Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/15

MINISTRI ARMEND MEHAJ: Ndryshimet e projektligjit për FSK-në u bënë në koordinim me partnerët

 

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se të gjitha ndryshimet dhe plotësimet u bënë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, njofton Klankosova.tv.

“Shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron zbatimin e kontrollit të plotë civil, demokratik nga Ministria e Mbrotjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe shërben në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Këto ndryshime dhe plotësime në krejt këto projektligje janë bërë në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë duke marrë parasysh faktin se Kosova është përcaktuar që të bëhet pjesë e NATO-s. Andaj kërkojmë që të votohen të gjitha ndryshimet dhe plotësimet në projektligje” tha Mehaj.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...