2022-09-15

Kur Irene Papas dhe Bekim Fehmiu flisnin shqip gjatë xhirimit të filmit “Odisea”

Vdiç Irene Papas

 

Aktorja dhe këngëtarja Irene Papas, që ka bërë bujë në gjithë botën me paraqitjen në filmat e viteve të ’60-ta “Zorba the Greek” dhe “The Guns of Navarone”, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, ka njoftuar Ministria e Kulturës në Greqi të mërkurën.

Learn more
Skip Ad
Advertisement

Papas, me karrierë mbi 50-vjeçare, ishte në krah të aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu, në serinë “Odissea”. Teksa Fehmiu paraqitej në rolin e Odisesë, Papas ishte në rolin e Penelopes.

Në karrierën mbi 50-vjeçare, Papas ka pasur bashkëpunime edhe me superyjet hollivudiane si Nicolas Cage e Penelope Cruz. “Zorba the Greek”, ishte hit më 1964. Aty ajo luajti krah Anthony Quinnit dhe Alan Batesit.

“Madhështorja dhe dinamikja Irene Papas ishte personifikim i bukurisë greke në kinema dhe në skenë, yll botëror që rrezatonte greqizmin”, ka thënë ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni. “Me fuqinë e talentit të saj dhe sharmin, ajo pushtoi botën e kinemasë dhe teatrot”.

Papas vuante nga Alzheimeri viteve të fundit.

Ajo u lind në Corinth në gadishullin Peleponez, në një familje mësuesish. Papas është raportuar në vazhdimësi se ka rrënjë shqiptare.

r/albania - In 1968 Bekim Fehmiu and Irene Papas, played the main roles of Ulysses and Penelope, in the TV series ‘L’Odissea’. During filming, producer Dino De Laurentis noticed that they sometimes spoke to each-other in a language no one around them understood. The language was Albanian.











 
“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Kosova  por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë zotit qe ne të dy t’i luajmë këto dy rrole sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odisea kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

-“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!
-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena.

Rai Uno -1974



Është ndarë nga jeta aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irini Pappas, në moshën 96-vjeçare. Aktorja ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në shtëpinë e saj në Greqi.

Irene Leleku – Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma, ndërsa dy i ka pasur bashkë me aktorin e madh tashmë të ndjerë, Bekim Fehmiu.

Me të luajti në filmin, “Një fëmijë i quajtur Jezus”, si edhe në serialin italian “Odisea”, Papas shqua në rolin e Penelope.

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odisea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Papas ka qenë “flasim gjuhën e nënës, flasim gjuhën shqipe”.

 

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...