
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është në pyetje çështja e arsimit apo të arsimtarëve, megjithatë paralajmëroi se shumë shpejt do të merret vesh se çka është në pyetje.Shefi i qeverisë nuk dha ndonjë detaj se çfarë po dëshiron të thotë me një deklaratë të tillë.
“Gjithsejt janë zhvilluar 30 takime, së paku 30 takime ndërmjet qeverisë dhe sindikatave. Sindikatat e filluar grevën me 25 gusht, tetë ditë pas njoftimit të MPB se ligji për paga është proceduar për konsultime paraprake. Projektligji për Pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik këtë javë. I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre. Në këtë projektligj mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Do të eliminojë pabarazitë e shumta për psikologët, sekretarët e pedagogët”, shtoi ai.
No comments:
Post a Comment