2024-12-15

Në Lëbushë të Deçanit me nderime të larta varroset Profesor Mr.Sc. Rexhë Sadriaj, edukator i shumë brezave në Komunën e Deçanit

 Nga Flori Bruqi 

Në Lëbushë të Deçanit me nderime të larta varroset Profesor i biologjisë Mr.Sc. Rexhë Sadriaj, edukator i shumë brezave në shkollat e Kosovës
Gjatë do të mbahet mend nga ata që e njohen. Ishte hokatar i rrallë, por edhe i rreptë në qëndrimet e tija. 

Dinte të përshtatej në situata nga me të ndryshmet. Shpesh nuk pajtohej me ata që e kundërshtonin. Me ata që, për më shumë, donin t’ia ulnin vlerën narracionit të tij të argumentuar e shkencor. 

Nuk hezitonte, iu kundërvihej. Dhe kur bënte këtë gjithnjë përdorte forcën e argumentit. Provonte disa herë e kur e kuptonte se fjalët e tija nuk kishin ndikim tërhiqej. Sa herë bënte kështu lëshonte ndonjë shaka sa për të përmbyllur dialogun. Nuk mbante inat.

 Rexha ishte intelektual  i mirëfilltë në Rrafshin e Dukagjinit dhe shpesh nuk kuptohej ose nuk donin ta kuptoninkuazi"patriotët" .
 Edukimin e brezave e kishte preokupim. 

Rexha ishte i ngritur. Intelektual me gradën shkencore magjistër i mikorbiologjisë, fituar në Universitetin e Zagrebit.

 Gjatë do të mbajmë në mend si shok të studimeve në vitet e '70-ta të shekullit të kaluar   autori i këtij përkujtimi dhe Ing Bardh (Haki) Hoxha , shokun e studimeve në Prishtinë ,zotriun tashmë të ndjerë Rexhë Sadriaj .

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...