2024-12-01

Tri sulmet në Veri të vendit janë terrorizëm shtetëror serb brenda Republikës së Koosvës.

Avni Islami

                                           Avni Islami




Eksperti i sigurisë në Kosovë Avni Islami tha se tri sulmet në Veri të vendit janë terrorizëm shtetëror serb brenda Republikës. Islami, i ftuar në një intervistë televizive, tha që mënyra e kryerjes tregon se akti terrorist është bërë në mënyrë profesionale, prandaj pas tij qëndrojnë institucionet e Beogradit. “Kualifikimi si sulm terrorist i vendosjes se eksplozionit, i plotëson të gjitha kushtet që të jetë akt terrorist. Por kur prapa një sulmi terrorist, qëndrojnë institucionet e një shteti, siç është rasti i Serbisë, kemi të bëjmë me terrorizëm shtetëror serb. Në të tri rastet kemi të bëjmë me akt terrorist serb. Por ky i fundit ishte një ndër sulmet më serioze kundër infrastrukturës kritike të Kosovës. Kemi të bëjmë me akt terrorist për shkak se mënyra e kryerjes është shumë profesionale, dhe ikja nga vendngjarja pa zhurmë, tregon profesionalizëm të lartë. Gjurmët zhduken vetëm kur kemi të bëjmë me institucionet e një vendi, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me Serbinë. Kurti ditë më parë deklaroi se Serbia do hakmerret, sigurisht që kryeministri ka shërbime të mjaftueshme nga Inteligjenca e Kosovës, Policia dhe inteligjenca e vendeve mike. Kemi të bëjmë me tri akte terroriste në vendin tonë. Kemi të bëjmë me terrorizëm shtetëror serb brenda Republikës së Kosovës. Vuçiçi, Rajdoçiçi, dhe të tjerët i kanë të koordinuara deklaratat e tyre. Qëllimi terroristëve është arritur, që diga të dëmtohet, që mos prodhohet rrymë dhe të shkaktohet një frikë dhe pasiguri. Për asnjë moment s’ka pasur ndërprerje të energjisë. Edhe uji është rikthyer në një kohë rekord. Institucionet e sigurisë kanë një plan operativ, ku do marrin në mbrojtje institucionet vitale të Kosovës, në katër komunat kryesore, dhe nuk pres që të përsëritet një rast i tillë. Institucionet e Kosovës do jenë më vigjilente dhe efikase, që të mos lejojnë që të ketë ngjarje të tilla” Sipas tij dialogu Kosovë-Serbi do të të intensifikohet pas Presidencës Trump. Sipas tij pa një trysni ndërkombëtare ndaj Beogradit nuk ka si të fillojë dialogu, pasi Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...