Shoqata kombëtare e dermatologëve në Francë kumtoi se tetovazhet, qoftë të përhershme, qoftë të përkohshme, nuk janë të parrezikshme, kurse njerëzit, sidomos të rinjtë, u ftuan që të jenë shumë të kujdesshëm para se të marrin vendim për të bërë tetovazhë.
Sipas mjekëve specialistë, ngjyrat për tetovazhë përmbajnë metale helmuese siç janë alumini, kobalti, kromi, bakri, hekuri, merkuri dhe nikeli, të cilët mund të bëhen kancerogjen pasi të depërtojnë në lëkurë.
Dermatologët përkujtojnë se këto ngjyra mund të shkaktojnë edhe ekzemën, sarkoidozën e lëkurës dhe sëmundje të tjera apo reagime alergjike (kruarje, skuqje, të ënjtura në vendin e tetovazhës).
Tetovazha me ndihmën e kanës paraqet rrezik më të vogël, pasi ajo është ngjyrë natyrale, e cila nuk është fare e dëmshme, por me rastin e tetovazhave nganjëherë përzihet me substanca toksike, siç është parafenilenediamin, i cili mund të shkaktojë ekzemën, apo reagime alergjike, si dhe njolla të përhershme, paralajmërojnë ekspertët. Me rastin e tetovazhës me kanë, klientët duhet të kërkojnë që të informohen për përbërjen e ngjyrës. Ngjyra duhet të jetë e portokalltë, e kurrsesi e zezë.
Në vende të ndryshme të botës, si femrat ashtu edhe meshkujt bëjnë tatuazhe të shumta, madje duke mbuluar edhe të gjithë trupin. Thuhet se në Francë, 15 për qind e femrave eksperimentojnë me të paktën një tatuazh, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifrat shkojnë në rreth 25%.
“Psychology today” ka publikuar së fundmi një studim ku tregon se ndonëse tatuazhi është përhapur së shumti dhe nuk përbën më lajm, ka ende meshkuj të cilët kanë frikë nga femrat me tatuazh.
Sipas “Psychology today”, meshkujt kanë frikë sidomos nga ato që kanë mbi dy tatuazhe dhe këta janë të mëdhenj.
Gjithashtu në studim thuhet se rreth 70 për qind e meshkujve, kur shikojnë një femër me disa tatuazhe, mendojnë për të këto karakteristika:
-Nuk është tip sportiv;
-Është pak e motivuar për jetën dhe karrierën;
-Pak bujare;
-Nuk beson në asnjë fe;
-Nuk është shumë inteligjente.







No comments:
Post a Comment