Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kryeministri Albin Kurti është thirrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë dëshminë e tij më 16 dhjetor, por detajet rreth rastit për të cilin ai është ftuar nuk janë sqaruar ende nga autoritetet...
Burime nga Prokuroria Speciale konfirmojnë se ftesa ka të bëjë me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e përfshirë edhe ministrja Rozeta Hajdari. Ky rast ka të bëjë me dyshime për shpërdorim të fondeve shtetërore dhe është një hetim në vazhdim.
Skandaloze: Njeriu i Kurtit", Ridvan Muharremi më tha: "M'i gjej katër dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit" -
Njëkohësisht, personi i afërt me Albin Kurtin, Ridvan Muharremi, u arrestua më parë në lidhje me këtë çështje, por më vonë u lirua. Ai është intervistuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar në tetor të këtij viti.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë: Rozeta Hajdari
Kryeministri Kurti, gjatë ditës së sotme është pyetur nga gazetarët lidhur me ftesën e Prokurorisë, por ai refuzoi të komentonte, duke thënë se ishte “me nxitim”.
Ai pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale si dëshmitar në hetimet për këtë çështje.