Nga Flori Bruqi
Diplomati gjerman Wolfgang Ishinger ka deklaruar se modeli i “dy Gjermanive” që u propozua në vitin 2007 si zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë edhe më tutje mund të shërbejë si urë deri tek zgjidhja. Këtë ai e publikoi në Twitt.
Publikimi i kësaj “cicërime” erdhi si përgjigje ndaj ish-Ministrit të jashtëm të Kosovës Petrit Selimi i cili po ashtu në Twitter komentoi "kuadrin e ri" të Dialogut që kinse kanë propozuar Gjermania dhe Franca dhe që dje qarkulloi ne medie.
Sipas atij plani, Serbia në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të njihte formalisht pavarësinë e Kosovës, por duhet ta pranojë Kosovën si realitet juridik edhe politik.
"Në fund të vitit 2007, ne treshja e Kosovës, pothuajse ia dolëm të arrijmë sukses me modelin e "dy Gjermanive" që e kam propozuar. Ai edhe më tutje mund të sigurojë urën drejt zgjidhjes në drejtimin e duhur”, tha Ishinger.
Diplomati gjerman Ishinger ishte përfaqësues i BE-së në treshen e bisedimeve, ku veç tij, përfaqësues i Rusisë ishte ambasadori aktual në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko, ndërsa përfaqësues i palës amerikane ishte Frenk Vizner.
Ish Këshilltari i Kryeministrit të Serbisë për media, më 17 nëntor 2007 zt.Sërgjan Gjuriq , kishte deklaruar se propozimi i ndërmjetësuesit evropian në 'treshen' e Grupit të Kontaktit, dr.Volfgang Ishinger mbi statusin neutral të Kosovës, është i mbështetur në shembullin e traktatit midis dy shteteve të pavarura gjermane, nga viti 1972, dhe Serbia paraprakisht e kishte hedh poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=gmtcYNMf1fE
Ky propozim, sipas fjalëve tëzt.Sërgjan Gjuriqit, në të vërtetë nënkupton që vetë Serbia të bëhet krijuese kryesore e shtetit të pavarur shqiptar në territorin e vet.
Karakteristikë tjetër e rëndësishme në propozimin e Ishingerit ishte ,siq pat vlerësuar Këshilltari serb Gjuriq, se kjo në esencë është i njëjtë me platformën shqiptare mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy shteteve të pavarura.
Gjuriq kishte nënvizuar se pala serbe e konsideron shumë të rëndësishëm faktin që ish ndërmjetësi rus, Aleksandar Boçan Harçenko, kishte kumtuar qartë se me këtë rast nuk është fjala për propozimin e 'treshes'.
No comments:
Post a Comment