Deputetja serbe kërkon arrestimin e Shaip Kamberit: Gabuam me lirimin e Albin Kurtit
Deputetja serbe Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar arrestimin e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi.
Kështu ka njoftuar vet deputeti shqiptar, Shaip Kamberi përmes një postimi në facebook.
Madje sipas Kamberit, deputetja serbe ka thënë se nëse nuk mund të arrestohet Kamberi, atëherë kërkon që ta shpërngulin nga Serbia.
Shkrimi i plotë:
Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.
Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.
"Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit", ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq.
“Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.
Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.
Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.
Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.
Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetaja Paunoviq - nënkryetare e parlamentit.
Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”.
Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën.
Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste.
Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.
Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.
No comments:
Post a Comment