2024-12-12

KQZ do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të verifikuar kandidatët për deputetë

 

Elezi: Ende asnjë koalicion i deklaruar zyrtarisht, afati ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të bashkëpunojë me institucionet kompetente për të bërë verifikimet e nevojshme sa u përket kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 09.02.2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, më 12.12.2024, ka thënë se kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të ua dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale.

“Në këtë nen, parashihet se nuk mund të certifikohet si kandidat një person i cili është dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, andaj me qëllim të verifikimit kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”- ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se KQZ-ja, ka kërkuar edhe nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të bejë verifikimet në raport me kufizimet ligjore.

“Kandidat nuk mund të certifikohet një person i cili është zyrtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-së”- ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se KQZ do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të verifikojnë që kandidatët për deputetë nuk janë funksionarë me status të veçantë në bazë të Ligjit për Zyrtarë Publikë apo anëtarë të shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatikë.



Ndërsa vetë KQZ do të verifikojë që kandidatët nuk janë kryesues apo anëtarë të KQZ-së, Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Afati për aplikim të subjekteve





për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 09.02.2025 ka përfunduar më 11.12.2024, në ora 23:59.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë 28 subjekte politike që kanë aplikuar për certifikim në Zgjedhje.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025.

Lista preliminare e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 28.08.2024, përmban 2,047,148 votues, shtetas të Kosovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...