Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/13

Greva vazhdon, këto ishin tri ofertat e Qeverisë për SBASHK-un

 


Greva në arsim që ka nisur më 25 gusht do të vazhdojë, kjo pasi nuk pati asnjë marrëveshje në kërkesën e grevistëve për 100 euro shtesë.

Madje, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit që pati me kryeministrin, Albin Kurti, tha se nuk pati asgjë pozitive, njofton Klankosova.tv.

“Sapo dolëm nga takimi shumë kohë i pritur, mes BSPK-së, kryeministrit Albin Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci. Takimi ishte goxha i gjatë, të dy palët i thanë mendimet e tyre. Ne si Këshill i prezantuam kërkesat tona legjitime. Ata na treguan prapë për angazhimet që i kanë bërë, mund të them se takimi ishte përmbajtjesor”.

“Asgjë s’ka ndryshuar, Qeveria qëndron në deklarimet e saj, ne po ashtu”, deklaroi Jasharaj.

“Temë e nxehtë ishte edhe pakoja, ata e kanë dhënë pa diskutim me ne, ne insistuam që kjo shumë s’është pranuar, të lëvizë. Ishim të gatshëm të bëjmë kompromis, Qeveria mbeti tek shuma e proklamuar”.

Anise marrëveshje nuk pati, Jasharaj tha se u bë mirë që dialogu ka nisur.

“Filloi dialogu, uroj që Kurti të mos i mbyllë dyert. Duke uruar që gjendja të stabilizohet. Lajmi më i mirë është që dialogu filloi. Uroj që dialogu të vazhdojë, aktualisht nuk ka asgjë. Në takim nuk morëm asgjë pozitive, anëtarësia prapë do t’i thotë jo pakos”, deklaroi Jasharaj.

Rreth një orë pas deklarimit të Jasharajt, Kryeministri Kurti në një konferencë për media tha se pse Këshilli Grevist i premtoi se do t’i diskutonte ofertat me anëtarësinë, ata menjëherë pas takimit, thanë se greva do të vazhdojë.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot grevistëve, për të cilat ata neve na premtuan që do ta pyesin anëtarësinë. Por sa dolëm nga takimi deklaruan për media që greva vazhdon, kur e pyeten anëtarësinë?”.

Megjithatë, Kurti tha se për t’ju plotësuar kërkesat ka lëvizur 10 herë dhe se të njëjtve u ka paraqitur tri oferta.

“Unë kam lëvizur të paktën 10 herë në kërkesat e sindikalistëve të arsimit, andaj pikërisht për këtë arsye edhe një herë kërkojë që nxënësit të shkojnë në shkollë e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot e grevë shteti sepse shkolla është shteti”.

“Oferta shtesë ishte kjo: Të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin për Pagat. Sepse diskutimet preliminare po përfundojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën e sistemit pensional duke e hequr atë pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune dhe u zotuam që tek barnat esenciale do të shtojmë 10 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Por, përtej lëvizjeve të deklaruara nga kryeministri Kurti, vetë ai kërkesën prej 100 eurove e quan shantazh dhe pazar.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50, po o krejt o hiq. Nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe e bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri dhe në pyetjen e tyre se qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave të cilat janë edhe më të varfra”.

“Flasin për disa paga në nivelet përkatëse të tyre por në anën tjetër heshtnin të gjithë kur u thosha se i kemi më shumë se 100 mijë qytetarë që e kanë pagën më të ulët se paga minimale. Nuk do të duhej shtetit të shtantazhohet nga dikush që është më i zëshmi, dhe jo për kushtet re punës por për para. Unë dua që paga e mësimdhënësit të lidhet me nxënësit gjithnjë më të mençur e më të ditur që dalin çdo vit nga shkollat tona”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, thotë se në vazhdimësi ka pasur takime me Këshillin Grevist, teksa ka treguar të arriturat që kanë bërë për mësimdhënësit,

“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm e sot e kam takuar edhe Këshillin Grevist, gjithsej javë zhvilluar së paku 30 takime mes qeverisë dhe Sindikatave. Kërkesa për 100 euro shtesë është shtuar rrugës”.

“Parashihen shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menagjeriale, për më tepër MASHTI paraprakisht ka adresuar edhe disa çështje të tjera që janë ngritur nga SBAShK-u. Me kërkesë të tyre për herë të parë janë ndarë 1.7 milion euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda, është ndarë buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë ashtu që të mos mbeten pa punë” tha Kurti.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...