E kjo Gjykatë Speciale ka krijuar asi rregjimi pas konstituimit, sa që për këndo qoftë që bën me gisht sherbimi sekret serbian, ai privohet nga liria. Madje nëse e kritikon, janë krijuar instrumente të forcës dhe spiunimit sa ta amputojnë se ja: “Ky është kundër ligjit”. Madje është bërë epidemi me qenë serbian në Kosovë, por që nëse nuk ankohët se: “shqiptarët po e kërkojnë Kosovën etnikisht të pastër”. E them me përgjegjësi se këtu jetoj dhe kurrë nuk kam lexuar ose dëgjuar se ndonjë patriot shqiptar ka kërkuar Kosovë etnikisht të pastër. Po, është e vërtetë se më 2004 pati një shpërthim të nacionalizmit shqiptar dhe u rrënuan me dhjeta kisha pravosllave, por ato me taksa të popullit shqiptar të gjitha pa dallim u renovuan-u ndertuar edhe më të mira dhe më askush nuk i rrezikon. Po shtrohet pyetja, sa shtëpia banimi i rrënoi Serbia nazifashiste për 122 vjetë (1877-1999) i shkaktoi popullit shqiptar 157 miliardë dollarë dëme, dhe deri me sot nuk e pagoi asnjë cent. (shiqo detalisht: H. Bajrami, Shqiptarët dhe Kosova në rriedha tragjike të historisë 1877-1999, Prishtinë 2019. f.293-301 detalisht). E këtu diku pushon “drejtësia” evropiane!
Po shtrohet pyetja pse ndodhë ky fenomen dhe pse është krijuar një psikologji e tillë e “fajit me qenë shqiptar, plus çlirimtar” në Kosovë. Po e sjellë një argument që ka ndodhur në Kongresin e Berlinit më 1878, e të kuptohët se diplomacia evropiane e njihte historinë shqiptare, por “drejtësinë” e plasonte në diktat, si po e plason edhe sot. Atëbotë u themelua Sanxhaku i Pazarit Ri më 1879. Për këtë krijesë Bizmarku u shpreh: “Po e krijojmë Sanxahkun sepse frymon në PLISA. Por përfaqusesi i Stambollit ia ktheu Bizmarkut:” Ne do ta kthejmë në fesa”. Ndërsa kur u nda Sanxhaku në mes Serbisë dhe Malit Zi më 29 mars 1945, një Bihoras shqiptar që e bartëte fesin si kamuflazhë për një kohë të gjatë, doli në foltore, e hoqi fesin nga koka dhe e hudhi për toke. Ndërsa në atë moment para Millovan Gjillsit dhe A. Rankoviqit e vëndosi PLISIN në kokë dhe tha: “Ja kush jam, jam shqiptar i racës vjetër pellazgo-Ilire, që PLISIN e mbaj në gji sepse nuk guxoj prej paraardhëseve të juej që ishin vrasës dhe Çetnikëve që janë të njohur për vepra krematoriumi siç ndodhi në Bihor, Majevicë dhe Drenicë këto ditë shkurt-mars 1945”. Në sallë, krijohët atmosferë varri, por prap Sanxhaku u nda, sepse i tillë ishte pazari i vjetër dhe pse të ndryshojë tretmani ndaj atyre që nuk ishin sllavë!.
Jam i sigurt, në bazë të argumenteve që na servohën e që dëshmitarët që defilojnë sot në Hagë: “nuk janë të mbrojtura”(!), sepse atë ditë që nuk i vyejnë më Beogradit, ata do t` i dekonspirojë ose likvidojë, o me pare, o me sherbime profesionale terroriste. Dhe jam i bindur se drejtësia evropiane do të heshtë. Pse, sepse shqiptarët duhet mbajtur në maje të thikës, do të shkruaj Ballkanikus më 1919, kur pasoi ploja në Rugovë, Plavë, Guci dhe në tërë Kosovën dhe askush nuk e hapi gojën e të drejtojë gisht drejtësie kah xhelatët e tipit Sav Batarës, Miliq Krstës, Bozhidar Jankoviqit e Nikolla Pashiqit si urdhërdhënës i shfarosjës Prapashticës, Sharanit e 200 lokaliteteve tjera shqiptare? Prandaj, fenomeni i privimit nga liria në Kosovë sot (dhjetor 2024) po ndodhë për dy shkaqe: Për shkak se provohët që në pushtet me ardhur një parti oportuniste, dhe pastaj ndërkombëtarët e kthejnë politikën kah të duan -me fry era. Së dyti, me privime t nga liria të Çlirimtarëve këto ditë, u dëshmua katerciprisht se Gjykata Speciale është në hall me vetvetën, se drejtësia po i del nga dora, dhe si ndërgjegje e brejtur e atyre që e kanë themeluar, po u digjet kredia me fajde, sepse dëshmitarët e "“brejtur” nuk kanë çka rrejnë dhe intrigojnë më. Prandaj, u privuan nga liria, prandaj ata që kanë qenë pjesë e luftës për liri me burgimin e tyre po sherbejnë si spektakël, dhe Gjykata për t` u mbrojtur nga tymi i turpit, Prokuroria Speciale krijoi skenar të ri në vend të Shtepisë Verdhë që u kompromitua me dështim se: “Këta persona janë bërë rrezik për dëshmitarët e mbrojtur-janë bërë rrezik për mbarvajtjën e punës noramle të Gjykatës në Hagë”, duhet me njëmijë mënyra të kamuflohet tërë procedura dhe të mirren të paktën në izolim në Hagë. Me këtë realitet po provohët t` i zgjatët jeta veprës me turp të hafijeve dhe saboterëve të hapët të luftës për liri në Kosovë. Mbi të gjitha, u tha këto ditë nepër koluarët politikaneske serbe dhe ruse se: “ Bashkimi Evropian paska bërë mirë dhe paska pasë të drejtë që nuk ka lejuar që Gjykata Speciale të funksionojë në Kosovë, por në Holandë, sepse në Kosovë çdo gjë paska qenë e pasigurtë nga shqiptarët, që nuk dijnë të ndërtojnë shtet”. (Fjalë të Vlladan Gjorgjeviqit më 1913).
Në Republikën e Kosovës, jeta nuk është aq e vështirë sa propogandojnë kundërshtarët e pushtetit, të cilët provojnë për çdo ditë ta marrin kalan për brenda, ta marrin pushtetin dhe pastaj shtetit ia kthejnë oxhakun kah të duan, thua se këtu nuk ka Kushtetutë dhe rend ligjor. Lidhur me këtë, nëse analizohët jeta e qytetarëve në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor, rrezulton se tetëdhetë për qind të kohës, qytetarët e kalojnë duke u marrë me politikë të kot, e cila nuk prodhon asnjë efekt pozitiv në dobi të njeriut, në jetën e qytetarëve. E vërteta, mjetet informative (Kosova është i vetmi shtet në Evropë, që nuk botohën gazeta ditore-!!!),në shoqërinë moderne janë ajo forcë që nxitë dhe drejton një pjesë shumë të theksuar të shoqërisë. Por, në Repubikën e Kosovës, mjetetët e informit janë bërë “për spital”, sepse tërë shoqërinë brenda shtetit e kanë polarizuar në dy fronte armiqësore, të cilat sulmojnë çdo gjë: Omnia contra omnes, mjerisht jo pa nxitje të politikës “sorrosiste”, pra nga jshtë!.
Dy lufta përball njëra tjetrës e që ndihmohët nga dirigjuesi
Lufta kundër krerëve të UÇK është në kulmin e shfaqjës agresive, e organizuar dhe e orkestruar nga shqiptarët e paguar, por që janë të rendit të tretë dhe në fund do t` i bartin konsekuencat. Dhe po shetite vetëm një ditë nepër Republikën e Kosovës i ndien këto konkludime: “Më parë e kemi pasë një Esat Pashë- sot i kemi disa, por nuk do i vrasim, jo pse nuk ka Avni Rrustema, por hafijët do ta vrajnë vehtën, madje jo fortë largë kësaj kohe”. Ja pra kështu rezonojnë shqiptarët sot. E vërteta, Esat pashallarët sot, janë prap shqipfolës të mbrojtur dhe të programuar që me të gjitha mjetët janë në shërbim që ta defaktorizojnë Republikën e Kosovës, po nëse mundën edhe Republikën e Shqipërisë, gjithnjë sips “Botës serbe” dhe “Botës Ruse” ku nuk mungon as “Vllazëria Islame”. Po, ka sot në Kosovë edhe zëra që shfaqin urrejtëje ndaj atyre që po bëjnë burgje në Hagë, sepse ishin faktorizim i luftës për çlirimin e vendit. Pra, ky soj që propogandon kështu nuk hetohet prej askujt sepse: ky soj njerëzish “homo sapiens”, ose është i shitur, ose është në një shkollë naïve që është kah mendon se më 10 qershor 1999, çdo gjë nuk ka përfunduar në relacionin okupatori-i robëruari. E që ky qëndrim nuk është kah dihët se kah po vjen, për çka po dëshmon, përsëritja e sulmeve ndaj Republikës Kosovës, ose ndaj objekteve vitale ekonomike, ose privim nga liria të çdo pjestari të UÇK-ës, e që rastësisht vijnë në kontakt me pushtetin serbian, duke kaluar kufirin shtetëror bje fjala, ose në tranzit burgosën-panterej (krejtë një). Në realitet, hasmëria primitive në mes shqiptarëve në anën tjetër, si duket ende është në funksion, edhe pse kemi pas menduar se hasmëritë i mbyllën në fushatën e pajtimeve më 1990/91. Tani fushata kundër luftës që e ka bërë UÇK, ka marrë dimenzion të egër publik dhe një ditë rinia studentore, mendoi se do të shpërthej. Pra, rinia nuk është dhe nuk do të jetë konformiste, as që do të durojë pa fund. E realiteti po dokuemntohët, sepse çdo shqiptar sot mund të akuzohët dhe të qëndrojë në paraburgime me vjet dhe të lirohët, po u dëmtuar asnjë lidhje-person, që e ka shkaktuar ndonjë akuzë të rrejshme.
Tani është çështje e njohur se në Republikën e Kosovës, një pjesë e opinionit është e rreshtuar armiqsisht kundër çdo theksimi të UÇK-ës; kundër çdo vlerësimi objektiv të luftës për liri. Madje është krijuar një psikologji shumë e rrezikshme sa që shumë shkenctarë janë larguar nga shkrimet objektive për UÇK-ën, sepse me librin tënd shkon në burg sikur në kohën e komunizmit. Sidomos, kjo urrejtje kundër shqiptarëve, që ka metastazuar në armiqësi të hapur dhe po vetëzbulohët, se sipas atyre që e kanë frocën në duar, kanë krijuar thënjën: “Elitën kryesore të UÇK-ës duhet izoluar në Hagë”. Dhe, pesë pare nuk i jep ky soj i prishur shqiptarësh që i sherben fashizmit serbian dhe nazifashizmit rus, duke dërguar dosje të cilat disa serbian i kanë botura dhe ato botime po u siellin fitime të majme, sepse tregu evropian po i kërkon, madje të botuara në gjuhën anglishte. Dhe, po ndodhë ky fenomen sepse edhe një pjesë e politikës BE-s tinzisht është brenda këtij infeksioni covidist. Dhe ky rreshtim i brendshëm shqiptarë po forcohët sepse: sikur ka gjetur një përkrahje të hapur nga BE përmes institucionit saj që është organ ekzekutiv i saj e që vepron në Republikën e Kosovës e që quhët EULEX (Ligjë evropian). Jo, nëse ky është ligji Evropian, nëse kjo çka po ngjan në Kosovë me shqiptarët që kanë luftuar për liri, ishte sipas tyre gabim, atëherë nuk dua t` i takojë kësaj shkolle; dhe pasiqë jam në luftë me nazifashizmin ruso-serbian, nuk na mbetët rrugë tjetër, vetëm se si shqiptarë të kërkojmë azil politik diku në Mars!
Lufta kundër Qeverisë Albin Kurti është bërë virus obligativ
Për ata që e aspirojnë pushtetin sot (2024), ta sulmoish UÇK-ën dhe Albin Kurtin në Kosovë, është një industri ekstarktive rentabile. Sot, nëse do të stimulohësh nga “familja” e Dik Martit (BE-s) dhe prej atyre që defilojnë si të mbrojtur nepër koridoret e errta të Specialës në Hagë, disi është krijuar një lloj “drejtësie”, një lloj industrie, një lloj vlere e shtuar që është derivat i shpifjeve, të cilat një ditë tërë Evropën sidomos, do ta përplaset për muri, nëse e kultivon tutje, sepse ai që tradhton një herë, si i stimuluar nuk ndalet deri sa të “përplaset për shkambi”. Dhashtë Zoti e ku znat mos të shndërrohet në epidemi kolektive, e foramtit gjërë.
Por, po të ishim ne shqiptarët e Kosovës ndonjë “ndertesë shtetërore”, që do ta kishte një jetë paksa më të gjatë të funksionimit, do të thoja krejtë në rregull është në demokracinë liberale një lloj anarkie: dhe le të shfryhën soji i esatpashallarëve, dikmartëve të shumtë, por kjo luftë speciale që po zhvillohet kundër UÇK-ës dhe Qeverisë aktuale Albin Kurti, ka marrë dimenzione shqetësuese, ka marrur pozicion të mjerë dhe primitiv ndaj një institucioni çlirimtar që quhët UÇK, dhe nuk ndalet me kaq por ka metastazuar edhe kundër një burrë shteti (Albin Kurti) që nuk është i korruptuar, që nuk është inferior në asnjë takim politik, ekonomik, shkencor dhe kulturor. E vërteta, ka edhe në Qeverinë Kurti “protogonist” anti UÇK, që kanë dërguar Dosje në Hagë. E këtu kundërshtarëve të qeverisë aktuale në Kosovë, u ka hasur sharra në gozhdë, sepse dikush po e amortizon “gropën”, sepse ndërkombëtarët janë mësuar me paragjykime ndaj shqiptarëve, sikurse që janë mësuar ndaj arabëve për mbi 2000 vjetë. Prandaj në dy –tri metropole të Evropës, ndihët edhe kjo diagnozë: “Duhët organizuar ndaj shqiptarëve kryqzatë”, sa për t` i plagosë për fillim, dhe vrasja pastaj sipas tyre do të ndodhë, kur të krijohën kushtët e maskimit (kur të rikthehet koha e imperializmit?). Dhe, ngjanë ky fenomen sepse Perendimi ende ka bindjën se shqiptarët: “janë popull afrikan”(!) nga koha e Kongresit Berlinit, kur Vilajeti i Kosovës nuk u shua, por u plagosë për vdekje, sepse mbi 914 fshatra iu okuopuan dhe u shfarosën nga barbaria serbiane në pikë të dimrit (1 -28 dhjetor 1877), dhe Serbia parafashiste pas pesë vitësh u ngrit në mbretëri. Madje, kur u krijua Serbia si mbretësi, Bizamrku do të shpërthej: “Po e krijojmë dhe pranojmë këtë mbretëri, sepse frymën e PLISAVE nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, do ta amortizojë”. E trimëruar deri në këtë nivel, Mbretëria Serbe do ta obligojë Millutin Garashanin ta shkroi Programin: “Zgjërimi i Serbisë kah Maqedoia dhe Kosova” më 1886. Dhe, realizimi i këtij programi do të ndodhë më 1912.Të kthehemi parpa, Maxhar Pasha i Stambollit, do të kundërvihet Bizmarkut fuqishëm duke konstatur: “Sanxahkun dhe Kosovën kryengritëse, do ta kthejmë në bashkpunim me Mbretin serbian dhe Millan Ristiqin, që banorët e kësaj treve të bartin fesa me ngjyrë të zezë, pra jo plisa”. Madje, këtë kualifikim e patëm ndier nga nëpunësit e Bernar Kushnerit (më 1999), të cilët kur ne me argumete shkencore u tregonim se janë largë informatave të sakta për shqiptar, atëherë duke mos gjetur spjegim tjetër shpërthenin:” Ne kemi memduar se ju shqiptarët jeni shumë të prapambetur, dhe këtë informatë e kemi si dhuratë nga ish okupatori i juej-serbian”. Madje, ata administratorë në pjesën e dytë të vitit 1999 shpreheshin se: “Këtë nivel të informatës se kush janë shqiptarët, e kemi fituar nga shkollat komuniste të Titos”. Dhe, kur ia kthenim se jemi shkolluar edhe në shkollat Perendimore, edhe në shkollat Lindore, atëherë nga inatet cinike, ata na thonin se: “Ju, nuk keni të drejtë t` i hulumtoni vrasjet mizore-krimet serbe, sepse ato janë kompetencë e organeve të hetuasisë së UNMIK-ut”. Por, kur ua kthenim se nuk mundeni për të na e ndalur hulumtimin e fakteve, sepse tragjedia jonë e ka emrin GJENOCID, të paktën nga ata që i kanë përjetuar tragjeditë, atëherë zyrtarët e “civilizuar” evropian siç i quante Adem Demaçi, e ndrronin pozicionin e akuzës dhe kualifikimit dhe shtonin: “Krimet serbe mund t` i hulumtojmë vetëm ne, që jemi me patentë nga Rrezoluta e KS OKB nr. 1244”. E kur ua venim përpara argumentet e HJUMEN REIS VOCH, atëherë mbështetëshin për muri, dhe të nesermen pasonte marrja në pyetje nga një ekipë tjetër i kamufluar unmikas. Ky realitet, do të thot se Evropianët ende kanë qëndrim armiqsor ndaj shqiptarëve, ashtu si ishte më 1913 në Londër, në përgjithësi, për faktin: “pse e kemi pranuar Islamin”. Madje, këto ditë njëfar Paul Tedeshini shkroi: “Po mirë na e ka bërë Evropa që na ka coptuar më 1913, sepse e kemi pranuar një pjesë e shqiptarëve islamin”. Edhe këtë eurekë e mësova, jo prej të haujëve, po prej shqiptarëve, që në maje të gjuhës: në tru dhe zemër e kanë rreligjionin, e diku kah fundi pushon turpshëm sipas tyre kombi! Po, po, në librat e botuara sidomos në Tiranë, mund të lexohët se: “Më 1939-1944 shqiptarët përjetuan një çlirim”. Nëse është kështu, atëherë edhe pushteti i Car Dushanit, i Sulltan pekmezit e kompanisë, shqiptarët paskan qenë të çliruar”. Duhet me shma dhe me klithë: :Eu Shipni mos thuej mbarova, se djemt tu ende janë gjallë, në këmbë asht que e rrebt Kosova, e bën luftën ball për ball”. Dhe, mos harroni horra (!) se luftën ÇLIRIMTARE, po ke nevoja prap do ta BËJMË: duke na thënë nënat tona heroina: “Merre pushkën e babgjyshit Biro: me te ose në te, për luftë të drejtë, dhe mos e korit kombin, mos u kthe në shtëpi pa e siguruar lirinë”.
Pushteti i pozitës në hall me opozitën
Qeveria e pushtetit VV, sidomos Albin Kurti për Opozitën në Kosovë është bërë smundje që insufiencën e ka kthyer në atrofi, për ta sulmuar vetëm drejtuesin e saj. Ky realitet politik në Kosovë nuk manifestohet si konkurencë por si armiqësi e pasherueshme. Kështu, lufta për ta marrë pushtetin spjegohët me parullën se: “Kjo Qeveri na ka prish me ndërkombëtarët. Pandaj, duhët të kthehët fryma Rugoviste në Republikën e Melkizedekut, ku çdo gjë shkelqente”!.
Thuhet kështu, dhe përsëritët për çdo ditë me mija herë, sidomos nepër portale se: “Ibrahim Rugova na ishte shpetimtar”!. Ky soj i ligë telallgjinjësh, e njerëzish pa karaker kombëtar, që provojnë për të krijuar kult të individit, i cili është i vdekur, ka vetëm një porosi: “Jo që të njihët veprmtaria realsite Presidentit Rugova, sepse atë veprimtari e dijnë të gjithë”, por synojnë pushtet të rihajnis. Prandaj, politikisht nuk ka asnjë arsye që të na mësojnë, për kohën kur asgjë nuk ka qenë në vendin e vet, sepse konkretitsht Ibrahim Rugova ka sabotuar demonstratat e 1 tetorot 1997; ka sabotuar aksionet guerile (1991-1997; ka sabotuar luftën frontale të UÇK më 1998-1999; ka sabotuar ndertimin e pushtetit ilegal sepse zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur, parlamenti i dalur prej tyre (21 mars 1998) nuk ka mbajur asnjë mbledhje konstitutive, nuk ka prodhuar asnjë rregullore, nuk ka aprovuar asnjë ligj, por kinse është “punuar” me Kushtetutën e Kaçanikut. Madje “shpëtimtari” publikisht pasi që e la popullin vetëm nga Roma kërkoi: “Të ndalën bombardimet e NATO-s”. Dhe shpëtimtari u kthye në Kosovë pas çlirimit (10 qershor 1999) në gusht te të njejtit vit. (shiqo: Naim Balidemaj, Tragjedia Kosovare, Prishtinë 2001, detalisht; Për dilemat e gjithëpushtetarëve hulumtoni në mes rreshtave edhe librin: Fadil Kajtazi, SIGURIA, Prihstinë 2018). Në realitet LDK dhe drejtuesit e saj kanë qenë sheklësit eklatant të Kushtetutes Kaçanikut, sepse ajo Kushtetutë nëse nuk mund të vihej në funksion me mjete demokratike, atëherë është dashur të zbatohët, të vihët në funksion me luftë të armatosur. Përkundrazi, UÇK është luftuar në çdo formë dhe mundësi, pse e realizoi Kushtetutën e Kaçanikut, por që po luftohët e akuzohët edhe sot, para syve tanë. Pra, qëllimi final i luftës politike sot në Kosovë është kthimi në pushtet i LDK dhe satelitëve të saj oportunistë. Pra, nga ky realitet duhet të nxirret qëndrimi i një pjese të nderkombëtarëve, që po e trajton Republikën e Kosovës si “koloni moderene”, por jo pa fajin e vendorëve.
E vërteta, themelimi i Gjykatës Speciale i ka ardhur LDK si një lloj dhurate dhe nga Prokuroria e saj ka ngja që të rriedhin informatat për hetimet. Në realitet, rriedhën e informatave e ka organizuar BIA serbiane dhe pastaj si pasojë po hetohën dhe gjykohën ata që nuk kanë asnjë lidhje me krimet. Kështu, qëllimi final është, që LDK edhe “një herë më e mar pushtetin” sepse këtë qëndrim e kanë edhe ndërkombëtarët. E vërteta, me LDK ndërkombëtarët kanë njëfar përvoje, sepse mundën për të luajtur me Kosovën si maca me miun, ndërsa agjenturat e okupatorit po syrvejojnë nga bregu,çka më tutje?. (9 XII 2024)