Në ditën kur fushata e famshme e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe që po kryenin gjenocid në Kosovë, ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, po u shpjegonte amerikanëve pse kjo fushatë ishte e domosdoshme.
Në një fjalim që tani gjendet online, më 24 mars të vitit 1999, Clintoni tha se brutaliteti serb ndaj kosovarëve nuk po ndalej
https://www.youtube.com/watch?v=QaKo30dGILM
“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, tha ai.
“Krenar që isha president kur duhej dikush që do t’i kundërvihej spastrimit etnik.”
Katër vjet më parë, teksa dekorohej nga ish presidenti Hashim Thaçi me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Bill Klinton, falënderimet e tij i shoqëroi me thirrjet që dëshmonin në vijimësinë mbështetjen e pa kufijshme të ish kreut të shtetit amerikan për vendin, në historinë e të cilit emri i tij do të mbetet i gdhendur si ai i njeriut që së bashku me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, pati rolin vendimtar në aprovimin e fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm me Serbinë të viteve 1998-99, gjatë të cilit u vranë mbi 10 mijë vetë.
Bulevardi “Bill Klinton” dhe një statujë e tij me përmasa njerëzore është një homazh i vlerësimit më të lartë që ka sot në Kosovë për ish presidentin amerikan, një adhurim që shtrihet edhe tek familja e tij.
“Ata i shpalosën botës problemet tona. Për të parën herë, të gjithë e mësuan se kush janë kosovarët. Bill Klinton është njeriu që rrëfeu vuajtjet tona-këtu të gjithë e duan”, pohonte asokohe për BBC-në një banore e Prishtinës.
Ndjenja e mirënjohjes ndaj familjes Klinton shkon për krah në Kosovë me respektin për Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu i ka rrënjët mjaft të thella. Bill Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara. Gjatë tetë viteve që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, arriti të krijonte reputacionin e një paqebërësi që i solli prosperitet ekonomik, reputacion ky që edhe pse u njollos nga sjellet personale, nuk u zhbë asnjëherë, ndërsa familja e tij konsiderohet si një ndër më të fuqishmet në Amerikë.
Ai lindi si William Jefferson Blythe në Hope, Arkansas, më 19 gusht 1946. I ati i kishte vdekur në një aksident me makinë tre muaj përpara kësaj. Mbiemrin me të cilin e njeh bota sot e mori nga njerku, Roger Clinton.
Heroin e tij politik, ish presidentin John F Kennedy do ta takonte në fillimin e viteve 1960, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Në rrjedhën e viteve, shumë paralele do të hiqeshin mes këtyre dy liderëve të rëndësishëm të kombit amerikan.
Mes arritjeve të rëndësishëm të Bill Klintonit shënohet ceremonia e jashtëzakonshme e shtatorit 1993 kur ish kryeministri i Izraelit Yitzhak Rabin, dhe ish kreu i Organizatës për Clirimin e Palestinës, Yasser Arafat, shtrënguan duart me njëri-tjetrin pas firmosjes së një marrëveshje paqeje. Nëntorin e 1995-sën, KLinton u bë presidenti i parë i SHBA që vizitoi Irlandën e Veriut.
Gjatë gjithë mandatit të tij, ai u angazhua për të sjellë paqen atdhe dhe sponsorizoi procesin që kulmoi me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, e ndërmjetësuar nga i emëruari i tij, George Mitchell.
Pavarësisht skandalit Levinsky, popullariteti i Clintonit ishte aq i lartë, sa po të mos ekzistonte pengesat ligjore për të kandiduar për herë të tretë për presidencën amerikane, ai besohet gjerësisht se do të kishte fituar përballë George W Bush.
Ai shpjegoi për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë,gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.
“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre…kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, shton Clinton.
Më poshtë gjeni videon e plotë të këtij fjalimi: