar këngët, përfshirë edhe ata nga më të rinjtë që ishin prezentë. Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin krijuesin Qena si një nga më të mirënjohurit shqiptarë. Këngët e tij “Pa ty” dhe “Shokut” janë interpretuar nga Edona Vatoci dhe Tomor Kuçi.Koncerti në kujtim të Muharrem Qenës e ka sjellë në skenë Dren Abazin në interpretim të këngëve “Shikimi yt” dhe “Lamtumirë”.
Secila këngë ose tekst i shkruar nga Muharrem Qena janë të lëna si testament, që do të përcillej ndër breza, pa marrë parasysh vitet që do të kalonin. Që në tingujt e parë merret vesh se për cilën këngë bëhet fjalë, siç ndodh me “Kaçurrelja” dhe “A thua ma mirë pa dhimbje”, që Alban Nimani i ka kënduar njëzëri me publikun.
Muharrem Qena ia kushtoi një jetë artit. Është një nga themeluesit e skenës teatrore dhe këngës argëtuese shqiptare. Shprehja e tij e guximshme dhe mesazhet e fuqishme e kanë bërë të veçantë veprimtarinë e tij.
Katër fotografi bardhezi të Qenës kanë qenë të vendosura në të dy anët e skenës.
Bashkëshortja e të ndjerit, aktorja Igballe Qena, është shprehur e lumtur kur sheh se rinia, madje edhe fëmijët, i adhurojnë këngët në të cilat Qena kishte dhënë shpirtin e tij krijues.
“Më gëzon fakti që shoh se rinia, edhe fëmijët e adhurojnë këngën në të cilën Muharrem Qena ka dhënë shpirtin në çdo varg të çdo kënge. Më ka kthyer në kohën kur pas luftës ndalej rryma dhe përveçqë ishte zhgënjim ishte edhe kënaqësi kur mblidheshim e gjithë familja bashkë dhe këndonim. Kështu i kalonim gjithë kohët e këqija”, ka thënë Qena.
E bija e Muharrem Qenës, aktorja Rebeka Qena, ka thënë se mënyra më e mirë për ta kujtuar atë është përmes këngës së tij.
“Për ne është shumë gjë e bukur të ndajmë kujtimin që e kemi me të gjithë që jeni këtu. Është mirë t’i kujtojmë krijuesit që të mos harrohen dhe të kenë të gjithë mundësinë të njohin artin e tyre, në mënyrë që të mos mbesin në mëshirën e kohës”, është shprehur ajo.
Koncerti i së dielës mbrëma në kujtim të Muharrem Qenës është organizuar nga Ministria e Kulturës. Liburn Jupolli, këshilltar i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ka adresuar disa fjalë në emër të eprorit të tij.
“Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësinë shumë brezave. Kënga, frazimi, tematika dhe struktura që buronin nga Muharrem Qena pasuruan vendin tonë me himne të qytetit që këndohen e kumbojnë në çdo aktivitet social”, ka thënë Jupolli para të pranishmëve.
Krejt në fund, bashkë me këngëtarët dhe publikun, familja Qena u ftua për të interpretuar një “Oj Hanë”, një nga më të njohurat e këngëtarit e tekstshkruesit Qena.
Muharrem Qena ia ka kushtuar një jetë artit. Është një nga themeluesit e skenës teatrore dhe këngës argëtuese shqiptare. Shprehja e tij e guximshme dhe mesazhet e fuqishme e kanë bërë çdoherë të veçantë veprimtarinë e tij. Si regjisor, aktor e skenarist kontributi i tij numëron rolet e realizimin e shumë filmave e shfaqjeve teatrale.
“Erveheja” e Muharrem Qenës e luajtur në vjeshtën e vitit 1966 vlerësohej si shfaqja më e mirë e vendosur ndonjëherë në skenën teatrore të Kosovës. Në vitin 2006, në numrin e parë të revistës për dramë dhe teatër “Loja”, regjisori i ndjerë Bekim Lumi kishte botuar një skicë për portret për Muharrem Qenën. Ky portret ishte përmbledhur nga të dhëna arkivore, shkrime gazetash e pllakate shfaqjesh
Muharrem Qena u lind në Mitrovicë në një familje që kontribuoi shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Në vitin 1946 pranohet si student në Shkollën e Lartë të Filmit (Dega e Aktrimit Filmik) në Beograd. Si regjisor i rreth 200 shfaqjeve teatrale, Muharrem Qena ishte njeriu i lidhur deri në frymën e fundit me teatrin. Me “Ervehenë” mori 5 shpërblimet kryesore në Festivalin e Novi-Sadit më 1967, ashtu siç edhe shpërblime të tjera e rendisin ndër krijuesit më të suksesshëm shqiptarë. Në profilin e tij biografik radhiten edhe shfaqje të tjera ku ai ishte regjisor, si “Bashkëshortët”, “Zonja me Kamelie”, “Njerëzit me shpresa të thyera”, “Anmiku i popullit”, “Ambrozio shfaros kohën” e shumë të tjera.
Në fillim të shtatorit të vitit 1948 i bashkohet grupit të aktorëve themelues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, që atëherë ishte Teatri Popullor Krahinor. Pikërisht këtë kohë zë fill historia e krijimtarisë artistike e Muharrem Qenës, i cili më vonë, për më shumë se gjysmë shekulli, do të bënte emër, jo vetëm si aktor, por edhe regjisor, dramaturg e kantautor. Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006, në Prishtinë, duke lënë pas vetes një krijimtari të pasur artistike, e cila e bën të jetë një nga personalitetet më të shquara të artit skenik shqiptar.