Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij.
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, në një intervistë televizive, ka bërë të ditur se pas lirimit, A.SH. ka arritur të kontaktojë familjen për t’i informuar se është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka shprehur dëshirën për t’u riatdhesuar sa më parë që të krijohen kushtet e nevojshme.
Elezi ka ndarë edhe detaje rreth historisë së këtij personi, duke shpjeguar se para 12 vitesh, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes nga forcat e Assad-it, A.SH. kishte kërcyer nga një urë e lartë, duke pësuar thyerje të rënda në këmbë.
Pas kësaj, ai ishte kapur dhe burgosur, ndërsa familja e tij nuk kishte asnjë informacion për të që nga ajo kohë.
Ky rast është raportuar nga mediat në Kosovë.
“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin.
Më tej, Elezi tha se ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të djalë ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi.
“Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, shtoi Elezi.