Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/12/15

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon rrëzimin e dronëve , FBI po heton mbi dronët misteriozë

 

Trump kërkon rrëzimin e tyre, FBI po heton mbi dronët misteriozë

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një seri pamjesh misterioze të dronëve që janë raportuar që nga fundi i nëntorit në disa qarqe të Nju Xhersit, por edhe në zona të mëdha të qytetit të Nju Jorkut, gjithashtu dhe në disa qarqe në Pensilvani.


FBI ka nisur një hetim për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Disa nga këta dronë janë parë pranë një baze ushtarake dhe pranë fushës së golfit të Donald Trump në Bedminster.

Edhe pse nuk paraqesin një kërcënim sigurie, agjencitë federale synojnë ta shohin qartë se çfarë po ndodh dhe kush qëndron pas dronëve.

Komenti i Donald Trump për çështjen misterioze nuk vonoi.

“Dronët misterioz po shihen në të gjithë vendin. Nuk mendoj se kjo mund të arrihet pa dijeninë e qeverisë. Sqaroni publikun tani. Ose në të kundërt rrëzojini”, deklaroi presidenti i zgjedhur në rrjetin e tij social.


Frika për pamjet po rritet dhe po nervozon edhe Kongresin Amerikan, i cili kërkon përgjigje nga autoritetet.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...