Ermonela Jaho është soprano shqiptare. U lind në Tiranë, Shqipëri, në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.
Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike "Jordan Misja" në Tiranë ajo fitoi një konkurs që i mundësoi largimin e saj në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë "Santa Cecilia" në Romë. Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Wexford më 2000.
Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.
Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë "S. Cecilia", konkurset, opera e parë "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot "Aligheri", Ravena, "Piçolo", Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.
Ermonela Jaho hap sezonin e vitit 2017 te Operes ne Sidnej te Australise
Tiranë, 1 dhjetor - Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sidnej të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nise me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.
Po ashtu, kjo shtëpi operistike ka njoftuar se prestigjiozja “The Economist”, sopranon shqiptare Ermonela Jaho e ka quajtur si sopranon më të vlerësuar.
Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.
Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë "S. Cecilia", konkurset, opera e parë "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot "Aligheri", Ravena, "Piçolo", Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.

Tiranë, 1 dhjetor - Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sidnej të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nise me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.
Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.
No comments:
Post a Comment