Dokumentet e divorcit të Carli Caplin me gruan e tij Lita Grey kanë dalë në shitje nga një dyqan sendesh të vjetra. Nga dokumentet mësohet se martesa mes ikonës së kinemasë dhe aktores Lita Grey ishte bërë në rrethana jo fort të dëshirueshme për Caplin.
Ky i fundit ishte detyruar nga nëna e aktores minorene, pasi Caplin e kishte lënë shtatzënë. Nëna e 15-vjeçares e kishte kërcënuar Caplin se do ta denonconte. Kjo bëri që në vitin 1924 Caplin 35-vjeçar të martohej me aktoren 15-vjeçare.
Martesa e tyre zgjati vetëm 3 vjet. Caplin gruas së tij i kërkonte dhe e detyronte që të bënte praktika seksuale "poshtëruese", të neveritshme, të degjeneruara, të ishin të paligjshme në Kaliforni në dekadën e viteve ’20.
Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, në dokumentin prej 50 faqesh, i gjetur në një bankë të braktisur të Los Anxhelosit, pretendohet se Çaplin për herë të parë joshi aktoren kur ajo ishte 15 vjeç dhe ai 35 vjeç.
No comments:
Post a Comment