Në kokën e tij kërkonte çelësat sekrete për të çaktivizuar një kospiracion botëror që besonte se e kishte zbuluar dhe për këtë shkruante pa u ndalur ekuacione të pafundme dhe të pazgjidhshme nga të gjitha anët shoqëruar me periudha të shkurtra kthjelltësie. Familja dhe miqtë e tij ndihmuan që pak nga pak lidhja e tij me realitetin të forcohej si dhe në zbehjen e delireve. Teoritë e tij ndikuan në negocime tregtare globale, në përparimet e biologjisë evolutive dhe në marrëdhëniet në punë në nivel kombëtar. Filmi “A beautiful mind”, 2001 bazohet tek jeta e tij që edhe pse me gabime, Nash njohu faktin se pozitivja e këtij filmi ishte tërheqja e vëmendjes drejt skizofrenisë. John Nash vdiq bashkë me gruan e tij në 23 maj 2015 si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ja disa nga frazat e tij më të mira:
“Klasat errësojnë mendjen… i heqin potencialin krijues studentit.”
“Nuk besoj tek fati, por besoj tek dhënia vlerë e gjërave.”
“Unë nuk do të thoja se ekziston një marrëdhënie mes matematikës dhe skizofrenisë.”
“Gjithmonë kam besuar tek numrat. Në ekuacionet dhe tek logjika që të çon tek arsyetimi, por pas një jete kërkimi i them vetes: Çfarë është logjika?
Kush e vendos arsyen?”
“Ajo që e dallon realen nga jorealja ndodhet në zemër.”
“Zotërinj, duhet t’ju kujtoj se mundësitë e suksesit rriten në çdo përpjekje të re.”
“Kam kërkuar përmes fizikës, metafizikës dhe delirit…dhe kam rikërkuar.
Arrita në përfundimin se më e rëndësishme në karrierën time, më e rëndësishme në jetën time, vetëm në ekuacionet e mistershme të dashurisë mund të gjendet ndonjë logjikë.”
Aktori Russell Crowe në film në rolin e Nobelisti John Forbes Nash
“Gradualisht fillova të refuzoj intelektualisht ndonjë nga linjat delirante të mendimit që ishin karakteristika të orientimit tim.
Filmi që fitoi Çmimin Oskar ka në rolin e protagonistit aktorin Russel Crowe, dhe subjekti përqëndrohet vetëm tek sëmundja e skizofrenisë nga e cila vuante John Nash. Zoti Nash pati thënë se kishte vuajtur nga kjo sëmundje për 25 vjet, dhe se në vitet e fundit pati përmirësim, ndaloi ilaçet dhe iu rikthye aktivitetit normal dhe punës së tij kërkimore.
Kjo filloi në formën më të qartë me refuzimin e mendimit orientuar politikisht si një humbje e kotë e përpjekjes intelektuale.”
Matematicieni i njohur amerikan John Nash, historia e të cilit u shndërrua në film, ka vdekur pas një aksidenti me makinë. Nash që ishte në qendër të filmit “A beautiful mind”, fitues i Oscar-it po udhëtonte me një taksi bashkë me gruan e tij Alicia, në New Jersey e cila gjithashtu ka ndërruar jetë.
86-vjeçari u bë i njohur për teorinë e tij të lojërave, duke u nderuar me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 1994.
Zbulimet e tij në matematikë dhe sfida me skizofreninë, ishin në qendër të filmit “A beautiful mind”.
Russell Crowe, që ka lujtur rolin e Nash në këtë film, përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhjen e tij për aksidentin, duke shprehur ngushëllime familjes së John dhe Alicia.
Raportet e para tregojnë se John dhe Alicia nuk kishin vënë rripat e sigurisë në momentin kur kishte ndodhur aksidenti. Në fillim të javës, Nash u nderua me një tjetër çmim, atë Abel për të arriturat e tij në fushën e matematikës.
Gjeniu i matematikës dhe fitues i Çmimit Nobel, John Nash, i cili portretizohet duke luftuar me skizofreninë në filmin e vitit 2001 “Një mendje e bukur” (A beautiful Mind), vdiq së bashku me të shoqen në një aksident automobilistik në SHBA.
86-vjeçari Nash dhe e shoqja, Alicia, 82 vjeç, humbën jetën dje kur shoferi i taksisë në të cilën udhëtonin humbi kontrollin e mjetit në New Jersey.
No comments:
Post a Comment